Posts

Showing posts from February, 2015

“Shkolla e Athinës”, aty ku Raffael vendosi memuarin e historisë së dijes dhe filozofisë

Image
Nga Albert Vataj Në asnjë pikturë, të mëherët as të mëvonshme, një artist nuk ka mundur të shkrij brendaj saj kash shumë personalitete të dijes, shkencës dhe filozofisë, sa ç’futi Raffael në “Shkolla e Athinës”. Ky afresk do të ishte e denjë për çdo auditor dhe vend ku pasioni për dijen gjallon më shumë se për shumëçka tjetër. Janë plot 21 personalitete në këtë afresk, përfshi dhe vetveten, piktori. “ Shkolla e Athinës” , është një nga afresket më të famshme të Raffael, kryevepra dhe mishërim i përsosur e shpirtit klasik i Rilindjes italiane . Shkolla e Athinës është një afresko e piktorit Raffael, që ky e krijoi prej 1510 deri më 1511 në Stanza della Segnatura të Vatikanit (biblioteka në dhomën private të papës) për papën Julius II.. Piktura shfaq një konstrukt me perspektivë qendrore, dhomë monumentale e brendshme, në të cilën janë takuar shkencëtarët dhe filozofët e antikës dhe të rilindjes. Majtas grupojnë platonikët, djathtas personalitete të orientuar arist

Ah, ti nuk më dashuron siç të dashuroj unë

Image
Nga Albert Vataj "Ah, ti nuk më dashuron siç të dashuroj unë", është kjo psherëtima më e thellë dhe thirrje më therëse, mëdyshje më lënguese dhe trazimi më cytës, që ka sëmbuar dhe do të vazhdojë të bashkëjetojë me zemrat që i përflak dëshirimi dhe shpirtrat që i harbon pasioni i dashurisë. Burri dhe gruaja mund të dashurojnë me të njëjtën forcë, pavarësisht peshës specifike si njësi matëse të kësaj force. Por ata e kanë të pamundur, të dashurojnë në të njëjtën mënyrë, edhe nëse duan. Ndjenja dhe pjesëmarrja në dashuri nuk kalon nëpërmjet një logjike matematike, sado skrupulozë dhe të vetvetishëm të jenë partnerët në përfshirjen e trupave të tyre në këtë proces biokimik, në këtë alkimi çastesh, në këtë kopulim energjie transformuese, në këtë kapërthim forcash përtëritëse. Rruga drejt altarit të dashurisë na shpie nëpërmjet shtigjeve të ndryshme. Nëpërmjet një procesi me shumë të pangjashma anatomike dhe gjentike, dy partnerët duhet ti përshkojë kjo forcë d

Në datëlinjen e një thesari të paçmim, Biblës së Gutenbergut

Image
Albert Vataj Bibla e Gutenbergut, një nga thesaret e rralla të njerëzimit datëlindi pikërisht sot 565 vite më parë më 23 shkurt 1450. Johannes Gutenberg arriti të nxirrte në jetë librin e parë me pllaka metalike. E kush tjetër mund ta kishte atë fat veç librit të librave, Biblës. Më heret librat kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri, procese të cilat kërkonin muaj apo vite për tu realizuar. Johann Gutenberg shpiku një makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve, ai u nxit nga qëllimi për shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës. Ky eveniment shënon zanafillën e të atëherquajtur "Revolucioni i Gutenbergut", i cili përftoj një nam të përmasave titanike në të gjithë perëndimin,   dhe jo vetëm për shpejtësinë, cilësinë dhe parametrat e larta etike dhe estetike të botimeve. Bibla e Gutembergut është   e shkruar latinisht. Johannes Gutenberg e vendosi këtë gurthemel në përçimin e dijeve dhe teksteve. Nga

Një lamtumirë e përkorë për një krijesë kaq të dlirë e pafaj

Image
Nga Albert Vataj U këput kaq papritur jeta e kësaj krijese të pafajshme, e na pikëlloi kaq shumë kjo lamtumirë e parakohshme. Të ndihesh i trishtuar, ndoshta nuk është një marrëdhënie afrish me emocione pozitive, por gjithsesi të ndodh që të kapesh në befasi nga një moment që të godet me dhimbje, siç në panik e mbërthen shkreptima e një rrufeje natën që struket nën petkat e errëta dhe të drojshme të heshtjes. Pikërisht në atë moment ku një paqe e stolisur me njëmijë dritëza të praruara të përkund si një petale luleje, e nëpër ëndrra përhidhesh tue bashku mozaikun e feksjeve të ditës, një zgjim i ngasur prej një parandjenje të keqe më shkuli prej kësaj kredhje dhe vetja më çon para një krijese të mjerë e shuar së jetuari. U shtanga. -Si kështu kaq papritur, thash me vete. Qëndrova për disa minuta duke e kundruar gjithë dhimbje dhe hutim. -Megjithëse dëshmon një vdekje të paqtë që vizatohet në përkorjen, e ke të pamundur të besosh se shpirti i kësaj kafshe kishte

Ikona e Krishtit të kryqëzuar po qan, ky fenomen është mrekulli apo një mallkim?

Image
Nga Albert Vataj Ikona e Jezu Krishtit të kryqëzuar, një pikturë e 1900-ës, e cila ka filluar të qajë që prej 25 janarit e sot, e ka kthyer kishëzën e Shën Nikollës në Asprokambos, në Peloponez të Greqisë si qendrën e vëmëndjes së botës kristiane. Ky fenomen misterioz, të cilin ka nxituar ta konsiderojnë si “mrekullia e Syrizas”, ende nuk ka shkaksi shkencërisht të provuar megjithëse Metropoliti ka raportuar në Sinodin e Shenjtë për situatën duke kërkuar një grup ekspertësh për të hedhur dritë mbi këtë mrekulli. Siç ndodh rëndom skeptikët nuk kanë munguar por pa mundur të kenë kohë të mobilizohen, duke e pranuar si faktik këtë mister. Ikona e Krishtit të kryqëzuar vërtetohet dhe kumtohet publikisht nga stafi i klerikëve, se ka nisur të qaj qysh prej ditës kur Alexis Tsiprasi fitoi bindshëm zgjedhjet në Greqi duke befasuar. Nëse dikush në fillim kishte menduar për një fenomen të lidhur me rrebeshin e asaj nate, tani këto hamendje mbeten të shtangura, sepse pas

Kur marr erë luleve ndjej aq kenaqësi sa kaplohem prej frikës se mos po bëj mëkat

Image
Nga Albert Vataj Një zonjë fisnike mëtohet të ketë thënë: "Kur marr erë luleve ndjej aq kenaqësi sa kaplohem prej frikës se mos po bëj mëkat". Është kjo ngasje para së cilës gjunjëzohet çdo ëndje instinktesh të fuqishme, marroset çdo urtësi e shpenguar prej vargonjëve të ngurimit. Lulja, është kjo bukuri e cila rreket të cyt ndjenjat tona delikate për ti hedhur ata në një kopulim të fuqishëm përjetimesh ndjesore. Gërshetimi i bukurisë perfekte, aromës dehëse, petaleve delikate dhe një harmonie të rreptë të natyrës së krijimit, e bën lulen sinonim të manifestimit estetik të një femre, drejt së cilës çdo hov ndjesor, çdo turravrap epshndjellës është i lidhur prej fijeve të padukshme të aromës që kundërmon kjo bukuri marroke. Merr erë dhe ndjeje se si të përshkon një dëshirim si një vërshim llave në të gjithë kurmin tënd. Lëshoje veten në përqafimin e këtij harrimi mrekullues dhe ndjehu më tokësor se çdo pipëtimë tjetër që gjallon përreth. Vetëm atëherë

E kaluara, lufta ngadhnjimtare për të fituar vetveten

Image
Nga Albert Vataj Shumë prej nesh konsumojmë gjëra që nuk i meritojmë. Me kalimin e kohës ankohemi për pamjaftueshmërinë e tyre dhe ankohemi, duke harruar proverbin që thotë se: "Kush ankohet për gjërat që ka, ka më shumë se ç'meriton". "Ambicia i ngjan një stomaku të uritur. Ajo nuk njeh kurrfarë ligji tjetër përveç oreksit të saj", kumton Henri Show. Nën një peshë të pezullt hutimi, mëdyshjeje dhe vramëndje, secili pyet veten: A jam edhe unë njëri prej tyre. E ndërsa rrekemi të bashkojnë pjesëzat e shpërndara të Uni-t, vëzhgojmë e gjykojmë "me zemër në dorë" dhe diçka e përmend vetëdijen tonë të tulatur, diçka e shkund gjykimin tonë të kllapitur. "Nuk mjafton të jesh ai që je, duhet të jesh ai që duhet të jesh" na mëson Monterlan. Përpjekja për të kjartësuar gjithnjë e më shumë pasqyrën ku ti shihesh, është një akt heroik. Meritimi është e drejta legjitime e të virtytshmit. "Virtyti është një pishtar që ndriçon rru