Ikona e Krishtit të kryqëzuar po qan, ky fenomen është mrekulli apo një mallkim?



Nga Albert Vataj

Ikona e Jezu Krishtit të kryqëzuar, një pikturë e 1900-ës, e cila ka filluar të qajë që prej 25 janarit e sot, e ka kthyer kishëzën e Shën Nikollës në Asprokambos, në Peloponez të Greqisë si qendrën e vëmëndjes së botës kristiane. Ky fenomen misterioz, të cilin ka nxituar ta konsiderojnë si “mrekullia e Syrizas”, ende nuk ka shkaksi shkencërisht të provuar megjithëse Metropoliti ka raportuar në Sinodin e Shenjtë për situatën duke kërkuar një grup ekspertësh për të hedhur dritë mbi këtë mrekulli. Siç ndodh rëndom skeptikët nuk kanë munguar por pa mundur të kenë kohë të mobilizohen, duke e pranuar si faktik këtë mister.
Ikona e Krishtit të kryqëzuar vërtetohet dhe kumtohet publikisht nga stafi i klerikëve, se ka nisur të qaj qysh prej ditës kur Alexis Tsiprasi fitoi bindshëm zgjedhjet në Greqi duke befasuar.
Nëse dikush në fillim kishte menduar për një fenomen të lidhur me rrebeshin e asaj nate, tani këto hamendje mbeten të shtangura, sepse pas pothuajse një muaji, nuk duket më një shpjegim i pranueshëm.
Askush, tani për tani, nuk guxon të japë sqarime dhe të dalë në kategorizime, ndërsa lotët që dalin nga sytë e ikonës përshkojnë gjithë trupin gjysmë të zhveshur të të Jezu Krishtit të kryqëzuar.
Faktet, megjithatë, janë të thjeshta. Në mbrëmjen e 25 janarit 2015 ndërsa televizionet në të gjithë Greqinë transmetonin imazhet e triumfit elektoral të Aleksis Tsipras, ikona filloi të qajë. Në fillim u mendua një fenomen kalues, të lidhur me kushtet e serta atmosferike të asaj mbrëmje. Por Krishti vazhdoi të qante papushim edhe pse moti kishte pushuar së ndërsyeri zemëratën e tij. Që atë natë, ka pohuar për televizionin kombëtar Metropoliti i Kishës së Korintit, Dionis, nga sytë e statujës rrjedh jashtë pa ndërprerje një lëng transparent, pak vajor, i pangjyrë dhe pa erë. Pikon përgjatë gjithë kohës duke përshkuar të gjithin trupin e Krishtit.
Besimtarët e gjendur para këtij altari u përfshinë nga delir i kësaj mrekullie.
Që prej shfaqjes së këtij fenomeni, ditë e natë, kisha dhe në veçanti ikona është nën mbikëqyrje të rreptë nga roje dhe ekipe të veçanta. Ndërkohë besimtarë të shumtë janë dyndur për tu lutur para kësaj ikone, duke shpresuar se kemi të bëjmë me një mrekulli. "Në kushtet e besimit duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm," ka kujtuar Dionisio, i cili është zotuar për të raportuar këtë ngjarje të pazakontë në Sinodin e Shenjtë dhe të thërrasë në një ekip ekspertësh të fushës për të analizuar lotët. "Unë shpresoj se fenomen është vetëm një mundësi për të nxitur besimtarët për reflektim dhe lutje dhe jo për të reklamuar territorin tonë", mësohet të ketë cituar ai gjatë një interviste për një agjenci kombëtare të lajmeve greke.
Efekti e këtij fenomeni natyrshëm kanë ushqyer zellin e atyre që kërkojnë të përfitojnë dhe të manipulojnë nëpër rrjetet sociale duke u dhënë mundësi atyre edhe të spekulojnë.
Ajo që mbetet pas këtij misteri është mrekullia. Krishti u kryqëzua për mëkatet tona dhe lotët e tij janë një kushtrim i nevojës për shëlbim të shpirtit.
Albert Vataj




Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk