KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT
Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё
atё
kohё
lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes
Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr
ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit Uppsala . Alfred Nobeli nё
kohёn
e tij ishte njё ndёr njerёzit mё
tё
pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe
kishte njё karakter tё veçantё. Victor
Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё
viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё
pёr
tё
ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё
martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё
mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur
lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje.
Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё
testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u
jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por
kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobel pёr
Letёrsi.Pjesёn
mё
tё
madhe tё jetёs e kaloi nё Paris ,
kishte lidhje miqёsore me shumё poetё e
shkrimtarё. Pas vdekjes se tij çmimi Nobel u rregullua me ligj
nga Parlamenti dhe Akademia e Suedisё nё bashkёpunim me
shumё
institute dhe organizata tё tjera. Themelimi i çmimit Nobel
ishte njё proçedurё shumё e ndёrlikuar.
Por pas disa vjetёsh ky çmim u konsolidua.
Laureati i parё i çmimit pёr letёrsi
ishte poeti francez Sully Prudhomme nё vitin 1901. Qysh atёherё
e deri vitin e kaluar kёtё çmim e kanё fituar 111
shkrimtarё e poetё. Nobelet janё
tё
ndryshme dhe secili çmim ka historinё e vet. Tё gjitha
çmimet mund tё jenё kolektive,por jo çmimi Nobel pёr
letёrsi
sepse kёtё e fiton vetёm
njё
autor. Pёr shqiptarёt çmimi Nobel u bё
shumё
i njohur dhe i dashur nё vitin 1979, kur Nёna
Tereze u laurua pёr Paqe. Rrugёn e saj e vazhdoi
shqiptaro-amerikani Ferid Murat.
Pёr pothuajse tri dekada emri i asnjё
autori nuk ёshtё lakuar mё shumё
pёr
kёtё
Çmim se emri i shkrimtarit tonё Ismail Kadare. Java e parё
e tetorit pёr shqiptarёt ёshtё shumё e nxehtё,
ashtu siç janё kampionatet e futbollit pёr brazilianёt.
Gazetat e mёdha botёrore disa herё
e kanё
vёnё
emrin e tij nё rrethin mё tё ngushtё tё
kandidatёve pёr kёtё çmim. Pritja pёr
çmimin Nobel ёshtё e natyrshme,por kur zgjatet shumё
atёherё
i del lezeti. Mario Vargas Llosa kishte pritur mё shumё se 30
vjet, bile kur e njoftuan me telefon, tha se e kishte harruar krejtёsisht
kёtё
çmim.Jo tё gjithё qё kanё fituar kёtё
çmim janё sot tё njohur nё letёrsinё
botёrore.
Çmimin Nobel nuk e fitoi kurrё Leon Tolstoi, Ibseni, Joyci ,
Virginia Woolf ,Wallace Stevens dhe as Vlladimir Nabakov, por tё
gjithё
janё
shkrimtarё me famё botёrore. I tillё
ёshtё
edhe Ismail Kadare. Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresё ёshtё
si njё
“bibёl
shekullore”. Ky autor shqiptar ka fituar pothuajse tё gjitha
çmimet dhe shpёrblimet e larta evropaine.
Veprimtaria e tij letrare prej 20 mijё faqesh ёshtё
e nobelueshme. Tre kolosё pёr tre gadishujt e mёdhenj
evropianё. Dante, Servantesi dhe Kadare. Pas Homerit pёr
gadishullin Ballkanik vjen menjёherё Ismail Kadare. Veprat e tij u
krijuan nga trysnitё e mёdha politike, ashtu siç krijohen
edhe diamantёt nga trysnitё gjeologjike.
Nёna Tereze dhe Ferid Murati kishin mbёshtetjen
e dy demokracive mё tё mёdha tё botёs.
Tani, Ismail Kadare duhet tё ketё mbёshtetjen e demokracisё
evropiane, franceze dhe tё kombit shqiptar. Anёtarёt
e Akademisё franceze janё tё privilegjuar dhe Franca ka disa
detyrime pёr qytetarin e saj. Franca i nderon shumё
anёtarёt
e Akademisё franceze. Pastaj Ismail Kadare ёshtё
edhe anёtar i Legjionit francez tё Nderit. India dhe Shtetet e
Bashkuara kanё merita pёr fitoren e Nёnёs
Tereze dhe Ferid Muratit. Para 16 vjetёsh me ftesёn e Ismail
Kadaresё mora pjesё nё ceremoninё solemne tё
pranimit tё tij nё Akademinё franceze.
Ishte njё prej ngjarjeve mё tё bukura qё kisha parё
ndonjёherё
nё
jetё.
Pranimi i tij nё Akademinё mё tё njohur tё botёs
ishte njё vepёr madhёshtore dhe
ato ditё revista “Figaro” kishte botuar nё
faqen e parё shkrimin me titull: “Prej Thomas Jefferson-it e deri
tek Ismail Kadare. Bile e gjithё kopertina e faqes sё
parё
shkёlqente
nga fotografia e Ismail Kadaresё. Anёtari i parё i huaj i
Akademisё franceze kishte qenё presidenti amerikan Thomas
Jefferson, qё sot e kёsaj dite konsiderohet si babai i
demokracisё amerikane dhe presidenti mё
intelektual i Shteteve tё Bashkuara. Krahasim i mrekullueshёm.
Para disa muajsh nё njё bisedё telefonike
e pyeta Ismail Kadarenё kur ke pёr ta fituar
Çmimin Nobel ? Ai u pёrgjegj: Çmimin Nobel do ta fitoj
kur t’u mbushet mendja shqiptarёve.Nuk bёri asnjё
koment tjetёr nё lidhje me kёtё
çёshtje.
Kjo pёrgjigje
mё
ngacmoi shumё. Pse ne shqiptarёt nuk e bёjmё
punёn
tonё?
Tё
gjitha shtetet dhe kombet bёjnё presione tё ndryshme pёr
kandidatёt e tyre, bile pёr kandidatёt e çmimit
Nobel bёjnё edhe mё shumё.
Mbёshtetja
e shqiptarёve ёshtё e rёndёsishme. Kёtё
tё
vёrtetё
e kam dёgjuar nga disa shqiptaro-amerikanё
tё
Hollywood-it. Thirrjet telefonike letrat dhe mesazhet elektronike pёrfillen
jashtzakonisht shumё nga juritё e qendrave kulturore amerikane.
Grupimet e tilla politike nё anglisht quhen (lobe) qё
nё
kohёn
e duhur luajtёn rol me rёndёsi pёr Kosovёn.
Çmimi Nobel ёshtё mё i rёndёsishёm pёr kombin shqiptar se pёr
Ismail Kadarenё. Nobelistёt e moshёs sё
tij nuk ngallёzehen shumё pёr kёtё fitore. Pёr autorin
do tё
ishte mё shumё fitore morale. Atleti nuk ёshtё
i madh pse fiton trofeun. Atleti ёshtё i madh edhe pa trofe. Shkrimtarin
ose poetin nuk e bёn tё madh çmimi Nobel, por e bёn
tё
madh vepra letrare. Çmimi Nobel ёshtё vetёm njё mirёnjohje. Kjo kurorё
e mbretёrisё letrare do tё
nderonte kulturёn tonё kombёtare e
sidomos gjuhёn shqipe dhe do tё ishte shpresё
e frymёzim pёr shkrimtarёt dhe poetёt
shqiptarё nё tё ardhmen. Nёna Tereze,
Ferid Murati dhe Ismail Kadare do tё ishin njё triumvirat
i vёrtetё.
Bile njё fjalё e urtё shqiptare
thotё:
“E treta e vёrteta”.
Sivjet populli shqiptar po pёrgatitet pёr tё
kremtuar nё mёnyrё solemne 100-vjetorin e pavarёsisё.
Pavarёsisht
se ёshtё
i ndarё politikisht populli shqiptar kurrё
nuk ka qenё mё i lumtur se sot.Brenda kёtij
shekulli janё krijuar dy shtete shqiptare. Demokracia dhe
teknologjia po e bёjnё jetёn mё tё lehtё dhe mё
tё
lumtur. S’ka dyshim se tё gjithё veprojmё
nё
frymёn
e njё
pёrvjetori
tё
madh. Por ёshtё momenti historik pёr
tё
gjithё
shqiptarёt kudo qё janё nё globin tonё t’i bёjnё
thirrje Komisionit Letrar tё Çmimit Nobel qё
sivjet dhe jo mё vonё t’i japё çmimin
Nobel shumё tё merituar shkrimtarit tonё
Ismail Kadaresё. Ështё detyrё e çdo
shqiptari brenda e jashtё atdheut t’i bёjё
thirrje e lutje atij Komisioni tё nderuar qё sivjet kjo
kurorё
e kulturёs t’i jepet kёti titani shqiptar. Do tё
ishte nё nderin e tё gjitha zyrave qeveritare dhe jo
qeveritare, tё instituteve, qendrave fetare, shkollave dhe
universiteteve, klubeve, shoqatave, shtёpive botuese, shkrimtarёve,
poetёve,
kritikёve letrare, historianёve dhe akademikёve
qё
t’i bёjnё
thirrje Komisionit tё Nobelit qё sivjet kjo kurorё
letrare t’i jepet shkrimtarit tonё. Edhe mjetet e informacionit
elektronike dhe tё shkruara duhet tё bёjnё punёn e tyre. Ballkani po troket nё
dyert e Evropёs si asnjёherё mё parё dhe ky çmim do tё
ishte çelёsi kryesor i asaj porte pёr tё ardhmen e kёtij
gadishulli. Njё lutje kolektive gjithkombёtare do tё
merrej parasysh. Kёto janё vlera tё mёdha
qё
i nderon bota e qytetёruar. T’i nderojmё
edhe ne. Nё fund po citoj disa fjali tё letrёs
sё
Alain Bosquet drejtuar jurisё sё Çmimit Nobel: “Sado e ndryshme qё
tё
jetё
Shqipёria
nga Suedia apo nga Franca ajo ka nxjerrё nё dritё njё
gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё planetin;
tё
kurorёzosh
Kadarenё nuk do tё thotё ta
emanciposh atё: do tё thotё tё
emancipoheni vetё ju”. Pra ne, kombi shqiptar kemi nevojё
urgjente pёr emancipimin tonё. Ky shkrimtar gjenial i fisit tonё
meriton respektin tonё tё sinqertё. Nё
qoftё
se Ismail Kadare fiton kёtё çmim e fitojmё
edhe ne. Prej asaj dite qёkur Nёna Tereze
dhe Ferid Murati kanё fituar Çmimin Nobel edhe Unё e kam
ndjerё
veten se jam pjestar i atyre çmimeve. Pёr Ismail Kadarenё
qё
e ngriti gjuhёn dhe kulturёn shqiptare nё
nivelet mё tё larta botёrore do tё
ndjehemi edhe mё mirё. Urojmё qё
sivjet pas 100-vjetorit tё Pavarёsisё
sё
Shqipёrisё
tё
shkojmё nё Oslo pёr tё
festuar ditёn mё tё madhe tё kulturёs
shqiptare. Vepra e tij do tё shkёlqejё si rreze drite mbi gadishullin
ilirik. O Zot dёgjoje lutjen tonё!
Comments
Post a Comment