Revista Time: Barack Obama, Njeriu i Vitit



Presidenti amerikan, Barack Obama, është Njeriu i Vitit për revistën Time. Drejtori i revistës prestigjioze, Rick Stengel, ka bërë të ditur sot vendimin. Kjo nuk është hera e parë që Obama zgjidhet për kopertinën si njeriu i vitit nga Time dhe nuk është i vetmi president që i atribuohet ky vlerësim: Bill Clinton u përzgjodh në vitet 1992 dhe 1998, ndërsa George W. Bush në 2002 dhe 2004. Obama është shfaqur më parë në kopertinën e Time në vitin 2008. Revista e përjavshme dje kishte shpallur finalistët, mes të cilëve ishin Obama, Ceo i Yahoo! Marissa Mayer, presidenti egjiptian Mohammed Morsi, Bill e Hillary Clinton, studentja pakistaneze e plagosur nga talebanët, Malala Yousafzai, emigrantët klandestinë, Ceo i Apple, Tim Cook dhe fizikania italiane Fabiola Gianotti. Vitin e kaluar, palma e Njeriut të Vitit iu dha lëvizjes Occupy.

Amerika është vendi i mundësive. Nese ke ndonje sfidë te jepet mundesia te perballesh. Gara eshte e te barabarteve. Bashkejetesa atje kumtohet si model. Amerika eshte gjithçka, te mundeson dhe ti ke se çfare te japësh. Obama President ishte një etapë e re ku SHBA-te e rrugetojne historine e tyre te ndryshimit. E pamundura nuk ekziston.




















































Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk