Viti 2012 ne fokusin e aparatit të gazetarëve dhe reporterëve nga agjensitë e lajmeve
Fotografia është një formë shprehjeje, një dëshmitar vizual,
një sy në sytë e të gjithëve, e cila duke ardhur nga çdo cep i botës, e bën
veten tonë më të pranishme, më domethënëse veprimtarinë tonë të përfshirjes në
të përditshmen e të gjithëve. Në të njëjten
kohë fotografia është një lajm telegrafik i ardhur në formën e imazhit. Fokusi
i aparateve shpesh përjetëson momente të papërsëritshme, fraksion i një çasti
solemn, i cili duke ardhur tek në ashtu siç ajo ndodh, përfshin sejcilin prej
nesh një një shtjellë impulsesh dhe emocionesh që ngasin këto pamje. Në këtë
set fotografik, janë përzgjedhur fotografitë e vitit 2012 si më të bukurat dhe
më kuptimplotat. Gazetarët, reportarët dhe fotografët e shpërndarë në të gjithë
anët e botës sjellin në memuarin e fokusit të tyre momente të patëdyta, momente
që mbeten përgjithnjë. Shumë prej tyre janë të zakonshme dhe pikërisht tek të
qënit si të tilla, i bëjnë këto foto si të përgjedhura dhe të veçanta, si plazmim
i një momenti, që mban mbi vete jo vetëm një ngjarje, por një gurë të mozaikut
të historisë së vitit 2012.
Comments
Post a Comment