Një nadja e mirë, është gjithçka që korrnizohet në timbrin ëmbëlak që zanafillon shfletimin e një dite të re

Nga Albert Vataj

Një nadja e mirë, është gjithçka që korrnizohet në timbrin ëmbëlak që zanafillon shfletimin e një dite të re.
Sa e magjishme është ta nisësh ditën me një puthje në ballë e në doçkat që kridhen mbi mbulesë, me ledha e fjalë përkundëse, loçka, zemra, tushe, syni.
E mbush me diell çdo kënd të një zgjimi të ngutshëm, të ikjes prej zgjedhës së ëndrrave dhe prehjes përtëritëse të natës.
Flak pa ngurim rrobat që të mbështjellin, siç çan një zog lëvozhgën, e hidhesh në krahët e një zgjimi të hovshëm. Shkëputësh nga kordoni umbilikal i natës, siç bën foshnja që vjen në jetë, e lëshohesh në përditësimin tënd, jo si në një vazhdë rutinore, por si në një zanafillë e patëdytë, në një shkas për të mëtuar një të mundshme të jetës që hedh çapin në një zgjim e sfidës që mëtohet në një frymëmarrje. Përplot energji pozitive gufon s'brendshmi teje.
Një brerore e hyjshme e shenjtëron misionin e përtëritjes në një ditë të re, në një ngulm për tu përfshirë dhe për tu bërë pjesë e së zakonshmes. Qesh, bën ndonjë shaka dhe lëbyresh prej një shndritjeje që pahet me ty me çiltërsinë e kthjelltësisë. Çel dritaren dhe sheh se edhe përjashta është po kaq e hareshme dita, janë kësisoj shpërthyese edhe rrezet e diellit.
Ky është fillimi i ditës sime, së cilës i jap falenderimin e përunjur të një mirënjohjeje të përkorë.
Gjithçka që sjellin minutat dhe orët në vijim, janë të njëjtat ngjyra që hodha në paletën e panoramimit të së sotmes, të ngrohta dhe të hareshme, larushitëse dhe dritëshumë.
Ju përqafoj të gjithëve, me rrezet e këtij dielli që na flakadan në dëshirime
Amen

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk