"Londër 2012", magjia që zbret nga Olimpi
Nga Albert Vataj
Madhwshtore. E jashtëzakonshme. Ishte një paraqitje që të
magjepste. Hapje dhe mbyllje e Lojrave të 30-ta Olimpike të papara ndonjëherë.
Kaq të jashtëzakonshme mund të kenë qenë vetëm në Greqinë antike, 3000 vjet më
parë, atëherë kur bota linddte një prej manifestimeve më të veçanta, atëherë kur
individi tregonte se deri ku mund të mund të mbërrijë njeriu. Londër 2012 ishin
jo vetëm Lojërat Olimpike më të jashtëzakonshme, ata mbartin në vetvete një solidaritet
i multikulturave dhe multiracave, që shprehet me një sportivitet, kurrkund
tjetër, e kurrqysh tjetër vetëm në sport. Bota tregon se ende ka shpresë se
mund të bashkëjetohet në këtë tokë të përbashkët, nën këtë qiell të përbashkët,
anipse me ngjyra, gjuhë, tradita, zakone dhe kultura të ndryshme. Londër 2012
ishte një manifestim i mrekullueshëm i sfidës dhe triumfit, i përpjekjeve dhe
ngjadhnjimit. Londra, kryeqyteti i Britanisë së Madhe, me hapjen, zhvillimin,
dhe mbylljen e këtyre Lojrave Olimpike vendosi një standard të ri në trajtimin
e kësaj pjesëmarrje, nga individ dhe shtete. Ishte një leksion që jepet në
auditorin e organizatorëve të shkuar dhe atyre që do të vijnë, ishte një model
që u dëshmohet dhe ofrohet të gjithëve. Vetë organizimi i këtyre Lojrave, hapja
dhe mbyllja e tyre janë një medalje e artë që meriton të shndrijë në kraharorin
e Londrës, kryeqytetit të botës olimpike. Një triumf i muzikës british, një dj set madhështor që bëri të kërcejnë 80
mijë spektatorë dhe mijëra atletë të 204 vendeve të pranishme në Lojëra, të
përzier në një festë pa fund, mes hedhjeve, diskotekave, parukeve
shumëngjyrëshe dhe ekzibicionit të medaljeve. Një emocion në rritje, që u duk
sikur gjeti paqe në çastin kur u fik flaka, por papritur janë shfaqur Who dhe
kanë ngacmuar Baba O’Riley, Tommy dhe My Generation. Një ceremoni e
parezistueshme, historike, tek e cila nuk ka asistuar mbretëresha, që mbeti në
rezidencën Balmoral, duke lënë aty princin Harry. Londra ka bërë kështu një
udhëtim muzikor të paprecedent në historinë e Olimpikeve. Annie Lennox është
shfaqur në bordin e një anijeje fantazmë, e shoqëruar nga dhjetëra balerina me
kostum të shek. shtatëqind, George Michael këndon Freedom, por edhe Kinks,
Madness, Stomp në skenë. Zëri sensual i Emeli Sandé dhe Spice Girls, në sfond
motive nga Beatles, Queen, Kate Bush, David Bowie, Bee Gees, Who (emocionues
përjetimi i Kaiser Chiefs, i shoqëruar nga dhjetëra Harley Davidson). Yoko Ono
në tribunë me syzet e zeza karakteristike ka parë në skenën e madhe John Lennon
të intonojë Imagine dhe ajo pranë tij në ditët e lumtura. Fëmijët që këndonin
apo bënin sikur i binin notave të këngës së burrit të saj, qenë një mesazh
shprese, të ardhmeje, që askush s’mund ta ndalë. Siç nuk mund të mos vihen
lidhje mes brezash, 21-vjeçari Ed Sheeran këndon ‘Wish you were here’ në krah
të Nick Mason, bateristit të Pink Floyd dhe Mike Rutherford, themelues i Genesis.
Apo Russell Brand mbi një autobus që interpreton ‘I am the ëalrus dei Beatles’.
Një pasuri emocionesh, të vështira për t’i mbledhur. As Rio De Janiero nuk ka
mbetur pas, duke ndërprerë Stadiumin Olimpik me një spektakël samba, ku
kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson i lë stafetën kolegut brazilian, Eduardo
Paes, i shoqëruar nga Pelè. Një miliardë spektatorë ka pasur kur nisi countdoën
i ceremonisë me koreograf Kim Gavin. Një Londër rush hour, profili i City, i
London Eye, më pas Winston Churchill, i personalizuar nga Timothy Spall (aktor
tek Harry Potter), që thërret lartësinë e tij Harry dhe presidentin e Cio
Jacques Rogge. Nga ai moment një shok i paparë ndonjëherë me goditje skenike të
vazhdueshme, një nga të shumtat mbërritja edhe e Kate Moss dhe Naomi Cambell
nën ritmet e Fashion të David Boëie dhe pesë Spice Girls, që zbresin nga taksi
tipike londineze për të kënduar edhe një herë Wanna Be. Rolls Royce kanë hapur
rrugën për një trio përrallore; Jesse J, Tinie Tempah dhe Taio Cruz, muzikë comerciale
dhe hip hop, drejtuar dhe miksuar nga Fatboy Slim.
Pastaj pjesa britanike e komicitetit, nga miti Monty Python
me Always Look at the Bright Side of Life dhe murgeshat mbi patina. Rituali
klasik i fikjes së flakës olimpike më në fund është shoqëruar nga ekzibicioni i
Take That.
E paharrueshmja Londër, në fund nuk na ka lënë vetëm Bolt
dhe Rudisha, por edhe një Woodstock për tre orë. Me ologramën e Freddy
Mercury-t, që ende flakëron stadiumin dhe Brian May që ndjek këngëtarin e tij
me një solo. Sikur të ishte ende gjallë, në Olimpike kjo pati mundësi të
ndodhte.
Një magji e tillë e shpërfaqur në “Londër 2012” vetëm nga
Olimpi i perëndive mund të zbresë dhe të pushtojë mbamendjen tonë, pasionet
tona për sportin, vitalitetin tonë për t’u përballur me sfidat e për të hyjnizuar
trofetë, vullnesën tonë të shenjtëruar njerëzore për të shprehur sportin si
filozofi e bashkëjetesës në një botë të njëjtë, me gjuhë, ngjyrë dhe racë të
ndryshëm.
Comments
Post a Comment