Frederik Rreshpjes - Në prag të 9-vjetorit të mungesës...
Shpëtim Kelmendi
Në muzgun e një poeti lirik
Nji burrë shtatimët dhe i veshur me të zeza
shfaqet e zhduket hapsirave gri të kryeqytetit ku dhimbshëm pulson ritmi fatkeq
i botes sonë shqiptare. Një burrë i plakur, ndonëse nuk është më shumë se
gjashtëdhjetë e tre vjeç, me një çantë
të zezë e të vjetër hedhur në supin e djathtë, me një kapelë republika
të vendosur pa kujdes në krye. I shpërqëndruar, i pavënë re prej njerëzish që
enden përreth tij. I huaj. Ngjan vërtetë si i huaj apo si i sjellë përdhunshëm,
pa lejen e tij e krejt papritmas, në një botë të panjohur ku i duhet të
mbijetojë me çdo kusht. Jeton në zgrip të vëmendjes së njerëzve të zakonshëm,
por edhe përskaj atyre të rëndësishëm, që herë mbas here mendojnë se përbajnë
ndërgjegjen e së sotmes sonë. Ky njeri i çuditshëm, për të cilin nuk mund të
thuhet me saktësi nëse bën pjesë në atë apo këtë shtresë shoqërore, nën një
vështrim të vëmendshëm shfaqet si një zotëri që sapo e kanë plaçkitur e
keqtrajtuar, si një njeri që kërkon adresën e dikujt, si një postier që nuki
kujtohen adresat, si një tip që ka humbur rrugën, etj. Mund ta krahasosh me gjithçka e me këdo, por
nëse nuk e njeh, kurrsesi nuk do të të shkojë ndërmend se bëhet fjalë për një
nga poetët lirikë më të mëdhenj shqiptarë të shekullit njëzet, FrederikReshpjen,
ose Fredin, siç i thërrasin miqtë e tij më të afërt. Ndoshta e teproj kur them
“miqtë“, sepse ndokush do të mendojë se ata janë shumë. Në të vërtetë janë
shumë pak. Vështirësia për të qenë mik i shumë njerëzve nuk shkaktohet për arsye se Fredi është një tip i vështirë
dhe tekanjoz, jo se është i pasjellshëm, - sepse në komunikim ai është një
zotëri i vërtetë -, por sepse mëndjemprehtësia dhe inteligjenca që i reflektohe
nnë vështrimin sardonik që buron prej syve të tij përherë të skuqun, bëjnë
çdonjeri të ndjehet si përballë një skaneri që nxjerr në pah sëmundjet e
fshehura me kujdes. Fredi përpiqet me të vërtetë shumë për të gjetur tek të
tjerët cilësitë e tyre të mira, po kur nuk i gjen bëhet njeri i drejtpërdrejtë
dhe nuk përton ta thotë të vërtetën. Ironia e tij e përhershme, për të cilën
kurrë nuk mund të thuhet me saktësi nëse është armë sulmi apo vetëmbrojtjeje,
por që gjithsesi shkakton tek bashkëbiseduesi nji therje të ambël dhe aspak
armiqësore, asht nji nga mënyrat e shfaqjes së shijes e të shajnisë në të cilat
lundron ky kapiten i vjetër. Thotë gjëra
të çuditshme mbi filozofinë, politikën, retorikën, historinë, fëmijninë, e
ndonjëherë edhe mbi letërsinë. Për këtë të fundit flet pa ndonjë pasion të
veçantë, gati me indiference, a thua se bëhet fjalë për diçka që nuk i intereson
dhe të cilën e kundron prej së jashtmi. Kur e pyes nëse ka shkruar ndonji gjë
të re, më përgjigjet se ka shkruar vazhdimisht, por meqë është përherë në
lëvizje, mjaft prej poezive i humbasin. Këtë e thotë pa dhimbje. Për të, e
rëndësishme është që i ka shkruar, pra që ia ka shlyer borxhin vetes, të tjerat
nuk kanë rëndësi. Gjithsesi nxjerr ca fletushka të zhubravitura, që s‘bëjnë as
për atje (në rastin më të mirë bëhet fjalë për ndonjë fletore të shkatërruar,
ku vargjet e tij përzihen me ca llogari të thjeshta shpenzimesh ushqimore apo
me ca shkarravina pa kuptim) dhe m‘i jep t‘i lexoj. Nuk merret vesh pothuajse
asgjë. Një shkrim i çatrafiluar dhe i çoroditur. Duket si shkrimi i një gjuhe
të vdekur. Atëherë Fredi është idetyruar të lexojë vetë. Se ç‘ka njëfarë
dridhjeje zëri i tij që vjen prej së thelli. Dridhje tragjike. Lexon ngadalë,
por bukur. Në ndonjë rast - siç është aii poezisë – së shkruar ditëve të fundit
"Kthim në vendlindje“, që ia kushton Shkodrës, i mbushen sytë me lot. Nuk
i fshin. Ngaqë i vjen turp, ngaqë nuk do t‘ia dijë, apo thjesht përton. Qau pikërisht kur lexon vargjet (s‘di a më
kujtohen mirë): "Kur ishim të rinj e të bukur ëndërronim të bënim një
vjeshtë…/ Tashti ti ke vdekur…/dhe je shtrirë në të gjitha stinët… I them se
është një lirikë shumë e bukur dhe ai përpiqet me gjithë zemër të ndjehet
ikënaqur. I them se përmbledhja e lirikave të tij asht diçka e veçantë, por ai
thjesht përpiqet t‘a ndjejë së brendshmi rëndësinë këtij komplimenti. Në të
vërtetë nuk i intereson. Tjera gjëra ka ndërmend. I duhet të vazhdojë medoemos
luftën për mbijetesë. Poezia e tij i intereson vetëm kur e shkruan, sepse vetëm
në atë çast ajo i shërben me të vërtetë. Flasim mbi këtë argument e ai shton se
ja! ky është qëllimi i poezisë.
Shumë njerëz nuk e dinë në është gjallë, disa
të tjerë shfryjnë se ai e meriton fatin që ka, po për një gjë të gjithë janë të
detyruar të bien dakord: që ai është një nga mjeshtrat më të mëdhenj në
historinë e poezisë shqipe. Fredi po shmanget pak e nga pak, ashtu si dielli që
prihet kah perendimi, pa i interesuar nëse ndokush asht i kënaqun apo
mirënjohës për ngrohtësinë e tij. Po perendon. Dalëngadalë po hyn në legjendë.
Pa zhurmë, pa tërsëllimë, pa bujë, pa lavde. Thjesht po shkon në periferi të
vëmendjes sonë të ngarkuar me gjëra të rëndësishme, ashtu siç shkoi De Rada,
Serembe, Mjeda, Lasgushi, Asllani. Nesër do ta kujtojmë me respekt. Do t‘ia
festojmë praninë e tij të dikurshme midis nesh. Nesër do shfaqet e do
zhduket lirisht nëpër kujtesat tona.
Nesër…
Comments
Post a Comment