Frederik Rreshpja, pena e mprehtë e poezisë shkodrane
Frederik Reshpja, la pak poezi, gjithsej nje
liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk
eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se
per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa
gjerave si suksesi.
Sot kam shfletuar librat e Frederik Rreshpjes, nje poet shkodran te cilin e lexoj here pas here dhe asnjehere nuk e mbyll me ndjesine se e lexova. Kam shtate libra te Frederikut. Libri i pare titullohet Rapsodi shqiptare dhe eshte botuar me 1968. Atehere poeti ishte njezetetete vjeç. Me pas vjen romani Zeri i larget i kasolles botuar me 1972 ndersa nje vit me pas, me 1973 del ne qarkullim vellimi i dyte poetik i tij Ne kete qytet. Ne vazhdim nje heshtje e gjate derisa me 1994 shfaqet me Erdhi ora te vdes perseri. Dy vjet me pas boton permbledhjen Lirika te zgjedhura, ndersa me 2004 dalin njera pas tjetres dy botime te poezive, Vetmi dhe Ne vetmi. Me 17 shkurt 2006 vdes.
Miqte qe e kane dashur dhe i kane ndenjur prane, e paraqesin si njeri fisnik veçse te veshtire. Dhe, eshte e besueshme. Ai bente pjese te ata qe quhen poete te lindur. Nuk ka nje poet te gjuhes shqipe qe t'i qaset me bindshem ketij percaktimi. Ai ishte poet i gjinise se William Blak-ut, Arthur Rimbaud-se, Sergej Eseninit etj, nje race qe tek ne eshte disi ne mungese. Jam lemerisur njehere kur kam degjuar nje shkrimtar por edhe poet (pretendimi i tij) shqiptar me grade akademik te thoshte: une mund te shkruaja si simbolistet franceze (Rimbaud, Verlain, Mallarme) por s'do me kuptonte lexuesi yne!
Ne fakt libri i pare i Frederikut, eshte i kopsitur mire sipas kerkesave te asaj kohe. Ishte mesi i viteve '60. Shteti komunist perpunon ambiciet e veta per te kontrolluar dhe shtypur mendimin e lire dhe ndergjegjen e njerezve, madje edhe vete natyren e lirise, per ta kthyer individin ne mase. Ne keto kushte qe e rrethojne nga jashte, dhe kur energjia e brendshme krijuese kerkon terren, poeti ben leshime ne temat e tij. Nga ana artistike, ai eshte ne kerkim te vetvetes, te zerit te vet te brendshem, brenda atij pylli te veshtiresive qe ekzistonin, teksa ndihet i prirur kah tonet e larta, kah epika e gjerave.
Libri i dyte me poezi Ne kete qytet, eshte nje kapercim i ndjeshem drejt cilesise. Zeri eshte zbutur dhe ka marre ngjyrime interesante, ndonjehere uitmaniane. Dihet se arti ne ate kohe duhej te pohonte lumturine, nje ndjenje qe siç thote Valery-a "nuk eshte e prirur me u kthye ne fjale per shkak se eshte qellim ne vetvete". Por poeti ia ka dale te zoteroje nje alkimi permes se ciles perpunon lenden e vet. Dhe megjithese kjo lende eshte pergjithesisht e imponuar, ai arrin te jape efekte te verteta artistike. Per te nuk eshte i rendesishem sinqeriteti por krijimi. "Anila, zog i lumtur qe iken mbi çatite e diteve / Rinia jote erdhi si nje lajm i madh qe i bie portes." shkruan poeti te poezia Leter Aniles.
Vetem ne nje gje kishte besim dhe bindje: poezia. Ai nuk ishte i varur as te nje krah i politikes, as te nje shkolle e artit, as te nje mik i bardhe as te nje mik i zi. Ai ishte nje shpirt i pakufizuar dhe, si i tille çmonte lirine. Kaq. Une me njerezit rri per edukate - do te shprehej ne nje interviste. Njehere, kishte udhetuar nga Shkodra ne Tirane, dhe aty ne Lidhjen e Shkrimtareve, pritesit e pyesin per nje shkrimtar, mik te tij: ç'thote X-i? Pergjigja qe: mire, i shkreti, por nuk ka talent. Libri i dyte u shkrua dhe u botua ne fillim te viteve '70 ne kohen e shkurter te liberalizmit. Pak kohe me pas, ai do mund te cilesohej si i papershtatshem per shkak te ekuivokeve dhe ambiguiteteve, por edhe te risive te cilat ishin te mistershme per sistemin, dhe nuk do te botohej. Ja nje shenje moderniteti, mbivendosje metaforash, nga ky liber: degjoj eren si fryn neper fjalet e mia te cilat befas u bene te gjelbera/.
Ky liber ka shume drite, ngjyra dhe shprese, te gjitha ne levizje te perhershme. Ketu ben pjese edhe balada e bukur Kata. Atehere autori sapo i kishte kaluar te tridhjetat. Nese krejt jeten e poetit do ta qasnim me nje dite astronomike, atehere kjo periudhe do te ishte dita, ndersa vitet e pas nentedhjetes, mbremja, e mbase edhe nata e tij. Poezite qe i perkasin kesaj te fundit, kane shume hije dhe trishtim, dhe pak drite e optimizem. Duket sikur as edhe dhimbje nuk ka mbetur me, por vetem hi. Ne fakt kjo mund te thuhet vetem ne kuptimin fizik te gjerave, sepse ne poezi tashme, alkimia e poetit eshte bere vete magjia, ndersa ajo çka ka humbur me kalimin e viteve eshte artificialiteti pasi edhe vete artificet letrare jane bere lende.
Kemi vetem poezi: emocione intensive estetike, imazhe qe transpozohen nga nje varg te tjetri, ironi, paradokse. Shfaqja e kesaj poezie determinuese ne jeten letrare shqiptare, menjehere sapo ra diktatura, mbetet edhe sot nje mister. Dikur poezia e tij jo rralle kishte trajte ditari, takime dhe pervoja me njerez dhe vende. Kishte kronike dhe gjeografi. Kjo lloj poezie ka shume pika komunikimi me publikun. Tani temat pothuajse jane zhdukur. Ka mbetur veçse lenda e panderrueshme e brendesise se shpirtit, nje lende thelbesore qe merr trajte ne levizjet dhe fiksimet dhe perseri levizjet e nje imagjinate te pakushtezuar.
E gjithe hapesira astronomike eshte transpozuar ne hapesire shpirterore. Perceptimi i botes nuk behet me permes pervojave empirike por permes shkrepjeve intuitive. Neqoftese ne vitet shtatedhjete, shkruante nje poezi per Anilen per te bere diçka te bukur dhe te pranueshme, ne periudhen e dyte gjerat kane ndryshuar. Tash, edhe kur shkruan per dhimbjen e vet, nuk e ben kete per t'ua bere te ditur te tjereve. Ai ne fakt shtiret, siç thote Pessoa, sikur ndien dhimbje nga dhimbja qe ka. Shkruan poezi jo per te realizuar vetveten sepse kjo do t'i mbetet pergjithmone e parealizuar siç ka dashur dikur, por veç per te kujtuar nje pasion te vjeter. Veçse ky kujdes per kujtese, eshte vete qenia e tij ekzistenciale. Tashme kur i ka kaluar te pesedhjetat, sjell nder mend se dikur nuk trembej nga gjinite e gjata te letersise: romane, poema. Tani ne nje interviste kujton Eluarin te kete thene: "por le te pyesim nese ai luftoi me pare se bota ta mundte ate".
Dhe, ne te vertete poeti yne luftoi duke ndjekur natyren e tij.
Imagjinata e tij e njesuar me vete qenien, funksionon perbukuri nder skaje te fshehta dhe te pazbuluara. Gjerat nuk kane me nje kuptim, nje tingull, nje ngjyre. Sipas William Blake-ut, keto jane pune te arsyes, jo te poezise. Poezia e tij behet polifonike dhe multikolore. Ajo eshte tashme ekzistenca e gjerave qe nuk ekzistojne. Vete leximi i saj behet pjese e te krijuarit. Askush nuk i ka ditur keto gjera kaq mire sa Frederiku. Mirepo kjo e ben poezine te jete elitare d.m.th ia pakeson asaj pikat e komunikimit me publikun e gjere i cili, duhet thene, e ka me te lehte t'i qaset logjikes se thjeshte te pervojave se lojes valavitese te imagjinates. E megjithate, "talenti mendon, artisti sheh" thoshte perseri William Blake-u. Frederiku eshte poet i perfytyrimeve dhe vegimeve. Poeti la pak poezi, gjithsej nje liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa gjerave si suksesi. Ne France, qe per ne eshte nje yll, Jean Cocteau qe autodidakt por e kurorezuan akademik, ndonese edhe ky, jo se qe shume i pershtatur me shoqerine ku jetoi.
Per te nje grua e njohur pati shkruar: ai ecte me krenarine e nje shpendi te eger qe rastesisht ka rene ne nje oborr me shpende. Per ata qe e kane njohur, kjo eshte si e thene per poetin tone. Rreshpja nuk qe nga ata artiste qe permes pasaportes se artit bejne karriere diku tjeter, dhe as nga ata qe japin "gjenine ne jete, talentin ne vepra". Ne socializem - i persekutuar, ne demokraci - i shperfillur jo domosdoshmerisht per faj te te tjereve, i paafte per tu sistemuar ne jete, vepren e vet e krijoi ne kushtet e mjerimit dhe dhimbjes, plot plage shpirterore, ndonese fakti qe adhuronte De Raden na thote se do te kishte preferuar klimen e bute, te qete, me prirje orfeike. Poezi brilante, te kursyera ne fjale, qe rralle i kalojne njezet vargjet, gjithmone te mbyllura ne nje unitet te pacenueshem, ato nuk jane te veshtira per tu kuptuar por jane elitare per shkak te rafinimit te thelle artistik, te mbivendosjes se imazheve e te metaforave, mendimit obskur dhe shkrepetitjes se larget, prandaj nuk eshte popullore, ndonese kjo eshte shenje e vertete e modernitetit, vlera te cilat ne jo se i kemi me tepri, perkundrazi.
Ajo nuk synon te artikuloje jeten njerezore ne gjeresi por eshte nje ze i mahnitshem i ndijimeve si shprehje shpirti universal. Po jap si shembull njeren, Rekuiem, nga libri Erdhi ora te vdes perseri, botuar me 1994:

Noton ne perrua me gjethe mbeshtjelle
Nje dite e vdekur vjeshte
Dhe shterget e fundit kaluan te ngrire
Me syte e verdhe ne heshtje.
Rrezohet nga druret trishtimi i bores
Lugina me hene e lyer
Dhe dreret e eres vene kujen me dhembje
Me briret prej akulli thyer.
Me vdiq dhe kjo vjeshte, me shkoi si kjo dite
Qefinin me gjethe te thare
O dimri i drereve me briret ne ere

Ke vjeshte te qajme me pare?
Mekati i kesaj poezie eshte se, duke qene universale, lenda qe mbart nuk na çon te ndonje gjeografi e njohur as te ndonje kohe e njohur, ku ne te lidhim sentimentet tona empirike, e megjithate eshte e rralle pernga cilesia e realizimit, permes nje gjuhe qe kendon si muzike, gjithmone e shkruar sakte dhe paster. Siç e ka vene ne dukje studiuesi gjerman Hans Joachim-Lanksch, ndryshe nga ç'ben me jeten, kaosin e poezise se vet, ai e organizon ne menyre te perkryer.
Ai bente pjese ne eliten artistike mbareshqiptare. Ne fakt ai jetoi gjithnje ne skaj te shoqerise ndonese nuk kishte asgje nga veset per te cilat shoqeria e paster e mallkon njeriun. Por gjendja e tij shpirterore ishte gjithmone ne mungese pasi ai jetonte ne hijen e perendise se Humbjes. Ketej vijne ngjyrimet e forta te poezise se tij e cila duhet thene nuk bie ne dekadentizem por ka natyre te larte dhe fisnike.
Sidoqofte, nuk ka shenja te mjaftueshme se Frederiku lexohet nga nxenesit apo studentet, pra se kerkohet konsiderueshem ne programet e shkollave. Kete e ndiej sepse punoj ne nje biblioteke. Tashme eshte ore e vone e nates. Nga Dajti ku prape keto dite ka rene bore, vjen nje ere e ftohte qe fershellen permbi ndriçimin e krejt Tiranes, e me tej kodrave. O dimri i drereve me briret ne ere! peshperis kete varg te Frederikut. Mbi tavoline kam shtate librat e tij, te gjithe te botuar sa ishte gjalle, atehere kur ai ishte poeti me brilant i gjalle i gjuhes shqipe (mendimi im).
Por sot nuk kemi ne dore nje botim integral dhe dinjitoz te vepres qe la. Po, edhe nese deshiron nje liber te tij çfaredo, nuk e gjen dot. Mandej, duhen hulumtime dhe studime per kete vlere kombetare te cilat them se nuk do te mungojne pasi zeri i tij nuk mund te kete pergjigje tjeter nga njerezit e letersise dhe artit perveç pohimit. Mes lexuesve qe ka, numri i adhuruesve te tij eshte ndoshta nga me te lartet. Ka fituar Çmimin Kombetar te Poezise dhe eshte perfshire ne disa antologji serioze te poezise shqipe. Ka qene ne vemendjen e studiuesve dhe poeteve, qysh ne gjallje dhe me pas. Sot e kujtojme ne shtatedhjete vjetorin e lindjes. Poezia e tij Rozafa e flijuar mbyllet me keto vargje:
O Medaur! Bekoje kete qytet qe lindi nga nje grua
Tani qe ra hena e syve te mi!
Gjerat e rendesishme kerkojne sakrifica sublime. Keto e ushqejne panderprere vetedijen tone historike, shpirtin tone te panderrueshem. Frederik Rreshpja pati nje mision per te permbushur per te cilin luftoi dhe sakrifikoi por nuk u thye, duke lene pas, ne radhen e krijuesve te medhenj bashkeqytetas, nje veper cilesisht dinjitoze, te bekuar.
Dy fjale per poetin
I lindur në vitin 1941 në Shkodër, Rreshpja edhe pse një
shkrimtar tepër i talentuar, pikërisht për shkak të talentit do të vuante
indiferencën dhe moskujdesjen e një jetimi social. I burgosur politik për 17
vjet, pikërisht në moshën më produktive të çdo shkrimtari, mes moshës 30 deri
50 vjeç Reshpja nuk ishte i përkëdheluri i regjimit të asaj kohe, por as i
botuesve dhe përkthyesve edhe në vitet e mëvonshme. "Nuk kam qenë kurrë në parti, se partitë janë alternativa
qeverisjeje. Mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjerë. Do desha të
shkruaja romane e poezi, por nuk kam asnjë të ardhur. Nga ky shtet nuk pres
asgjë. Në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve po dihet, tërë kuadrot dhe ato
që paguhen si shkrimtarë profesionistë janë ata që la monizmi. Po të mos flasim
për LSHA-në, unë dua që të ekzistojë si organizatë, kjo është arsyeja që deri
më sot nuk kam dalë publikisht nga kryesia e saj. Merreni me mend: dikur veprat
e mia janë grisur nga tekstet shkollore me vendim të KQ të PPSH-së. Sot, në
asnjë tekst a projekt s'është emri im. Pra komunistët s'ma falin dot", është
shprehur në një intervistë të vitit 1994, Rreshpja. Por megjithëse jo pak vepra
të tij nuk janë botuar, ai vjen para lexuesve shqiptarë me disa poezi në
"Anthologie de la poésie albanaise" të Aleksandër Zotos (Chambéry,
1998), në "Antologjinë e poezisë shqipe", "Gjysmëshekulli i artë"
të Ali Aliut (Tetovë, 2000), si dhe punimin e Gazmend Krasniqit
"Poezi-Sprovë antologjike" (Tiranë, 2003). Disa nga poezitë e tij
janë përzgjedhur për t'u botuar në dy vëllime të mëdha poetike, më 1994 dhe më
2003. Vëllimi i fundit me poezi "Vetmi", i botuar më 2003 shënon një
ndër vlerësimet e pakta, që shteti shqiptar i ka bërë Rreshpjes, pasi me të ai
ka fituar një çmim kombëtar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Poeti i madh ndërroi jete me 17 Shkurt 2006.
- Hans Joacim Lanksch;
„… vepra e Rreshpes është poezi e
dorës së parë e kalibrit evropian“,
- Robert Elsie:
“… që në rininë e tij Rreshpja ka
qenë një poet tronditës“,
- Henri Izrael, botues amerikan:
“… është një poezi tronditëse dhe
me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“,
- Ivanov, kritik rus:
„… ne kemi Pushkinin, Jeseninin,
dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“,
- Leo dë Rua, kritik francez:
“… u trondita nga ky njeri që
përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit“,
- Ismail Kadare:
“…Frederik Rreshpja është ndër
poetët më të mirë të Shqipërisë“.
Ul Kokën i Lodhur
Më thërret një mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur që premton mars
Dhe pikëllimi i dëborës me gjunj te burimi.
Mbrëmja rend drejt qiellit’
Hëna rend drejt një shtëpie reshë.
O akuarel i lëvizshëm! Ti mua më thërret
Por me erdhi tepër vonë thirrja jote.
Koka ime e pabindur tek një alarm gjethesh
Që hedh përsipër dy grushta nate!
Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i
vetëm nën hënë?Në ç'hënë barisnje vallë?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.
Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?
Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!
Comments
Post a Comment