Në vigjilje të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman, Richard Wagner



Sivjet organizohen shumë aktivitete në Gjermani me rastin e 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit Richard Wagner. Shumëkush mund të përjetojë veprat e kompozitorit: Wagner-i si figurë komplekse sa konvencionale aq edhe provokuse. Festivali i Wagner-it në Bajrojt zhvillohet në verë dhe kjo do të thotë, festival me bileta krejt të shitura, tapet i kuq, dhe kancelarja vetë personalisht mes të ftuarve. Në vjeshtë dhe në dimër nuk ka shumë aktivitete në Bajerojt. Për vizitë këto ditë kanë ardhur në Opera një çift turistësh dhe dy banorë të Bajerojtit. Njëra jeton prej 30 vjetësh në qytet dhe ka ardhur për herë të parë në Opera. Tjetra, që drejton guidën, Claudia Dollinger, punon këtu. Ajo tregon me krenari se mundi të gjente vitin e kaluar bileta për festivalin. "Për të marrë bileta, mu desh të ndiqja rrugën zyrtare, të prisja dhjetë vjet." Dhe shton me shaka: "Ne themi gjithnjë, që ne banorët e Bajrojtit, jemi të fundit që marrim bileta."
Bajrojt dhe dilema e biletave
Njëjtë si Claudia Dollinger aplikojnë për të marrë një nga 60 mijë biletat idhtarë të Vagnerit nga e gjithë bota. Aplikimi bëhet ose me letër me postë ose përmes internetit. Kush kërkon biletë, merr përgjigje vit pas viti, duke u zhvendosur gjithnjë përpara në listën e pritjes. Biletat kushtojnë nga 8 deri 280 euro. Për të shkurtuar kohën e pritjes në 6 deri 8 vjet, drejtuesit e Festivalit japin gjithnjë një kontingjent biletash për shoqatat dhe sponsorizuesit. "Vitin e kaluar 70 përqind e biletave mund të bliheshin," thotë Dollinger. Por Richard Wagner nuk është e thënë se duhet ndjekur vetëm në Bajrojt. Yjet e Vagnerit mund të shihen edhe në vende të tjera. Për shembull në Operën Semper të Drezdenit. Me pak fat, këtu mund të gjesh bileta për "Lohengrin" dhe mund të përjetosh drejtpërdrejtë dirigjentin e mrekullueshëm të Vagnerit, Christian Thielemann. Krah yjeve, do të ketë edhe tema që do të karakterizojnë vitin jubile. Një kapitull më vete për Vagnerin do të shkruajë Teatri në Rudolshtat: Në programin e këtij qyteti të vogël bën pjesë një melodramë mbi aferat e njohura të dashurisë së Vagnerit.
Wagner dhe gratë
Kompozitori ka qëndruar në këtë qytet në vitin 1834, si drejtor muzikor i një trupi teatror gati të falimentuar. Ai iu bashkëngjit këtij grupi, vetëm sepse kishte rënë në dashuri me aktoren e parë, Minna Planer, me të cilën u martua në vitin 1836. Martesa u rëndua më pas nga disa afera. Ajo u prish, kur Wagner-i u dashurua pas shkrimtares së martuar, Mathilde Wesendonck. Mbi këtë marrëdhënie të papërmbushur me Mathilden, në Rudolshtat është duke u xhiruar melodrama "Ëndrra e dashurisë së përjetshme", me këngë të Wesendonck-ut, në të cilat Vagneri kompozoi muzikën për poezitë e muzës së tij, tekstet janë marrë nga ditarët dhe letrat e të dyve dhe nga pjesë operash.
Wagner në Vartburg
Një nga operat më të preferuara të Vagnerit do të luhet në një vend autentik, në Ajzenah. Në sallën e Vartburgut duket sikur ndodhesh në mes të botës së imagjinatës së Wagner-it, kur luhen semikoncertante të shfaqjes "Tanojzeri (Tanhäuser) dhe gara e trubadurëve në Vartburgut". Wagner-i ka qenë disa herë në Vartburg. Këtu sipas legjendës duhet të ketë lindur në Mesjetë gara mes trubadurëve. Në të kompozitori përpunoi si historinë e kësaj gare, ashtu edhe përshtypjet vizuale të tij nga kështjella. Vartburgu, trashëgimi botërore e UNESCO-s, do të shfaqë në vitin 2013 tetë herë Tanojzer. Megjithëse të gjitha biletat janë shitur, mund të dërgohet një mail ose të merret në telefon për të futur emrin në listën e pritjes, thotë zyra e shtypit.
"Parsifal" në takimin Wave – Gotik
Aktivitetin më të çuditshëm në këtë vit jubilar e organizon Lajpcigu. Në qytetin e lindjes së Vagnerit, zhvillohet çdo vit festivali i skenës gotike, takimi Wave-Gotik, i cili pritet të hapet sivjet në përmendoren e "Betejës së Popujve", me "Parsifal-in". Parsifali është shfaqur një herë këtu në vitin 1913. Monumenti "Beteja e Popujve" përkujton luftërat çliruese kundër Napoleonit, të cilat ishin në kulmin e tyre në vitin e lindjes së Vagnerit.
“Express”

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk