Vidhet në mënyrë spektakolare piktura me vlerë 150 mijë dollarë e surealistit Salvador Dali


Tronditet jo vetëm bota  e artit por edhe ajo e sigurisë së galerive dhe vendeve të tjera publike ku ekspozohen kryeveprat e memories botërore artistike. Gjithashtu ka marrë një goditje të rëndë një nga tempujt e artit në SHBA. Një grabitës veprash arti ka mundur të triumfojë, falë mashtrimit dhe qewtësisë, dhe gjakftohtësisw, me të cilat ai ka vepruar deri në përvetërvetësimin e një prej kryeveprave të piktorit të famshëm surrealist, Salvador Dali. Një pikturë e famshme e piktorit surrealist Salvador Dali është vjedhur në një mënyrë spektakolare në një galeri në New York.


Në sajë të një mashtrimi fare të thjeshtë, një person arriti ta vidhte pikturën me vlerë 150 mijë dollarë në mënyrën më komode të mundshme. Duke u shtirur si kritik arti, burri pamja e të cilit është kapur thuajse e plotë nga kamerat e sigurisë, i kërkoi njërit prej policëve lejen për t’i bërë një foto pikturës në fjalë.
Në momentin që polici është larguar pak më tutje, burri ka marrë nga muri pikturën e Dali, e ka futur në një valixhe të zezë të madhe dhe është larguar nga galeria krejtësisht i qetë dhe i pashqetësuar.
Personi që ka kryer vjedhjen spektakolare është filmuar nga kamera e sigurisë teksa largohet qetësisht me valixhen e madhe në duar. Ai është diku tek 35-45 vjeç, me flokë të rënë dhe këmishë të bardhë me të zezë. Piktura e Dali i përkiste vitit 1949 dhe quhej “Cartel des Don Juan Tenorio”.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk