Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare
Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumë pak lexues dhe shumë mohues. Megjithatë shëmbëllyeshëm me krijuesit e mëdhenj, ai do të vazhdojë deri në fund rrugën e vet, i bindur dhe i vetëdijshëm për mundsitë e tij krijuese.
Anton Pashku lindi
në Has të Thatë të Prizrenit. U shkollua në Prizren dhe në Prishtinë. Deri në
vdekje punoi redaktor në gazetën "Rilindja". Është autor i disa
vëllimeve me tregime: Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968),
Kjasina (1973), Lutjet e mbrëmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa
(1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).
Tregimet e para
Anton Pashku i botoi në vitin 1957. Për afro tridhjetë vjet punë krijuese
letrare, ai botoi relativisht pak, por, për nga vlera artistike, vepra e tij
zuri vend në krye të panteonit letrar kombëtar
Por për çfarë
shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të
njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike),
që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për
tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në
vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar
Anton Pashku sjell
një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në
rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për
pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik
gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si
deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen
drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë
e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që
gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së
kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare.
Ky vizion i
fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij,
realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit
dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke
heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.
*Shfrytëzuar via-internet
Klithma
Nga Anton Pashku
Fragment
Terri u derdh, e një rrigë e
praruar e rrezëve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë,
atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo
gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e
kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As
bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kygur në
therrën e gjumit.
E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.
Një klithmë u dëgjua!
Korbi krokati.
E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.
Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.
Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit.
Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.
E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.
Një klithmë u dëgjua!
Korbi krokati.
E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.
Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.
Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit.
Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.
Comments
Post a Comment