Shtjefën Gjeçovi, gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi
Shtjefën
Gjeçovi (1874-1929)*
Shkrimtar, etnolog e
arkeolog, që u dallua sidomos në lëmin e zbulimit dhe të afirmimit të traditave
etnokulturore të shqiptarëve. Përgatiti veprën madhore “Kanuni i Lekë
Dukagjinit”, pjesë të së cilës u botuan me gjallje të tij në revistën “Hylli i
Dritës”; si libër më vete doli në vitin 1933 me një parathënie të Gjergj
Fishtës. Kjo vepër është një monument i së drejtës zakonore të shqiptarëve dhe
e bëri të njohur autorin në rrethet shkencore.
Shtjefën Gjeçovi lindi në Janievë (Kosovë) më korrik 1874 ku mori mësimet e para, kurse të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan të Troshanit, për të vijuar më pas studimet teologjike në Bosnjë. Shërbeu si famulltar në vise të ndryshme, si në Pejë, në Kurbin, në Gomsiqe etj. Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet kundër-osmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Duke jetuar mes njerëzve mblodhi traditat gojore, etnografike, të drejtën zakonore dhe u interesua për gjuhësinë e arkeologjisë. Gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929.
Gjeçovi është autor i Dramës “Dashtunia e Atdheut” (1901), i veprës morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisë” (1910) dhe i shumë artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar në organe të ndryshme të shtypit të kohës, sidomos në revistën “Albania” të F. Konicës, ku bashkëpunoi me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Gjeçovi la shumë vepra në dorëshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave” apo “Mojs Golemi” (Dramë), “Mnera e Prezës” (1902), “Përkrenarja e Skënderbeut” etj. Shumica e këtyre dorëshkrimeve ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
Puna e Gjeçovit është në vazhdën e veprimtarëve të Rilindjes për të mbledhur e për të dëshmuar traditat kombëtare dhe lashtësinë historike të shqiptarëve, kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, për të lëvruar fjalën shqipe dhe për të forcuar vetëdijen kombëtare të popullit të vet.

*Shfrytëzuar nga Shqipëria .com
Si e njoha unë At Gjeçovin
Nga Faik Konica
At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara
Luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodër dhe atje, në Kuvend të
Françeskanëve, një ditë u njohëm me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet, nderimi,
që kisha pasur për At Gjeçovin për së largu, m’u shtuan ca më tepër që kur u
poqëm. I mesmë nga gjatësia e trupit, pak si i thatë, me një palë sy të zezë,
ku shkëlqente mendja, po edhe zemërmirësia, atë Gjeçovi fitonte menjëherë
besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të paka, por kurdoherë në vend. Vetëm kur
në të kuvenduar e sipër takohej ndonjë pikë mbi të cilën kish dituri të veçantë - si p.sh., Kanuni i Lekë Dukagjinit ose vjetrit
greko-romane, atë Gjeçovi çelej ca më gjatë, ahere ish gëzim ta dëgjonte
njeriu.
Asikohe, At Gjeçovi
ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose
rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katund i Mirditës, mb’udhë nga Shkodra në
Orosh. A i vemi musafirë atë Gjeçovit ndonjë ditë të kësaj jave - më pyeti një
ditë At Fishta. Me të cilin piqesha çdo ditë në Shkodër. Mendimi i një vizite
tel atë Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtu, pa humbur kohë, u nisëm. Një gjë për
të vënë re, dhe që më mbushte me habi dhe trishtim, është se nga Shhkodra gjer
në Gomsiqe, një udhëtim shtatë tetë orësh me kalë, nuk gjetmë as katund dhe as
shtëpi: veç një han të varfër, ku qëndruam për të pirë kafe, s’pamë gjëkundi
ndonjë shenjë gjallërie, një vend i zmbrapsur dhe i shkretë, si i harruar nga
Perëndia dhe nga njerëzit. Po mërzia e udhëtimit na u shpërblye përtej shpresës
posa arritëm në Gomsiqe, ose, që të flasim më drejt, në famulli të Gomsiqes - se
katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhu një shtëpi këtu, një shtëpi nja dy milje
më tutje, a s që dukej. Famullia-një bina prej guri, e ndritur dhe e pastër,
gjysmë e zbrapsur nga plaçka, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemra e madhe
dhe nga buzëqeshja e të zotit të shtëpisë-qëndronte mirëpritëse dhe e qetë anës
lumit.
Këtu rronte At
Gjeçovi. Këtu e shkonte jetën, në mes të lutjeve dhe mësimeve, një nga njerëzit
më të lartësuar që ka pasur Shqipëria; një lartësi e përulur, në mund të afroj
e të lidh dy fjalë aq të përkundërta; një lartësi shpirti dhe mendjeje e
panjohur nga njeriu vetë, i cili bir i vërtetë i të Varfërit të Assisit, një në
pastërti e vobësi të zemrës së tij e dinte veten të vogël. Famullia shkollë dhe
vend këshillash të mira iu jepte fëmijëve themelet e stërvitjes, u shpërndante
fjalët e urëta dhe ngushëllimet njerëzve në nevojë. Kohën që e tepronte, At Gjeçovi ia kushtonte studimit.
Merrej ahere me
institutet e vjetra të Shqipërisë, nga të cilat një që arrin gjer në ditët tona
është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askush nuk mund t’i afrohej atë Gjeçovit në
diturinë e këtij kanuni. Na tregoi një dorëshkrim nga dy mijë fjalësh, studim i
palodhur e i hodh, ku kish mbledhur, radhitur dhe ngritur të gjitha sa kanë
mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendimet të cilat
ngjan t’i kenë rrënjët shumë para kohës së mesme.
Në kat të sipërm të
famullisë, përmbi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërirash
greko-romane të zbuluara e të mbledhura një e nga një, me një fatbardhësi të
rrallë dhe me një shije të mbetur të nga dora e vetë At Gjeçovit. Mbaj mend,
veçan, një enë të vogël të quajtur “Lacxumatorium!”, lotore, asish që të
vjetrit, në besim se të vdekurit qajnë të shkuarit e jetës së tyre, i mbulojnë
në varr bashkime me të vdekurin, që ky të kish se ku t’i mblidhte lottë. Nuk më
shkonte ahere kurrë ndër mend se pas ca vjetësh cilido prej nesh, miq dhe
admirues të tij, do të kishim nevojë që në gjallësi për nga një lotore ku të mbledhim lottë tanë për
atë Gjeçovin...
Bir i përulët i Shën Françeskut, i ditur me nj dituri pa tingëllim, por edhe shqiptar i kthjellet,
atë Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësi, nuk i mungoi asnjë hidhërim, asnjë
shpifje, më e çuditshmja e të cilave ndoshta është e të mohuarit se ai ish
shqiptar. Sepse ish lindur në një kufi gjuhërash, në një kufi ku sot mbaron
shqipja dhe nis një tjetër, ca mëndje të klasës së katërt, të pazonjat të
kuptojnë se folësit e shqipes në vijën më të përparuar janë stërnipërit e
tyreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mprapsurit
e vijës më tëhu, ca mëndje të klasës së katërt, e përmbysin të vërtetën dhe e
kthejnë në të sharë atë që është një lavdi.
Po atë Gjeçovi është
përmbi çdo sharje. Emri i këtij njeriu të rrallë do të vijë duke u rritur-dhe
një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shenjtëruar të
Shqipërisë. (1930)
Comments
Post a Comment