Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin
Izaura Ndoj Behar Mera, është një emër i dashur për publikun shqiptar. Humori dhe karakteri i tij e identifikojnë si ikonë e humorit dhe skenës shqiptar gjatë dy dekadave. Në një intervistë për “Summer Time” aktori i humorit Behar Mera, rrëfen fillimet e tij në skenë, bashkëpunimin me partneren besnike të skenës Rita Latin, dashurinë për familjen si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Edhe pse artistë me shpirt, ai në këtë intervistë tregon se mbi të gjitha është babai i dy vajzave, Edrës dhe Ivës, dhe një bashkëshort i përkushtuar. Aktori i humorit dhe skenës shqiptare Behar Mera, ka realizuar mbi 25 albume dhe ka marrë pjesë në shumë kinokomedi dhe filma të realizuar nga regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Ndër videokasetat e tij më të mira janë: “Shoku Taip”, “Zoti pallosh”, “Të na rroj komshiu”, “Një kokërr fik”, “Koqe kandari”, etj.. Ka interpretuar edhe në disa filma të njohur artistikë me regjisorët më të njohur Edmond Budina dhe Fatmir Koçi. Ndër këto
Comments
Post a Comment