Se sa e rëndësishme është Joga, këtë mund tua dëshmojë edhe kjo lektore televizive superseksi


Nuk ka dyshim se është një nga lektoret televizive të Jogas dhe një nga mësueset e këtij ushtrimi të mendjes dhe trupit, më seksi që keni parë. Askush nuk do të refuzonte pranisë për tu bërë pjesë e kësaj “stuhie” joshëse, dhe nëpërmjet saj të rikapitalizojë gjithë energjitë e qënjes, për ta kthyer atë në një kapacitet vitaliteti dhe motivimi. J. Jordan Carver, është vetëm 26 vjeç dhe ka ndryshuar, me mësimet, sharmin dhe prezencën, jetën e shumë gjermanëve, të cilët i janë dedikuar Jogas, jo dhe aq se ajo ofron zotërimin e të gjithë energjisë së trupit, se sa vetë mësuesja.
Madhësia e gjoksit J. Jordan Carver-in, 26 vjeç, shumë njerëz në Gjermani e identifikojnë nga gjoksi. Por kush është vajza pas këtij gjoksi, femra që ka dhënë leksione që gjermanët të mësojnë joga?
E lindur nga prindër me origjinë italiane në Gjermani, ajo tani jeton në Kaliforni, ku bën karrierë si modele. Kurse në Gjermani jep leksione për joga në TV, aq sa shumë njerëz e njohin si Joga- Jordan.
Pranon se meshkujt e kanë vështirë të flasin me të duke e parë në sy. Me femrat e ka të vështirë. Thotë se ka para aq sa për të pasur dy shtëpi, një në SHBA e një në Gjermani dhe tre të punësuar. Gjithçka pa mbaruar as maturën. Gjoksin thotë se e ka të vërtetë. D.m.th e ka të madh, por thjesht ka bërë disa ndërhyrje për ta rregulluar pak. Megjithatë J. Jordan Carver është tashmë një fenomen televiziv dhe joshës, aq sa për të mjaftuar sekënd në yshtjen për të ditur më shumë për Jogan.
Çfarë është Joga
Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura "Asana të jogës"...
Këto Asana nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikumit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut.
Gjatë asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallërohet. Asanat ndikojnë mirë në të gjitha sistemet e trupit. Përkuljet dhe përdredhjet që kryhen gjatë asanave, ushtrojnë presion mbi gjëndrat endokrine duke i ndihmuar të funksionojnë në një mënyrë më të balancuar. Për rrjedhim, përmirësohet funksionimi i gjithë organizmit.
Asanat ndikojnë në sekrecionet e gjëndrave të cilat kontrollojnë emocionet tona. Balancimi i këtyre sekrecioneve sjell një qetësim të mendjes. Pozicionet e jogës përmirësojnë tretjen, stimulojnë qarkullimin e gjakut, masazhojnë organet e brendshme, relaksojnë dhe tonifikojnë muskujt por edhe sistemin nervor.

Asanat janë të përshtatshme dhe të lehta për të gjithë njerëzit. Rekomandojmë pozicionet që janë më të përshtatshme për ju dhe ju shpjegojmë si ti praktikoni në mënyrë që të arrini mirëqenie trupore dhe mendore.
Është e mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një pjesë e rëndësishme e jogës është ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.
Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Lidhja mes dietës dhe shëndetit mendor dhe trupor mësohet me jogë. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin tonë, është po aq i rëndësishëm. T
rupi jonë ka nevojë për pushime periodike, dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Agjërimi është mënyra e vetme për ti lënë të pushojnë këto organe jetësore. Në Qendrën tonë mësohet teknika më të përshtatshme për një agjërim efikas dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mire.
“Kush jam unë", "Nga vij", "Cili është qëllimi im në jete": këtyre pyetjeve shumë të vjetra i jepet përgjigje në filozofinë e Ananda Margas. Joga shpjegon se ka vetëm një vetëdijesim suprem përtej ndryshimeve të shumta të botës tonë fizike. Nëse seriali i asaneve përfundon si duhet, do të ndihemi më të pushuar (relaksuar).
Asanet e ndryshme, teknika e frymëmarrjes, relaksimi etj. përveç që ndikojnë në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit fizik ato e pastrojnë mendjen, ndikojnë në disponim pozitiv. Rrisin koncentrimin më të mirë, duke bërë zhvillimin fizikë, emocional , potencialin mendor dhe shpirtëror.
Kjo vërehet në jetën e përditshme. P.sh. Me një përshtatshmëri më të mirë në situatat e ndryshme stresogjene, duke u gjetur në ballafaqim në kuptimin e situatave, si dhe kontrollimin më të mirë të orientimit të energjisë.
Këtu përmendim edhe marrëdhëniet me të tjerët që i japin kuptim më të mirë jetës. Duhet të jemi shumë të mirë ndaj të tjerëve. Etika e sjelljeve tona është baza e jogës.
Çakrat
Çakrat janë qendra energjetike që janë të vendosura përgjatë boshtit kurrizor. Janë shtatë qendra të tilla. Sipas anatomisë i përgjigjen pleksuseve nervore dhe gjëndrave me tajitje të brendshëm.
Efektet
Bëni jogë në ajër të freskët
Efektet e dëshirueshme mund ti arrini nëse e praktikoni një kohë të gjatë. Praktikojeni 3 herë në ditë prej 20-30 minuta. Më mirë do të ishte çdo të dytën ditë. Mos merrni ushqim disa orë para aplikimit të Jogës. Merrni ushqim vegjetarian. Ushtroni jogën zbathur .Nëse djersitni është një shenjë e mirë, mos u brengosni joga është një mësim që pretendon harmonizimin dhe përsosmërinë e trupit, mendjes dhe shpirtit.

Prana jama
Është një frymëmarrje e vetëdijshme përbehet nga tri pjesë:
Frymëmarrja
Mbajtja e frymëmarrjes
Frymënxjerrja
Nga secila frymëmarrje e re fitojmë fuqitë (PRANA) dhe nga frymëqitja (nxjerrja) largojmë brengën, melankolinë, dhembjet, sëmundjet etj.
Ajri i cili thithet dhe lirohet ka për qëllim pastrimin e trupit tonë, qarkullimit më të mirë të gjakut, mushkërive, stomakut, zorrëve etj. Personat që bëjnë jogë nuk janë pasivë, ata arrijnë një shkallë të lartë të vetëdijes e cila i mundëson harmonizimin më të mirë të trupit dhe natyrës personale. 















































Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk