Viti 2013, viti i Giuseppe Verdit, dy shekuj me virtuozitetin e një gjeniu
Rigoletto, Traviata, Trovatore, Nabuko, Makbeth, Aida, Don
Carlo, Otello: pa këto opera teatrot lirike do të mbylleshin. Sipas Ansa-s,
viti 2013 është viti verdian, dyqindëvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit. Dhe
do të festohet në çdo cep të globit, si trashëgimi universale e njerëzimit. Në
Itali do të jetë “Viva Verdi” (Rroftë Verdi) aktiviteti në çdo cep të
Gadishullit Apenin. Do të fillohet nga Parma, vendlindja e kompozitorit në 12
janar me një ballo me maska dhe do të mbyllet në La Scala në 7 dhjetor 2013, me
Traviatën e drejtuar nga Daniele Gatti.
Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i
operës italiane, jo vetëm i shekullit te XIX. Ai mbetet si njeri nder
kompozitoret me te njohur te botes ne historinë e operës. Verdi u lind me 10
tetor 1813 ne fshatin La Ronkole te Italisë Veriore, ne një familje te varfër.
Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët por shkollimi që i
vështire ngase kishte origjine nga fshati dhe mungesë te mjeteve materiale.
Ne moshën 18 vjeçare dëshiron te regjistrohet ne
konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se kishte kaluar moshën e
paraparë dhe se nuk zotëronte mire pianon, për këtë arsye Verdit u detyrua që
Muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht te punoj që ta siguronte
ekzistencën. Ne saje te talentit te rralle dhe zellit te madh Verdi arriti te
kompensonte mësimet që do ti bënte ne konservatorio, ai meqë punonte si
instrumentist ne qytetzen Buseto, arriti te krijonte operat e para që do te
shfaqeshin ne Milano. Ai përveç punës për ngritjen e tij profesionale, lexonte
veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, e që këto do te bëheshin
mbështetje për krijimin e libretove te operave te tij te njohura. Xhyzepe Verdi
jetoj ne kohen kur populli i tij po luftonte për Çlirimin dhe bashkimin e
atdheut prandaj ky ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës ne këto luftëra. Faza e pare
e krijtarisë se Verdit frymëzohet nga këto ngjarje prandaj kjo etape mund te
quhet si etapa Revolucionare e Verdit, gjate kësaj kohe ai arrin suksesin e vet
te pare me operën Nabukodonozor e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte
lëvizjen revolucionare te Rizorgjimentos (Rilindjes) që nga kjo operë emri i
Verdit u be siomboj i kësaj levizje që shprehej me (VIVA Vitori Emannuel)
rroftë Vitorio Emanueli mbreti i Italisë pra i brohorisnin mbretit te Italisë
ne vend te atij te Austrisë nen sundimin e te cilit ishte Italia. Korali nga
opera Nabukodonozor këndohej si kënge patriotike nga masat italiane.
Pas suksesit te par e te madh radhiten operat e tjera te
Verdit, i cili u be i njohur dhe i popullarizuar jo vetëm ne Itali por edhe ne
Evropën e kulturuar. Verdi dallon nga bashkatdhetaret e vet, kompozitoret te
cilët vite te tera jetonin larg atdheut. Ai tere jetën e tij e kaloi ne
atdhe-Itali lidhur me popullin si një patriot i vërtet, duke studiuar historinë
jetën dhe mbi te gjitha muzikën popullore dhe artistike te traditës nga e cila
hoqi disa mungesa eventuale që vëreheshin veçanërisht ne operat seria. Ai beri
sintezën e vetive pozitive te operës italiane, veçmas duker ruajtur traditën e
bel kantos jo për qellim ne vete por për shërbim te përmbajtjes.
Meloditë e operave te tij ishin te çliruara nga Virtuoziteti
dhe koloraturat e tepruara dhe te dominimit te muzikës mbi përmbajtjen.
Përmbajtja dhe muzika ishin te mishëruara me njëra tjetrën, prandaj ai me
vëmendje zgjodhi tekstet që do ti kompozonte, dhe bashkëpunoi ngushte me
libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi anën
dramatike dhe psikologjike te karaktereve te protagonisteve te operave te tij.
Muzika e tij mbështetej ne gurrat e muzikës popullore prandaj u mbështet nga
shtresat e gjera te popullsisë.
Edhe vete Verdi është kompozitor nacional me vlera
polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u be i njohur dhe i popullarizuar si
një nder fytyrat me te njohura te vendit dhe te Evropës. Pleqërinë e thelle e
priti te qete dhe pa trazira. Vdiq ne moshe te shtyre me 1901. Verdi kompozoi
26 opera dhe një rekuiem te njohur. Te gjitha operat nuk kane përmbajtje te
përhershme. Ne fillim dhe ne mbarim te jetës se tij kompozoi opera komike
ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kane një përmbajtje serioze dhe disa
sosh janë edhe tragjedi. Operat me te njohura te cilat radhite nder kryeveprat
e muzikës operistike te botes janë : Nabukodonozor, Rigoleto, Trubaduret,
Traviata, ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere komike.
Ne historinë e gjate te operës Verdi zë vend te nderit sepse
arriti te bashkoj traditat me te bukura te operës Italiane, te mbetet
thellësisht kombëtar, tu shmanget elementeve negative te operës Italiane, te
absorboj elementet pozitiveq që ishin shfaqur ne artin e operës ne shekullin e
XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe te realizimit te
letërsisë se kohës.
Comments
Post a Comment