Jeta Faqolli: Ka ardhur momenti kur menaxheri është i domosdoshëm


Yllka Selita
Jeta Faqolli tashmë nuk është më një emër i panjohur. Ajo është pjesë e shumë festivaleve edhe aty ku këndohet live. Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja. Në një intervistë për gazetën “Koha jonë” në suplementin “Summer Time”, Jeta rrëfen se tashmë ka ardhur momenti që artistët duhet të kenë një menaxher. Ajo ndihet e pafat që ende nuk e ka gjetur një menaxher të mirë, gjë që thotë se e ka penalizuar qoftë në menaxhimin e klipeve të saj, ashtu edhe në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme. Për më shumë lexoni intervistën.

Jeta, kënga juaj më e fundit “Vetëm Jeto” ishte bashkëpunimi me Kellyn, me të cilën ju dolët deri në natën finale edhe në “Top Fest”, ç’mund të na thoni më shumë mbi këngën, që është goca e klikuar në “YouTube”?
Po, mund të them në radhë të parë që këtë duet dhe bashkëpunim ia kam kërkuar unë vetë Kellyt, pasi ai është një këngëtar shumë potent dhe me një zë shumë të veçantë ai e pranoi me kënaqësi ftesën. Këngën e kemi punuar tek Darko Dimitrov me tekst të Big Bastës dhe ka qenë një këngë e bërë enkas për të konkurruar në “Top Fest”. Më bëhet qejfi që kënga u pëlqye dhe bashkëpunimi rezultoi i suksesshëm, sepse ky ishte edhe qëllimi im, që të dilja sa më mirë, pasi edhe vjet isha në natën finale dhe sigurisht që doja të mbajë këtë pozicion, por edhe për më lart pse jo.
Keni menduar që t’i bëni një klip kësaj kënge?
Jo, më mirë do ta le kështu, sepse më këtë këngë ne kemi tre prezantime në faza të ndryshme. Kështu që kemi goxha dalje në skenë dhe nuk mendoj se ka nevojë për një klip, normalisht për klip unë kam një ide tjetër, pasi duhet një këngë tjetër, një rrymë tjetër që të jetë një hit veror.
Pretendonit më shumë nga “Top Fest”-i, apo u kënaqët me faktin që shkuat deri në finale?
Isha shumë e kënaqur njëherë që unë isha në finale, duke marrë parasysh që shumë këngëtarë të tjerë nuk arritën të kalonin në këtë fazë. Sigurisht që do të më pëlqente që të merrja edhe një çmim, por, të them të drejtën, edhe prisja, edhe nuk e prisja marrjen e një çmimi. Megjithatë jam shumë e kënaqur me atë që arrita, pasi bëra një performancë shumë të mirë, arrita të dominoja edhe emocionet, që të them të vërtetën ua kisha frikën. Sepse finalja është një natë shumë e madhe dhe të jep shumë emocion dhe emocioni të bllokon në vokal, në interpretim, gjë që unë arrita ta kaloj me sukses.
Ky ishte bashkëpunimi juaj i dytë, pasi gjithmonë keni interpretuar solo, si u ndjetë në këtë duet?
Shumë mirë dhe shumë e sigurt të them të vërtetën, sepse të këndosh në duet përgjegjësia ndahet në mes. Dhe klikimet janë më të shumta në numër, sepse jemi dy dhe kështu numri i fansave rritet dhe normalisht duetet janë shumë të bukura, pasi ka një ndërthurje timbresh. Ky është dueti im i dytë, ashtu siç thatë edhe sigurisht që do të kem edhe të tjera, pasi edhe ofertat kanë qenë të shumta, por mendoj se për këngën e vërës do të jem solo.

Ju thatë se keni disa oferta për duete, a janë këta emra të njohur të skenës apo emra të rinj?
Dy bashkëpunimet e mia, janë i pari me një grup shumë të njohur dhe të dashur për publikun, “Deep Sistem” ashtu edhe me Kellyn, që është me disa këngë të suksesshme në treg. Dhe të them të vërtetën, unë e synoj këtë fakt, që bashkëpunimet e mia të jenë vetëm me emra të suksesshëm. Sepse edhe unë ndihem më e sigurt, pasi mendoj se ende nuk i kam arritur ato maja që unë i synoj, sepse, pasi unë të bëj atë bumin tim, sigurisht që do të pranoj edhe ofertat e emrave më të rinj. Kam pasur oferta nga këngëtarë shumë të mirë, por që nuk janë aq të njohur dhe fatkeqësisht unë i kam refuzuar, pasi nuk e kam arritur majën.
Po meqenëse ju kërkoni majat, cila është maja për ju, sa i përket karrierës suaj?
Unë do të doja që të arrija suksesin dhe sa i përket pjesëmarrjes në festivale të ndryshme, do të doja që të vlerësohesha me çmime dhe sigurisht edhe me çmimin e madh. Sa i përket klipeve do të doja që të arrija numër rekord klikimesh, gjë që unë nuk i kam arritur në realitet. Kur them këtë të fundit do të doja që realisht të arrija një numër të konsiderueshëm klikimesh, por unë nuk kam një menaxher që të menaxhojë klipin dhe ta shpërndajë në faqe të ndryshme dhe që të tjerët e kanë dhe kanë arritur deri në 1 milion klikime.
Mendoni se ka ardhur koha që këngëtari të jetë menaxher për veten, apo të ketë agjenci që të merret me menaxhimin e artistëve?
Sot nuk ka një agjenci që të menaxhojë artistët, ndërkohë që menaxherë që merren me menaxhimin e këngëtarëve të tyre, ka. Dhe duket fama që merr një këngëtar që ka një menaxher të mirë, dhe ai apo ajo tjetra që vetëmenaxhohen. Dhe mendoj se është një gjë shumë e mirë, pasi të lehtëson shumë gjëra. Unë gjithçka që e kam arritur e kam bërë me forcat e mia, por që e ndjej mungesën e një menaxheri të mirë që të më mbështes apo që të bëjë marketing për mua. Ndoshta është pikërisht kjo mungesë që mua më ka lënë paksa mbrapa, qoftë si në klikime ashtu edhe me pjesëmarrjen time në evenimente të rëndësishme.
Po çfarë duhet të bësh për të pasur një menaxher, duhet ta kërkosh vetë, apo është ai që afrohet tek artisti?
Po nuk është problemi që të të afrohet, pasi edhe mund të shkosh ti tek ai. Por këtu tek ne nuk ka menaxherë të mirëfilltë. Janë disa producentë që bëjnë edhe rolin e menaxherit, por që mbështesin atë grup artistësh që tashmë bëjnë pjesë në stafin e tyre dhe nuk pranojnë të tjerë. Nuk e di, por mund të jem edhe unë pa fat, që nuk e kam gjetur deri ta personin e duhur që të më mbështesë.
Kemi parë së fundmi që shumë prej këngëtareve të suksesshme kanë për menaxher njeriun e zemrës. A do ta donte Jeta një gjë të tillë?
Do të ishte një gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur, por është shumë e vështirë që të gjendet them unë, sepse duhet t’i përshtatet shijeve të mia, në radhë të parë duhet të jetë i duhuri, ashtu siç thatë edhe ju dhe më pas të më mbështesë në karrierën time. Unë mendoj se këtu në Shqipëri është pak e vështirë ose unë jam pa fat. Sepse ende nuk e kam gjetur as njeriun e zemrës, sa një menaxher të mirë do të ishte shumë e bukur po të ndodhte.
Gjatë kësaj kohe, a ka ndodhur ndonjë gjë e re në jetën personale tuajën?
Jo, nuk ka ndodhur asgjë, dhe unë “fajësoj” edhe veten time disi, pasi kam shumë pretendime për personin që do të kalojë jetën me mua. Jo se e dua të bukur, apo dua princin e kaltër, por dua njeriun që të më dojë dhe të më përkrahë në profesionin tim.
Cili është njeriu ideal për ju?
Njeriu im ideal është një person që të më respektojë, të kalojmë mirë me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të më mbështesë dhe të më përkrahë në profesioni tim. Duhet të jetë mendje hapur, pasi ashtu jam edhe unë vetë.
Si e shihni mentalitetin e meshkujve shqiptarë sot?
Mentaliteti i meshkujve shqiptarë është ende i prapambetur dhe sot ka shumë meshkuj fanatikë, që nuk do ta pranonin kurrë për grua një femër që ngjitet në skenë dhe performon.
Vera sapo ka nisur, cili është projekti juaj veror?
Momentalisht kam dy materiale në dorë dhe nuk kam vendosur ende se kë duhet të përgatis. Pasi tashmë kam filluar që të mos nxitohem më, por të mendohem mirë para se të vendos për diçka. Patjetër që do të jetë një këngë ritmike, për momentin jam ende duke e marrë avash-avash, por mendoj se do ta kap ritmin shumë shpejt dhe sigurisht që deri nga fillimi i gushti, kënga dhe klipi do të ketë dalë.
Këngët do të realizohen me bashkëpunëtorë të rinj apo janë bashkëpunëtorët tuaj të mëparshëm?
Bashkëpunëtorët e mi janë të rinj sa i përket bashkëpunim me mua, pasi ata janë emra shumë të njohur në fushën e muzikës, dua të them vetëm diçka, që njeri është nga Maqedonia dhe tjetri nga Kosova.
Sa i përket look-ut tuaj, do të bëni ndonjë ndryshim, apo do të vazhdoni të rrini në këto ngjyra?
Këtë nuk e kam menduar, por sigurisht që do të jetë diçka ndryshe, pasi mua më pëlqejnë ndryshimet. Vitin e kaluar ndërrova ngjyrën e flokëve kur bëra klipin, me siguri që edhe këtë verë do të bëj një ndryshim, por duhet të përfundojë kënga, pasi unë look-un tim gjithmonë ia përshtat këngës që këndoj.
Ndërkohë, ju keni rikthyer format tuaja perfekte, si ia keni arritur?
Ia kam arritur me shumë palestër dhe duke ngrënë gjërat që duhet të konsumosh. Unë jam një vegjetariane dhe ha ushqimet që më duhet mua, pra janë të dyja

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk