Letër bashkëshortes për Shën Valentin
jerë
Shën Valentinë, e ditëpërditë, dashuria, mundet me mbet me përjetësinë,
lulëzimi ma i hareshëm i ngjyrave të jetës. Jetuam momente të ndryshta,
shumëngjyrëshe, rrugëtuam nëpër terrene jo shumë të paqtë, e gjithqysh
mbërrijmë në të përditshmen e pranisë në njani-tjetrin, gjithnjë të
etun, e unë i hutum në përshkimin e syve të tu, që shpojnë, pranisë
tande, që më ngërthen yshtjeve dalldisëse, ende turraz, të ndërkryem si
asohere, kur dridheshim nëpër kanda, e përhidheshim nëpër çmenduni, që
munden me i urtësu vetëm dashunitë e çmenduna.
Përtej fjalëve të puhizta si rigat e shiut, gjetheve që ladrojënë me erën, petaleve që prej frymës dridhen, dashuria është një gjendje që nis e gëlon, dashuria e vërtetë nuk është as fizike as romantike, ajo është prani tokësore që zëmbon Hyun ndër ne e lëshon me pash qiellin me e rrok me fluturim. Dashuria e njëmendtë, mike, shoqe, e dashur dhe bashkëshorte, asht pranimi i gjithçkasë që të rrethon, si krejtçkaja që meriton, si shugurimi i vullneteve të dlira, si bekim që i nep dorën një shkrehjeje në gjunjë, një rrëzimi, duke i dhan gjithherë atë arsye ngjitjeje, si spariherë arsyen për të dashuruar. Personat më të lumtur, e dashur, nuk janë me doemos ata të cilët kanë më të mirën nga gjithçka, por ata që marrin më të mirën nga gjithçka që kanë, dhe ne kena mujt me e jetësu këtë filozofi. Fundja jeta nuk është çështje vetëm sesi t'i mbijetosh stuhisë, por sesi të vallëzosh në bashin e një anije që kridhet nëpër dallgë. Kjo është qiellorja që na fali, shenjtërimi i dashurisë, e dashur!
Vitet kanë rendur e dashur, e ne kalëruar mbi tokësoren e tyne, kena mbajtun dashurinë, atë vullnet të dlirë si motivim për me jetësu mirësinë, si të vetmin banues në ishullin ku ne jetojmë. Ti, e dashur, bashkëshorte, nënë, ke rendur derimsot, tuj përshku me sytë e tu të qielltë, përjetime të hovshme, të cilat tuj mbush çastet tona familjare, kan stërpikë me puhiza lumturie ajrin që ngop krahrorin. E dashur, sot më 14 Shkurt, nesër, të t

Comments
Post a Comment