Gerard Depardieu nxjerr në shitje shtëpinë dhe dorëzon shtetësinë franceze
Kriza ekonomike apo politika e re taksuese, ende nuk dihet
se kush janë shkaktarët që kanë detyruar aktorin Gerard Depardieu një nga
emblemat e kinemasë Franceze dhe asaj botërore të nxjerr në shitje shtëpinë dhe
dorëzon shtetësinë. Pak ditë më parë një tjetër personalitet, ose mësaktë
shtëpia e dy figurave të rëndësishme dhe shumë publike të Francës, nxorën në
shitje vilën e tyre. Eshtë fjala për çiftin Sarkozi. Gerard Depardieu ka
vendosur të shesë shtëpinë e tij në Paris për shkak të transferimit të në
Belgjik. Çmimi, që aktori francez ka vendor për super vilën e tij është rreth
50 milionë euro. Aktori Gerard Depardieu, vendosi që të dorëzojë shtetësinë e
tij franceze, pasi kryeministri e kritikoi për zhvendosjen e tij në Belgjikë,
me qëllim shmangien nga pagesa e taksave. Në një letër të hapur publikuar në
shtypin vendas, Depardieu fajësonte Parisin zyrtar për ndëshkimin e “suksesit,
krijimtarisë dhe talentit”. Një javë më parë, 63-vjeçari i mirënjohur, lajmëroi
se do të zhvendoste banesën e tij në qytezën belge të Neçinit, vetëm disa
kilometra nga kufiri francez. Kryeministri Jean-Marc Ayrault, e cilësoi këtë
vendim si “të turpshëm”, disa ditë më pas. Duke nisur nga viti i ardhshëm, në
Francë do të hyjë në fuqi një ligj, që rrit taksën mbi të ardhurat në 75% për
ata, që fitojnë mbi një milionë euro në vit, ndërsa në Belgjikë, kjo taksë
është prej 50%. “Nuk po pyes nëse vendimi im do të aprovohet apo jo, por më e pakta
do të ishte të respektohesha. Shumë të tjerë përpara meje kanë vendosur të
largohen nga Franca, por askush nuk është ofenduar ashtu si unë”, deklaroi
Depardieu në “Le Journal du Dimanche”. Aktori, i cili e konsideron veten një
patriot, akuzoi qeverinë e presidentit Francois Hollande, se po largon të
gjithë talentin dhe trurin nga vendi. Sipas përllogaritjeve të Depardieu, ai i
ka paguar shtetit 145 milionë euro, gjatë të gjithë jetës së tij.
Comments
Post a Comment