Dashuria, kjo forcë sovrane



Çdo ves, çdo virtyt, çdo turp dhe çdo vepër heroike, çdo flijim dhe çdo epsh, çdo lule dhe çdo fryt, çdo ilaç dhe çdo helm mund të çohet në tempullin e dashurisë. Gjithçka që është njerëzore mund të përfshihet në vorbullën e dashurisë dhe shpesh njeriu ndjen keqardhje që ka të mundshme vetëm një jetë për ta ofruar si flijim këtij Zoti.
E megjithatë kjo potencë energjie përtëritëse është fare pak e shfrytëzuar, krahasuar kjo me gjithë pasionet njerëzore. Duket se para saj njeriu, ndihet shumë i vogël dhe shumë i dobët.
Ashtu si njeriu i egër që gjunjëzohet përpara rrufesë, përgjërohet për falje, qanë ose merr dhen, edhe njeriu i civilizuar, ende sot, përpara uraganit të pazbuluar të kësaj force sovrane, trembet dhe nxjerr në pah pafuqinë dhe paditurinë e tij.
Në dalldinë e epshit dhe mes stuhisë së dëshpërimit ai e lë veten në dorë të një force, të cilën e mban si shumë më të lartë se arsyeja dhe shumë më të fuqishme në krahasim me fuqitë e tij.
Ai shkruan me druajtje në kodet e tij ligjore, ligje që dhunon çdo ditë. Ai shkruan dënime çnderuese të cilat gjyqtarët i fshijnë gjithmonë. dhe një re e dendur paditurie rrethon tempullin në të cilin ai hyn pothuajse gjithmonë si hajdut dhe del pothuajse gjithmonë si fajtor.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk