Richard Wagner shpirti i stuhishëm i muzikës klasike

Nga Albert Vataj

Sot 202 vite më parë, më 22 maj 1813, lindi kompozitorit gjerman, Richard Wagner. Personazhi me më shumë ndikim në Gjermaninë e dimensionit artistik dhe atij politik. Ai ishte dhe mbeti një fenomen artkumtues. Patjetër duhej mëtuar si një shkundullimë e kijametshme e asajkohjes dhe një ndërmendje e kurajshme e të sotmes. Erdhi për të ngjizur në vetveten e dëshmimit artistik, njeriun shkëndi në barutin e shpërthimeve.
Ai njihej për operat ose "dramat muzikore" ku gjenden të shkrira në një krejt gjinitë e artit, tançka përbën formën shprehëse estetike. Muzika dhe rrevolucioni i transformimeve që mishëroi, pati ndikoi të themeltë në artin perëndimore.
I admiruari i të “të krisurve”, shtjellat përpirëse e kritikës, rrapëllimat e potershme e kohës, janë përkufizime që i rrethvijnë Wagnerit njeri dhe artist.
Ai ishte një gjeni dhe si i tillë duhet keqkuptuar. Ai ishte rebel politik. Kësisoj e kremtoi marrëdhënien me një të asokohshme kundërshtuese dhe një të tashme himnizuese. Gjithqysh ai bëri faj, të cilin nuk e shleu vetë, por gjenialiteti i tij.
Është ndoshta i vetmi ndër kolosët e muzikës klasike dhe asaj operistike, virtuoziteti i të cilit u përpëlit amshueshëm në kryqin e anatemës. As fama nuk mundi ta ulte më që andej, por e ngjiti në qiell si “djallin” që solli nga ferri engjëlloren. Gjithnjë pararendësit, nismëtarët, filluesit e një etape ndryshimesh të mëdha, marrin si shpërblesë një mësymje shkatërruese, atë pati hak edhe ai.
Edhe pse lindi në një lagje hebraike të Leipzigut në shtetin e Saksonisë, ai u akuzua si antisemit.
Vetëm më 13 shkurt 1883 kur Richard Wagner ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, vetëm atëherë bota e muzikës dhe opera e mësoi, se me kë ishte ndarë, se çfarë kishte humbur. Përunjësisht përulemi para kësaj përmendoreje shtatlartë e këtij shkëlqimimi të thekshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk