Honore de Balzak, më shumë se një shkrimtar i madh, një dukuri e kohës
Nga Albert Vataj
Sot 216 vite më parë, më 20 Maj, 1799, lindi Honore de Balzak, i madhi romancier dhe dramaturg francez. Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titullin e përgjithshëm Komedia Njerëzore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815. Balzak shquhej për trajtimin e mprehtë të realitetit dhe çështjeve të kohës. Balzak konsiderohet si një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane. Ai është i njohur për personazhet e tij shumëdimensional, të cilët parakalojnë të mbuluar nga një cohë e hollë paqartësie. Krijimtaria i tij pati një ndikuar tek shumë novelistë që pa frikë mund të thuhet se ishin dishepujt e Balzakut si Marcel Proust, Emile Zola, Charles Dickens, Anthony Trollope, Edgar Allan Poe, ECA de Queiros, Fjodor Dostojevskit, Oscar Wilde, Gustave Flaubert, Benito Pérez Galdós, Marie Corelli, Henry James, William Faulkner, Jack Kerouac, dhe Italo Calvino, dhe filozofë të tillë si Friedrich Engels dhe Karl Marksit. Shumë prej veprave të Balzakut janë ekranizuar dhe mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi dhe objekti i kritikës.
Jeta e tij e stuhishme kaloi përmes shumë përçapjesh dhe sprovash të një njeriu më shumë të krisur se sa të kurajshëm. Megjithatë ai mbetet një shkëlqim i përgjithmonshëm në qiellin e botës letrare. Ai jetoi stuhishëm, duke e mbuashur jetën e vet që nga aventurat e biznesit deri tek ato të dashurisë. Është një arketip i pazakontë i letërsisë, një profil i garrametshëm dhe një talent i jashtëzakonshëm, një punëtor vetmohues.

Comments
Post a Comment