Posts

Showing posts from 2016

Lamtumirë Ergi Dini! Familja, miqtë dhe kolegët përcjellin artistin unik

Lamtumirë Ergi Dini! Familja, miqtë dhe kolegët përcjellin artistin unik Mbrëmjen e hënë nga aksidenti tragjik në Tiranë humbën jetën dy të rinj. Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe Klejdi Halili 21 vjeç. Vdekja e dy të rinjve erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me motor. Të rinjtë që u dërguan menjëherë në spital, nuk mundën t’u shpëtojnë plagëve të rënda, ndërsa tragjedia tashmë ka pllakosur në familjet e tyre. Lot, dhimbje dhe boshllëk! Lamtumira e fundit Ergi Dinit iu dha ditën e djeshme në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Qindra e qindra miq e kolegë morën pjesë në ceremoninë mortore, ndërsa postime të shumta vazhdojnë të vërshojnë ende nëpër rrjetet sociale për humbjen e tij. Aurela Gaçe, Ardit Gjebrea, Alketa Vejsiu, Vera Grabocka, Olta Boka, Altuna Sejdiu, si dhe ish- konkurrentët e “X Factor” kanë kujtuar mikun e tyre mes lotësh, duke u shprehur se nuk e besojnë ende që Ergi nuk jeton më. “T'njoha në sfidën tënde më t'madhe dhe gëzohem që

Justinian Vataj duke luajtur me mace, Mina

Image

Nikola Tesla, gjeniu i valëve elektrike që vdiq i kapluar prej mjerimit dhe harrimit në qilarin e një hoteli

Image
Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa fijet përcjellëse të energjisë, ravijëzoni një botë së cilës i rrethvjen një valë elektrike që sjell energji ashtu siç dielli sjell dritë. Fantashkencë! E pabesueshme! Në një botë skeptikësh do të ishte një emigrant nga Kroacia që do të guxonte të pohonte shkencërisht se kjo është e mundur. Atëherë kur energjia elektrike sapo kishte hedhur hapin e magjishëm të ndryshimit të botës, ky shkencëtar propozoi një revolucion wireless, një të sotme të paimagjinueshme.    Askush nuk do ta besonte se një supergjeni si ai do të shuhej tragjikishit i kapluar prej vetmisë dhe i brejtur prej mjerimit, megjithëse ai ishte zotëruesi i 700 shpikjeve që revolucionarizuan elektromekanikën dhe hodhën një hap gjigand në fusdhën e valëve elektrike. Sot 73 vite më parë më 7 janar 1943 Nikola Tesla u shua në qilarin e hotelit 'New Yorker' në New York, SHBA, në kushte aspak të

Galileo Galilei, "më kokëforti i heretikëve", gjeniu që nuk u bë dot martir i shkencës

Image
Sot 373 vite më parë më 8 janar 1642 vdiq Galileo Galilei. Ai guxoi dhe mbrojti teorinë e Kopernikut dhe sfidoi idetë e Aristotelit. Ishte 22 qershori i vitit 1633. Një burrë i moshuar që mezi mbahet në këmbë qëndron i gjunjëzuar para gjyqit të inkuizicionit romak. Është njeri i shkencës, njëri nga më të mirënjohurit e kohës së tij. Bindjet e tij shkencore bazohen në vite të tëra kërkimesh dhe studimesh. Por tani, nëse do të shpëtojë jetën, duhet të mohojë gjërat që ai e di se janë të vërteta. Emri i tij ishte Galileo Galilei. Çështja Galileo, siç e quajnë shumë, ka ngjallur shumë dyshime, pyetje dhe polemika, jehona e të cilave ndihet edhe sot. Kjo çështje ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fesë dhe të shkencës. Pse e gjithë kjo trazirë? Përse çështja Galileo ka zgjuar interesin e medias në kohët tona moderne? A simbolizon ajo vërtet një «të çarë midis shkencës dhe fesë», siç e quajti një shkrimtar? Shumë njerëz e kanë quajtur Galileon «babai i shkencës

Sot në përvjetorin e përkujtimit të viktimave të tragjedisë së 9 Janarit 2004 në ujrat e Karaburunit

Image
 Nisja fatkob nga brigjet e Vlorës së një gomoneje me 31 persona në bord, me synim brigjet italiane, është e kësaj ore, 12 vite më parë, më 9 janar 2004. Ata u nisën për një jetë më të mirë, por një fund tragjik do të shkruante me gjuhën e tmerrit minutat dhe orët e agonisë në dallgët e detit. Përshpirtje dhe përunjësi sot në 12-vjetorin e ëndrrës së 28 personave që u kthye në tragjedi, kur gomonia me të cilin ata udhëtonin mbytet pranë gadishullit të Karaburunit. Ata 28 njerëz të cilët duke dashur të blejnë një të nesërme më të mirë, paguan vdekjen e tyre të trishtë, duke u nisur nga Shkodra me mjetet e rastit dhe duke u kthyer në atë qytet në arkivolë. E gjithë Shkodra i priti me hidhërim dhe lot, e gjithë Shqipëria u trondit. Ëndrra e ndaluar e Italisë ia doli të vrasë përsëri në një natë furtune me erën që frynte si e marrë dhe temperaturën nën zero. Pas 16 muajsh "paqeje" që po ashtu i ngjanin ëndrrës, trafikantët i ndezën sërish motorët e gomoneve. Në udhë

Justinian Vataj, qofsh i bekuar, si dita që të solli në jetë

Image
Justi, babushi, mami, nëna dhe të gjithë të urojnë nga zemra gëzuar ditëlindjen. Jetë të gjatë dhe të lumtur. U bëfsh ai që dëshirojmë me gjithë zemër. U bëfsh ai që do të na vlerësojë gjithçka bëmë dhe do të bëjmë për ty. Çdo vit që ikën, në çdo datëlindje që mbërrijmë gazmueshëm dhe dashurishumë, gjithnjë kam diçka të ndryshtë për tëtë thënë, një urim ndryshe për të të bërë. Besedojmë për gjërat e përbashkëta dhe ndajmë pothuaj gjithçka si ati me birin. Por ka edhe gjë ra që nuk do të dëshiroja ti dije, por duke i bashkëndarë me ty pjesë prej tyre, do ta kesh më të lehtë për t'u përbadhur dhe për të triumfuar. Ti tashmë je një shok, një bashkëbisedues, një përjetues i të përditshmes. Si çdo fëmijë tjetër i prehrave të ngrohtë prindëror, erdhe me një peshë të parrëfyer gëzimi. Erdhi si sot 11 vite më parë, më 11 janar 2005, erdhe jo vetëm si një pjestar i familjes, një barrë përgjegjësie, por edhe si një motivim, një energji përtëritëse, një dritë shndritëse, n

Përgjigju nismës “Një piano për qytetin e artit, Shkodrën”!

Image
Nga Albert Vataj Një grup artistësh shkodranë, përmes një dalje publike, e cila fatkeqësisht ka mbetur lokale, ka lançuar nismën “Një piano për qytetin e artit”. Ata ftojnë të gjithë sipas mundësive të kontribuojnë në sigurimin e një fondi, i cili do të përdoret për blerjen e një painoforte koncertore, e cila do të vendoset në teatrin “Migjeni”. Më shumë se një iniciativë e artistëve shkodranë, personalitete të vlerave të këtij qyteti, është një thirrje gjaku, një kushtrim i krenarisë shkodrane. Nevoja për të përtërirë besimin, për të ripozicionuar Shkodrën në promotorin e zhvillimeve kulturore-artistike, e vë vullnetin e artistëve në skalionin e parë të kësaj përpjekje për ndryshim. Sot ata nuk shtrijnë dorën për të kërkuar para, as lëmoshë, por përmendje prej kësaj kllapie që po çon për nga velja dhe shterimi i vlerave dhe atributeve, me të cilat ne krenohemi. Ata i japin zë ndërgjegjes shkodrane, ftojnë me zë zemre gjithkënd që beson se Shkodra meriton shumë

Ne jermi të zgjedhurit për të jetuar dashuritë e hyjshme

Image
Është e prekshme, reale, tokësore, e sapodalë nga ngjizjet më të përkora të një romantike plot magji. Zbret nga fletët e një romani, siç zbret vesa nga gjuhëza e një fije bari, dhe... tretet në krahët e ndritshëm të agut që lëshohet hareshëm me taftin e pafundësisë; e zbret në buzët që i eshk puthja, në kurmin që e tendos prekja, në syrin që e ndez dita. Po, ajo zemër, ajo mendje, përkulet e përgjërohet në këmbët e një dëshirimi, e rrënjëzon në një lule e në një lis, çukit si një hënë e pëshpërit si një heshtje, dhe... vjen tek ti, i/e skuqur prej ndrojtjes, i/e stepur prej hutimit, i/e heshtur prej shtrëngatës së prarimit që e zë përfund. Unë, ti, ajo, ne të gjithë, e dëgjojmë këtë hyjnore që na përshkon, frymëmarrjen na e shpejton, gjoksin na e ngre pupth, zërin na e shterr e buzën na kafshon. Pothuajse asnjëherë nuk mund të jesh një poet apo një artist, një tokësor me të hyjshëm që të gurron në limfë, pa dashuruar në mënyrë madhështore ose pa patur të paktën një

Predikimi i Nënë Terezës

Image
"Në jetë mos fajëso askënd. Njerëzit e mirë të japin lumturi, të tjerët të japin eksperiencë, të gabuarit të japin mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme..." Sa e mundur është ti japësh vetes bekimin e kësaj paqeje shpirtërore që na e predikon e shenjta Nënë Terezë? Sa e magjishme dhe sa e hyjshme është ta rrokim me këtë urtësi momentin kur trazimi na i errëson sytë na e ndërkryen turrin, kur zemërata na cingërin nervat dhe gjuhën na helmon.   Nënë Tereza: Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!