Nëna Tereze ndër 100 personalitetet më të shquara të botës të të gjitha kohëve



Revista amerikane TIME, nga më prestigjiozet në SHBA dhe në botë, që del njё herё nё javё, çdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetësh, me rastin e 100 vjetorit tё lindjes sё Nёnёs Tereze, ia kushtoi njё numёr special.
Disa dekada mё parё TIME  botoi nё faqen e parё fotografinё e Nёnёs Tereze dhe shkrimin me titull: “Mother Teresa, Living Saint” ( Nёnё Tereza Shenjtreshё e Gjallё), sivjet botoi njё edicion special prej 124 faqesh me titull: “The 100 Most Influential People of All Time”  (Njёqind njerёzit  me ndikimin mё tё madh nё tё gjitha kohёrat). Nё ballinën e ilustruar tё kёsaj reviste janё botuar fotografitё e 13 personaliteteve mё tё shquara gjatё gjithё historisё njerёzore. Hyrjen e kёsaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumё i njohur. Editorёt e revistёs TIME,  tё gjithё specialistё, kanё zgjedhur e botuar biografitё dhe portretet e 100 personaliteteve mё tё njohura tё tё gjitha kohёve. Nё faqen e parё tё revistёs ёshtё botuar fotografia e Nёnёs Tereze. Revista nё fjalё shkruan gjerësisht pёr Konstandinin e Madh, por qysh atёherё e deri sot, pёrveç Nёnёs Tereze  nuk pёrmendet asnjё personalitet me rёndёsi  nga Ballkani. Revista TIME shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur nё vendin qё sot quhet Serbi. Zbrazёtirёn kohore bosh prej 1675 vjetёsh e plotёsoi Gonxhe Bojaxhiu-Nёna Tereze.  (Shёnimi ynё: vendlindja e  Konstandinit tё Madh, Nishi, dhe vendlindja e Nёnёs Tereze, Shkupi, ishin afёr.  Si vёlla e motёr tё njё gjaku dhe njё fisi ata bёnё punё tё mёdha dhe pёr kёtё i nderon bota sot).
Shkrimet e shumё autorёve janё ndarё nё 4 pjesё.
Titulli i kapitullit tё parё ёshtё: “Shtyllat e Moralit”. Veprimtaria e tyre shpjegohet me kёto fjalё: “Ata hoqёn dorё nga dёshirat politike dhe joshjet pёr pasuri, vazhduan udhёn e heshtjes, tё prirё nga thirrja e shpirtit. Ata janё shejtёrё e profetё, qёllimi i tё cilёve nuk ёshtё kjo botё”. Kapitulli “Shtyllat e Moralit” fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucien, Budёn, Sokratin, Platonin,Jesu Krishtin, Shёn Palin Muhamedin,Xhelaladin Rumin, Shёn Françeskun e Asisit, Immanuel Kantin dhe Nёnёn Tereze. Nё faqen e fundit tё kёtij kapitulli figurojnё emrat e kinezit  Lao Tzu, Shёn Augustinit dhe Papёs Gjon Palit tё Dytё. Ata cilёsohen si tre  misionarё qё kanё pёrhapur mesazhin e tyre nёpёr botё. Nё faqen 18 ёshtё fotografia dhe biografia e Nёnёs Tereze.

Kur ёshtё fjala pёr çёshtje shpirtёrore tё botёs sё krishterё, revista TIME e vendos Nёnё Tereze nё vendin e katёrt, menjёherё pas Jesu Krishtit, Shёn Palit dhe Shёn Françeskut. Shkruan se Nёnё Tereza kishte lindur nga prindёrit shqiptarё dhe se babai i saj ishte vrarё nё kohёn kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeçe.
Kapitulli i dytё mban titullin: “Eksploruesit dhe Vizionarёt”. Ja çka thotё pёr eksploruesit dhe vizionarёt: “Disa nga ata vendosёn tё kuptojnё botёn e tyre. Tё tjerёt panё ёndёrr gjёrat qё nuk kishin ekzistuar kurrё dhe i farkuan ato. U kredhёn nё botёn e panjohur, ata jane pionerё”. Kapitulli fillon me Hipokratin dhe vazhdon me Euklidin, Arhimedin, Aristotelin, babain e algjebrёs Muhammad ibn Musa al Khwarizmi, Zheng He, Kopernikun, Kristofor Colombon, Magelanin, Gutembergun, Galileun, Dekartin, Newtonin, Lewis, Clark & Sacagawea, Darvinin, Bellin, Edisonin, Charles Babbage, Pastuerin, vёllazёrit Lumierё, Freudin, Einstenin, Marie Curie, vёllezёrit Wright, Henry Fordin, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs. Nё faqen e fundit janё edhe tre eksploruesё tё rёndёsishёm, Leif Eriksson, Marco Polo dhe Marconi.

Kapitulli i tretё: “Udhёheqёsit e Popullit” i pёrshkruan me kёto fjalё: “Ata janё krijesa tё botёs politike,udhёheqin ushtri,ndёrtojnё kombe dhe perandori,sfidojnё autoritete,luftojnё pёr liri, shtypin dhe çlirojnё masat e shtypura.  Ata janё tё fuqishёm”.
Kapitulli fillon me Moisiun, dhe vazhdon me Periklien, Ashokёn e Madh, Lekёn e Madh perandoria e tё cilit sipas revistёs TIME shtrihej prej Iliriet e deri nё Kashmir dhe prej Egjiptit e deri nё Kinё, vazhdon me Cleopatrёn, Çezar Augustin,Konstandinin e Madh,Umar inbn al-Khattab, Charlemagne, Saladinin,Genghis Kanin,Joan of Arc, Mbretёreshёn Isabellёn e Parё, Herman Cortes,Suleimanin e Madh,Martin Lutherin,Akbarin e Madh,Mbretёreshёn Elizabetёn e I, Pjetrin e Madh tё Rusisё, George Washingtonin,Robespierin,Mary Wollstonecraft,Napoleon Bonapartёn,Simon Bolivar,amerikanin vendas Sitting Bull,Abraham Lincolnin,Marksin,Leninin,Emmeline Pankhurst,Margaret Sanger,Adolf Hitlerin, Winston Churchillin,Franklin Rooseveltin,Mao Ce Dunin, Gandin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela. Edhe kёtu si nё kapitujt e tjerё nё faqen e fundit ёshtё gjeneral  Jul Caesari,pushtuesi Tamerlane dhe terroristi Osama bin Laden.
Kapitulli i katёrt dhe i fundit i revistёs TIME ёshtё “Arkitektet e Kulturёs”: “Ata e kanё ndryshuar botёn, duke vёnё nё veprim vizionin e tyre  imagjinues, fuqinё galduese tё artit dhe vlerat qё ata shfaqin nё punёn qё bёjnё”. Ata janё krijuesё”. Kapitulli fillon me Homerin dhe vazhdon me Eleanor of Aquitaine,Dante Aligerin,Leonardo da Vinçin, Makiavelin, Mikelangjelon,Palladion,Servantesin, Shakespearin, Rembrantin, Bahun,Benjamin Franklinin, Adam Smithin, Ruson,Thomas Jeffersonin, Bethovenin, Nicen,Louis Armstrong, Picason, Rohe, Muhamed Ali “The Beatles” dhe nё faqen e fundit janё: Goethe, Dikens, dhe Tolstoi pёr ndikimin e tyre letrar nё botё.
Periudha ilire pёrfaqёsohet me Konstandinin dhe Lekёn e Madh.  Dhe prej atёherё e sot nuk pёrmendet asnjё iliro-shqiptar dhe asnjё personalitet tjetёr ballkanik pёrveç Nёnёs Tereze.  Shqiptarёt  janё kryelartё pёr respektin dhe nderimin qё revista TIME tregon pёr mё shumё se 4 dekada pёr Gonxhe Bojaxhiun. Gushti, shtatori dhe tetori janё muajt e historisё dhe mrekullive tё Nёnёs Tereze.
 Tags: Abraham Lincolnin, Adolf Hitlerin, Akbarin e Madh, amerikanin vendas Sitting Bull, Arhimedin, Aristotelin, Ashokёn e Madh, babain e algjebrёs Muhammad ibn Musa al Khwarizmi, Bellin, Budёn, Çezar Augustin, Charlemagne, Charles Babbage, Clark & Sacagawea, Darvinin, Dekartin, Edisonin, Einstenin, Emmeline Pankhurst, Euklidin, Franklin Rooseveltin, Freudin, Galileun, Gandin, Genghis Kanin, George Washingtonin, Gonxhe Bojaxhiu-Nёna Tereze., Gutembergun, Henry Fordin, Herman Cortes, Immanuel Kantin, Jesu Krishtin, Joan of Arc, Konfucien, Konstandinin e Madh, Kopernikun, Kristofor Colombon, Lekёn e Madh perandoria e tё cilit sipas revistёs TIME shtrihej prej Iliriet e deri nё Kashmir dhe prej Egjiptit e deri nё Kinё, Leninin, Lewis, Living Saint”, Magelanin, Mao Ce Dunin, Margaret Sanger, Marie Curie, Marksin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela, Martin Lutherin, Mary Wollstonecraft, Mbretёreshёn Elizabetёn e I, Mbretёreshёn Isabellёn e Parё, Napoleon Bonapartёn, Newtonin, Nёnёs Tereze, Pastuerin, Periklien, Pjetrin e Madh tё Rusisё, Platonin, Profesor Douglas Brinkley, Revista amerikane TIME, Robespierin, Saladinin, Shёn Françeskun e Asisit, Shёn Palin Muhamedin, Simon Bolivar, Sokratin, Suleimanin e Madh, Umar inbn al-Khattab, vazhdon me Cleopatrёn, vёllazёrit Lumierё, vёllezёrit Wright, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs, Winston Churchillin, Xhelaladin Rumin, Zheng He, “Mother Teresa, “The 100 Most Influential People of All Time”

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk