Çarls Dikens, gjeniun që e ktheu në mit fëmijëria e vështirë
Nga Albert VATAJ
Librat e tij, si pakkujt tjetër, priteshin me
padurim dhe lexoheshin si tekstet e librave të shenjtë. Peridha viktoriane do
ta kosideronte atë si më përfaqësuesin më të denjë. Një popullaritet si ai mund
ta gëzonte përgjatë historisë së letërsisë, vetëm Viktor Hygoi. Eshtë fjala për
Çarls Dikens, gjenu që e ktheu në mit fëmijëria e vështirë. Sot 203 vite në të
ikur, lindi Charles Dickens, John Huffaker (7 shkurt 1812 - 9 qershor 1870). Ai
ishte dhe kaploi amshueshëm shkrimtarin më të shquar anglez, panteon prejnga
nuk do ta ulte dot kurrnji rrëmet përtëritës dhe ndryshesash të botkuptimit dhe
botkumtimit letrar. Ai gdhendi me daltën e pasionit dhe sprovën idhnake të
fëmijërisë personazhet emblematike të shpërthimeve imagjinare, për të mbetur
romancieri më me popullaritet i periudhës viktoriane. Dikens në vetve
mishëronte një identitet shumë kompleks, me dritë-hije dhe shtresuar nëpër terrene
gjithnjë të çaprazta. Ai ishte si në kaleidoskop i kohës dhe veprave që
sendërgjoi me lëndën e vet të garrametshme. Nga secili këndvështrim që ta
shihje, do të përballeshe me një formë apo shfaqje të re dhe të ndryshme,
shpesh të befasishme. Ishte një njeri me shumë forma dhe me shumë ngjyra. Ai
solli gjithë përvojën dhe fantazinë e tij në botën letrare që e krijoi me
personazhe, ngjarje që janë aktualë atë ditë e sot.
E ndërmendin me mirënjohje
Kaq vite që rreken të na e kthejnë këtë
shkrepëtimë në ndërmendje dhe dëshmim, janë një feksje në universin e
matshmërisë së kohës në art. Janë jo më pak se një e djeshme, prej të cilës
zgjohemi me ngut dhe përplot kureshti, për të kumtuar dhe për të mëtuar atë që
një e shkuar e rizgjuar tek ne ngucatet të dëshmojë. Është kjo kohë dhe
hapësirë, dimesioni prej nga erdhi në historinë e letërsisë, një korife mendimi
dhe qëmtimi, një ngucatje përvoje dhe dëshmimi, një jetë e tendosur dhe e
mbushur me mbrëmje të trazuara dhe net të zymta, vrashpirtje e zemërthyerje.
Oshnar i rrëfimi dhe delikat i tematikët,
sarkastik dhe ndërzyes. Ai nuk mund të ishte vetëm një emër i madh, pas të
cilit zvarget një galeri kryeveprash botërore, e që mundena me nxjerr prej tyre
dhe për ta sejdisur në memorien e shekujt prej jush "Pikuiku", si
fillimtaria dhe tharmi i asaj britme frigane, e atij muzikaliteti të trishtë, e
tançkasë në zenith.
Ishte dhe mbeti një zot i gjenialitetit dhe
fatit, kryerendës i kushtrimeve më të zëshme të kohës dhe tabanit ku ky
naltësim do të hovej. Ai la pas një univers të paanë krijimtarie. Botoi një
numër të madh tregimesh të shkurtra, por edhe të dramave dhe novelave të mëdha,
ku "Oliver Twist" mbetet padyshim një nga kontributet më të
jashtëzakonshme në letërsi. Korpusi i tij, natyrshëm prek edhe një tjetër majë,
atë të "David Koperfildi", "Pritjet e Mëdha", etj. Qëmtesat
letrare, ato të sheshtat, të thukëtat dhe kreshpërueset, ngasen të gjitha nga
subjekte reale. Fillimtaria e moshës së shpërthimeve në juglindje të Anglisë,
orvatet të mbart gjithë lëndën dhe pulsin që rreh në këtë shtat vigani të
letrave.
Dikensi është pa asnjë mëdyshje romancieri më
i mirënjohur e pa modesti mund të ngulmojmë se ai është ndër më të rëndësishmit
e botës viktoriane. Jeta e këtij gjeniu të letrave, do të përçapej mes
vështirësishë dhe nakatosjesh pafund, do të zvargej dhe çirrej, gjakosej,
përbaltej, derdhej dhe ngurosej.
Fëmijëria e vështirë
Kur ishte vetëm 10 vjeç do të hidhte mbi supet
torbën e emigrimit. Kohë më pas, ju bë krah ëmës, që vështirësitë e jetës po
bluanin në gjithfarë punërash dhe stërmundimesh. Dikensi fokuson në këtë
periudhë të fëmijërisë si më të vështirën e jetës. Gjendja shpirtërore atëbotë
lëkundej në buzë të humbëtirave të thella e të terrta të pasigurisë, mjerimit,
mizerjes dhe dhimbjes. Humbëtira, poshtë dhe përreth tij do të ngjishte
gjithnjë e më fort brumin e kësaj shtatoreje që kryengre, atëkohë, tash e mot,
ngultas dhe mrrylshëm.Të thuash se atë e kishte mbytur një zemërim i hidhur
është pak, pasi duket qartazi se ai tashmë kishte arritur të zhvillonte një
syçeltësi e vëmendje të çuditshme. Në kohën kur robërisë së tij i ceku një lloj
fundi, dhe të atit i kishin lënë një trashëgimi pikërisht siç kishte rënë në
burg, zgjohet. Dikensi do të shihte me sytë e tij metamorfozën e rritjes dhe
përtëritjes, në veten fizike dhe sentimentale dhe botës, të cilën do të
përpiqej ta bënte për vete. Një dalzotës i vërtetë i gjenialitetit. Por jo
gjithherë do të zotëronte këtë kolos. Siç ndodh në rrugëtimin e çdo ylli përnda
amshimi, edhe Dikens do të ulej, për tu ngjitur rishtaz. Nga hiri do të ngrihej
me shkulmet e një zjarri që do të lëshohej si stuhi ferri, të atëhershmes
angleze, e të përgjithmonshmes, ku gëlon ligësia në të gjitha trajtat.Vërtet,
fati i tij kishte pësuar disa herë çaste kritike. Por ai ishte zgrip në gjak
dhe në mish, në zë e në asht, ngase ngulmonte gjithnjë zenitin.Shumë njerëz u
përçapën të ndërhynin në jetën letrare dhe sidomos në stilin e tij të të
shkruarit, por Dikensi përpiqej me mish e me shpirt të ruante gjenialitetin e
tij të patëdytë. E kjo, nga ana e vet, bëri që ai ta shtynte jetën krahas shumë
armiqve, smirëzinjve dhe përbestarë të së ligës. Ashtu si Pikuiku përbënte
themelimin e jetës së tij tekstshkruese, po ashtu edhe martesa e tij përbënte
natyrisht themelin e jetës së tij vetjake; dhe kjo ka qenë, gjithashtu, objekt
kritikash dhe simpatie.
Comments
Post a Comment