Romani "Sillini Trupat" e Hilary Mantel shpallet libri i vitit



Një tjetë grua hyn furishëm në mbamëndjen e letërsisë bashkëkohore. Pas “50 Nuancat e të Hirtës” është britanikja Hilary Mantel, dhe romanit të saj “Bring Up the Bodies” (Sillini Trupat) që rrëmbeu çmimin si libri i vitit. Fundi i viti zakonisht nënkupton që të gjitha mediat relevante botërore të publikojnë top-listat e tyre të librave më të mirë që u botuan gjatë vitit që po e lëmë pas. Sipas mendimit të kritikëve të shumtë letrarë, ky titull sivjet i takon shkrimtares britanike, Hilary Mantel, dhe romanit të saj “Bring Up the Bodies” (Sillini Trupat).
Para se t’i hyjmë parafytyrimit të dëshirave të Vitit të Ri - të cilat ka shumë gjasa që nuk do të mund ta na realizohen fare, të gjithëve në fund të vitit 2012 na jepet rasti që t’i rrumbullakojmë gjithë ato ngjarje që i karakterizuan 12 muajt e kaluar. Kjo mundësi sigurisht që nuk anashkalohet as nga bota letrare. Në vitin 2012 tek ne u lexuan deri diku librat e zakonshëm, e në botë shumë më tepër se librat ‘normalë’, duket se u lexuan elektronikë. Pas një pauze të gjatë, me veprat e tyre të reja u prezantuan disa shkrimtarë të rëndësishëm, përderisa disa prej shkrimtarëve klasikë na e bënë të ditur përgatitjen për të shkuar në pension, sepse premtuan që s’do të shkruajnë më asgjë.
Sido që të jetë, pa asnjë mëdyshje që libri bestseller për sivjet ishte “50 Nuancat e të Hirtës”, megjithëse është e kotë që ky libër të kërkohet edhe brenda listave të librave më të mirë të vitit, sepse atje nuk figuron fare. Kjo për shkak se, përveç në rastin e shkrimtarit Dan Brown, lexuesit dhe kritikët letrarë e kanë vështirë të pajtohen se aventurat sado-mazohiste të E.L. James e meritojnë të gjenden në atë mes. Por, kur është në pyetje autorja britanike Hilary Mantel, e cila për romanin e saj “Bring Up the Bodies” sivjet fitoi Booker’in e dytë të saj, duket se të dy palët pajtohen që ky roman duhet t’i prijë top-dhjetëshit të sivjetmë. Një mendim i tillë vetëm sa e ‘betonuan” lëvdatat disa javore për këtë roman në revistën ‘The New Yorker’, por edhe redaktorët e kulturës në gazetën prestigjioze ‘The New York Times’, të cilët librin e Mantel e futën në mesin e më të mirëve në botë për vitin 2012.
Në fakt, rrëfimin e njohur për raportet e mbretit Henry i VII’Itë me Anne Boleyn, Mantel para lexuesit e sjellë në një dritë krejt tjetër. Përmes syve të personazhit dytësor, Thomas Cromwell, i cili do të duhej të zinte vendin qendror të pjesë së tretë të kësaj trilogjie historike të Mantel. Sipas gazetës ‘The Washington Post’, e cila romanin “Bring Up the Bodies” po ashtu e futi në mesin e librave më të mirë të vitit 2012 (njësoj, sikurse edhe shumë gazeta e revista tjera prestigjioze botërore), Hilary Mantel del veçanërisht në pah “me bashkë-ndjenjën e saj të ashpër që ka ndaj ekzekutorëve dhe ndaj viktimave, duke zbuluar kështu se, dobësitë dhe mizoritë e tyre s’janë asgjë tjetër pos një pjesë e njerëzisë që na takon të gjithëve”. Nga ana tjetër, përveçqë pothuajse të gjithë kritikët pajtohen se romani i Mantel është më i mirë për sivjet, del se edhe pjesa tjetër e listës së romaneve më të mirë është bukur homogjene, gjë që tregon se ekspertët letrarë kultivojnë një shije specifike për të bukurën. Kështu, një konsensus deri diku i ngjashëm ekziston edhe për romanin “NW”, të autores Zadie Smith, me të cilin kjo shkrimtare britanike – e cila dikur në botë njihej me veprën e saj të parë “Dhëmbët e Bardhë” – i rikthehet skenës letrare. Natyrisht, ka edhe mospajtime për veprën e Smith, megjithëse ato bien në plan të dytë para një vërshimi lëvdatash që autorja ka marrë nga shumë media prestigjioze, si ‘The Guardian’, ‘Salon’, ‘The New York Times’ dhe ‘The World Street Journal’, të cilat librin e Smith e radhisin në mesin e dhjetë më të mirëve për sivjet. Ndryshe, emërtimi “NW” i romanit të Smith paraqet numrin postar të një kuarti të varfër londinez, në të cilin ajo e vendos ngjarjen e rrëfimit të saj urban, e cila mbulon periudhën prej viteve të 70’a e deri më sot, që shtjellohet nëpërmjet dy shoqeve, dhe që tematizon ekonominë, raportet racore dhe krimin në kryeqytetin britanik.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk