Whitman, poeti që shkroi Biblën e shpirtit amerikan

Nga Albert VatajAi do të vinte me një mision të shenjtë. Jo medoemos si njëdishepull, as si një apostull, por një rrëzëllimë drite që feks befas në qiejte ngrysur prej reve të luftës, në tokën e mbjellë me varre e në shtatin edrobitur, e përplot vrragë të një shoqërie. Ai beh papritmas dhe në koherencësi një vullnet i epërm, me hovet e gjallimit të një ngulmi përtëritës. Erdhi nëatëkohjen kur kremtohej pavarësia amerikane. Erdhi si një kumtues i një vepreqë lartësonte shpirtin e atij populli, asaj njerëzie që rrëmon ngadhnjyeshëmmes rrënojave të luftës, kujtesës së britmave dhe apoteozës së dhimbjes,shpresën shpëtimtare. Jo rastësisht, për vite të tëra vepra e Walt Whitmanështë konsideruar si Bibla e demokracisë amerikane, shpirti i shpresës, emblemae një shteti në rritje, simboli forcës që lind nga mundi dhe nga puna, nganevoja e dëshirimit të jetës. Në poezinë e tij, individi shndërrohet në komb.Poezitë e tij erdhën si lajmi i mirë i ngjalljes së shpresës. Nevoja e këtijshpirti për të kënduar, jetësoi kësodore shprehinë demokratike të milionaamerikanëve dhe jo vetëm. Me një gjuhë të përzier e krejtësisht personale,poeti në lirikat e tij kompozon një himn të pasionuar të mundësive ideale tëindividit dhe të botës, duke lartësuar dhe stërpikur me puhiza të hyjshme,natyrën njerëzore dhe mrekullinë e realitetit të përditshëm. Ai ishte injimendtë si një vullnesë e shenjtë, kjo ndoshta edhe për vetë shpirtin e atijpopulli që hapi kanatat dhe e mishëroi atë si një fluturim parajsor.
“Arritjet estetike të Whitmanit kanë ende nevojë përvlerësim dhe në disa raste janë të keqkuptuara… ai është artisti më i madh, qëka nxjerrë kombi. Dhe vërtet, në 400 vitet e fundit, asnjë figurë tjetërartistike nuk është e krahasueshme me atë të Whitman-it në të gjithë Amerikëndhe Karaibet.
Arti i tij pasqyron studime të vetëdijshme të pararendësvetë tij në gjuhë, pavarësisht se, kombësia e tij amerikane do ta bënte atë tëprirur ndaj traditës britanike.
Walt Whitmani ishte kremtuesi vendimtar i asaj, të cilën neende do të vazhdojmë ta quajmë Besimi Amerikan, një shkrirje e çastit i tëgjitha besimeve në një amalgamë të Entuziazmizmit dhe Agnosticizmit, që shënoifillimin e rënies së protestantizmit europian në Amerikë dhe që filloi Caneridge revival më 1800.
Walt Whitman ishte poet i madh i një kombi të madh. Zëri injë mishërimi ndryshesash dhe ngadhënjimi. Ngulmi i kumteve të tij artistike ukthye asokohe në limfën amerikane të gjenerimit të pulsit të vërshimeve tëhovshme. Rrapëllimave të një shpirti që do të mëkonte me fjalë, maksima, lirikadhe thellësi mendimi, ushqimin e gjallimit harlisës të shpirtit, i një popullitë drobitur nga lufta.
Tek Walt Whitman gjallon një personalitet i tjetërllojtë ikumtit dhe këndimit. Ai është poeti i një energjie përtëritëse, i vitalitetit,asaj që lind magjishëm dhe vetvetiu. Ndër shpërthimet e atij shpirti predikuespërftohet një tretësirë e përbërë nga humanizmi dhe hyjnorja, duke kumtuarsakaq afrinë me njerëzit dhe duke u kunguar atyre këtë ngulm sentimentesh si urdhnesate një shëlbyesi siç mund të ishte vetëm Walt Whitman.
Duke përçapur të shkelim në vitet e hershme të rrugëtimit sipersonalitet, mësojmë se ai frekuentoi shkolla të ndryshme, por mbetiautodidakt, kremtues i së natyrshmes. Në lëmin e krijimit mbamendet të ketëbotuar pjesë një romani, por më 1855 del dritë në New York përmbledhja me poezi"Fije bari", e cila do futej në fondin e artë të letërsisë botërore,si themeli i poezisë moderne. I rrokur prej kërshërisë së shumë gjuhëve tëbotës, ky libër do të ngaste gjenerata të tëra dishepujsh, përfaqësuar prejzërash të fuqishëm të poezisë botërore. Por s'pariherë ajo ishte gjaku ishpresës në shtatin e Amerikës së pasluftës, ishte vetë Amerika, ishte ajo që eshuguroi Walt Whitman, atin e Amerikës.
Jeta e poetit
Walt Whitman lindi më 31 maj 1819, plot 195 vjet më parë,pranë Huntington, Long Island, ishulli në formë peshku për të cilin flet shpeshnë poezitë e tij, ishull i adhuruar dhe i urryer në të njëjtën kohë, në njëfamilje në gjendje jo të mirë ekonomike. Babai, ndonëse nuk kishte një punë tëpërhershme, solli në botë nëntë fëmijë. Whitman do të kishte një lidhje tëveçantë me nënën, saqë vdekja e saj, ndodhur kjo gjithsesi në moshë shumë tëvonuar, e degdisi atë në një gjendje dërrmimi. Kjo goditje do të linte gjurmëpesimizmi në pak nga poezitë e Walt Witman. Në vitin 1823, familja vendoset nëBrooklin, kur poeti i ardhshëm ishte 4 vjeç. Witman deri në vitin 1830, iudedikua studimeve, pastaj filloi të mësojë mjeshtërinë e tipografit. Në vazhdimpunoi si mësues filloreje, fatorino dhe një mori angazhimesh të tjera derisa ubë gazetar. Kalimi nga tipograf në gazetar ishte një gjë e natyrshme asokohe nëAmerikë. Në këtë periudhë, lindi dashuria e tij për lëvrimin e poezisë.
Në vitin 1833 boton atë që do ta shpallte atë përfundimishtpoet dhe "shenjtor", librin "Fije bari". Libri kur dolis'pariherë vetëm portretin e tij me uniformë punëtori në kopertinë.Dymbëdhjetë  poezitë pa titull dhe një parathëniedhe foton e tij me uniformë punëtori në kopertinë, ishte gjithçka e këtijbotimi.
Vitet e famës dhe ndarja tokësore
Rrugëtimi i famës së këtij "ati" shpirtëror do tëvijonte ta mbante në zenit famën dhe interesin për poezinë e Whitman.
Harold Bloom te “Amerika e Walt Whitmanit” shkruan se RalphEmerson-i ishte Elijani, ose John Baptisti i Krishtit amerikan të Whitmanit. Anuk është Whalti aq enigmatik, fluturak, bishtnues, tërheqës sa Jezusi tekUngjilli i Markut? Ai e vetëpublikoi Fije bari dhe ia dërgoi Emerson-it, i ciliiu përgjigjvetpërurimit mendjehollë e të papritur më 21 korrik 1855. Se ishte,sikundër është edhe pas një shekulli e gjysmë, - "pjesa më ejashtëzakonshme e zgjuarsisë dhe mençurisë, që Amerika ka nxjerrëndonjëherë". Emerson-i vazhdon: "Ndjehem shumë i lumtur tek e lexojatë, meqë fuqia e madhe na lumturon. Të përgëzoj për lirinë dhe mendimet e tuaaq të guximshme. Kjo më gëzon shumë. Gjej gjëra të pakrahasueshme të thëna nëmënyrë të pashembullt. I fërkova pak sytë për t'u bindur, nëse kjo rreze diellinuk ishte gënjim, por plotëria e librit është e vërteta e esëllt. Libri kameritat më të mira për sa i takon ndjesisë së fuqisë dhe nxitjes."
“Fijet e barit” dhe këputja
Vijojnë botime gjithnjë e më të shpeshta të teksteve tashmëtë famshme uhitmaniane. Botimi i katërt e i pestë shohin dritën mes viteve 1867e 1868, ndërsa botimi i gjashtë është ai i vitit 1876, për tu pasur Nga ishtati, ai i vitit 1882. Ndërkohë, Whitman bën ndonjë udhëtim: shkon në St.Louis, pastaj në Ontario, për të gjetur doktor R.M. Bucke që do të shkruantestudimin e parë kritik për të. Në vitin 1873, do të merrte një goditje frenuesetë këtij vërshimi, me një paralizë të pjesshme, por, fatmirësisht, rimerrveten. Më 1884, merr me qirà një shtëpi në Mickle Street, në Camden; në vitin1888 ka një tjetër paralizë. Ndonëse në kushtet e krizës ekonomike, do tëgjendeshin fondet për ta ndihmuar. Në vitin 1889 del botimi i tetë i"Fijeve të barit". Në vitin 1891 Whitman filloi të përgatisë tëashtuquajturin "death-bed edition", botimin në shtratin e vdekjes,publikuar më 1892. Po atë vit, më 26 mars, ndahet nga jeta në moshën73-vjeçare. Vepra e plotë, poezi dhe prozë, iu publikua më 1902, në dhjetëvëllime, duke bërë të mundur ngjizjen e këtij kurmi të plazmojë në memuarin evetëdijes dhe shpirtit amerikan, si një pjesë e historisë dhe mishërimit tëshpresës së kombit, të cilit i shërbeu si një "shenjtor" i shpresës.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk