Sosin 12 ditët e Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare


Tomor Osmani, Flutura Çitaku, Naile Mala-Imami, dhe referues të tjerë ishin të fundit ata që me kumtesat e tyre, te shtunën, shënuan përmbylljen e edicionit të XXXI, të Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që pat filluar më 13 të këtij muaji. Ndërkaq, ligjërat e fundit që është mbajtë në kuadër të këtij seminari ishte e studiueses nga Tirana, Dhurata Shehri, e cila ka folë për rileximet e letërsisë shqipe.
Rileximit në letërsinë shqipe ajo i është qas nëpërmjet rileximit si lexim filologjik dhe rileximit dhe leximit ideologjik. “Vitet e para të shekullit 20 sollën vëmendjen nga autori tek teksti letrar, në fillim me formalistët e më pas me strukturalistët, sidomos në periudhën e parë. Sot, në shekullin 21 vëmendja e studimeve teorike mbi letërsinë e ka kapërcyer tekstin për të shkuar në skajin e fundit të skemës, tek lexuesi”, është shpreh Shehri.
“Thënë me fjalë të tjera, pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar shqiptare nuk është botuar ende me botime kritike, ku ende është i pazbuluar vullneti i autorit të tekstit (në konotacionin filologjik të këtij termi). Kur flasim për mitin e përshtatjes e kemi fjalën për një mentalitet dominant edhe në elitat kulturore se letërsia e shkruar me një distancë kohore duhet përshtatur në gjuhën e sotme për t’u kuptuar nga masat. Madje deri shumë vonë shkolla ka qenë furnizuesja më e madhe e këtij miti”, ka vijuar Shehri, duke shtuar se “breza të tërë nxënësish në arsimin e detyruar dhe të mesëm nuk njohin qoftë edhe Këngët e Milosaos të De Radës të shkruar vetëm 176 vjet më parë”.
Kurse Blerta Ismajli, sekretar profesional i këtij seminari ka përmend aktivitetet e shumta që kanë përshkuar këtë aktivitet, duke specifikuar kurset e shumta që janë zhvilluar për gjuhën shqipe, ligjëratat, referimet, sikurse edhe vizitat nëpër institucione të rëndësishme të vendit, suke vënë theksin edhe mbi vizitën në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ismajli ka veçuar seancën e studimeve gjuhësore brenda periudhës 1912- 2012, që edhe përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, senacë kjo që është udhëheqë nga: Lindita Rugova, Aleksandar Rusakov, Mimoza Kore. Ndërkaq, drejtori i këtij seminari Bardh Rugova mbylljen e edicionit të XXXI e ka përjetuar me emocione, për faktin se tashmë janë krijuar miqësitë në katër anët e botës.
“Sot mbyllen punimet e Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Njësoj siq kemi qenë të hareshëm në ditën e parë për një edicion të ri që po hapej, sot jemi pak të emocionuar për shkak të miqsive që janë krijuar, por si çdo gjëje tjetër edhe këtij edicioni i erdhi fundi”.
Për aktivitetet kryesore që janë mbajtë gjatë këtij Seminari, Rugova ka potencuar se në këtë edicion para se gjithash është vënë fokusi në pjesën arsimore të Seminarit, ku studiuesit e huaj të interesuar për shqipen, kanë mundësi të ndjekin kurse të gjuhës shqipe, në tri nivele.
“Këto kanë qenë kurse të organizuara në mënyrë intensive që përfshinë një semestër të plotë të gjuhës shqipe”, ka thënë Rugova. Më tej, Rugova ka thënë se në pjesën tjeter shkencore, studiues të ndryshëm albanolog kanë pas mundsi që të përballen me njëri tjeterin në raport me rezultatet shkencore.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk