Vepra e Bogdanit


Nga Ibrahim Rugova*
Filozofia e Natyrës 

Rruzullimi (Universi). Planetët
Në kuadër të krijimit të jashtëm Bogdani e vendos edhe krijimin e universit apo të rruzullimit, siç i thotë ai, pra krijimin e qiellit, të yjeve dhe trupave qiellorë (korpenat’ e qiellit), pastaj të Tokës në tërësinë e universit. Së pari e jep krijimin simbas versionit teologjik të rrathëve të qiejve, e pastaj atë të planetëve, si version i filozofisë së natyrës, që është një kompromis teologjik-filozofik. Kështu vepron edhe me rastin kur flet për krijimin e Tokës. Pra universin, tokën dhe njeriun e krijesat e tjera i ka krijuar Zoti, simbas tij.
  Bogdani niset nga teoria se janë dhjetë qiej. Tre janë qiejt kryesorë: empireo, kristalino dhe firamento. Krijimin e universit e mbështet në teorinë e katër elementeve të krijimit të botës, që mesjeta e kishte marrë nga Empedokli: Ajri, Uji, Zjarri, Dheu. Krysisht në të gjitha shpjegimet e veta mbështetet te Ptolemeu.
  Në qiellin empiro gjendet Parajsa (Parrisi) me engjëjt dhe atje e ka selinë Krijuesi (Zoti). Dallon dhjetë valle engjëjsh, që u përgjigjen dhjetë rrathëve të qiellit. Qielli firamento është ai qiell që ka rënë në ujëra dhe ka bërë ndarjen e tyre në ajër, në frymë (erërat) në zjarr, në dete e në lumenj. Në këtë qiell qëndrojnë të gjithë yjet dhe shtatë planetet: Hëna, Mërkuri, Venera (që kur i prin Diellit, i thonë Ylli i Dritës, e kur shkon mbrapa Diellit, Ylli i Mbrëmjes), Dielli, Marsi, Jove (Jupiteri) dhe Saturni. I teti qiell është firamento me yjet, pa planetet, i nënti është kristalino, si kristall o billur. E i dhjeti është qielli Primo mobile, që lëviz e sillet. Pastaj e shpjegon lëvizjen e planetëve që sillen rreth diellit, po Toka nuk lëviz, që Bogdani e thotë në bazë të sistemit gjeocentrik, se është qendër e Universit, të cilën gjë më mirë e shohin në skicën e dhënë mbi dymbëdhjetë rrathë të universit. Njëherësh e jep edhe largësinë e planetëve ndërmjet veti dhe prej Tokës, si dhe madhësinë e tyre në krahasim me njëri-tjetrin dhe veçan me Tokën.

 2. Zodiaku

Pos këtyre qiejve dhe planetëve flet edhe për Rrethin e Zodiakut ndër qiej, që ndahet në dymbëdhjetë pjesë të barabarta dhe secila pjesë ka emrin e shenjën simbas një shtaze, që simbolizon një “bashkari o një miqësi ndë natyret”. Zodiaku duke u sjellë herë para e prapa Diellit, tregon herë të lindurit e herë prishjen e gjërave (çshtjellimin) në Hënë e në Botë. Po i japim emrat e këtyre shenjave të Zodiakut për kërshëri që mund të ketë lexuesi i sotëm:

Dashi, Mëzati, Binoshi, Gaforrja, Luani, Vajza, Terezia, Skarrivojeja, Shituesi, Sjapi, Vorba, Peshku.

Sunt Aries, Taurus, Gemini, Cancer, Leo, Virgo, Libraque, Scorpius, Arcitenes, Caper, Amphora, Pisces.

3. Pushteti i Yjeve
Duke u nisur nga teoria e vet, Bogdani nuk e pranon se yjet veprojën dhe e udhëheqin njeriun në jetë, sepse këtë e bën Zoti. Madje nuk e pranon edhe pikëpamjen se njeriu
Lind me yll të vet, mirëpo e pranon se yjet dhe trupat qiellorë, planetet ndikojnë te njeriu. Duke u mbështetur në astrologji, pjesërisht ku vërehet një anim i tij kah astronomia, pranon se të shtatë planetet me virtytet e tyre ndikojnë brenda moshave të njeriut:
 1. Per të folë ma per të çtiellë për mbi vertyttë yjet, e të Pianetevet, thonë astrolojtë; Mbasi të lenjë njeri, Hana ka forcë e ruen ndjerë mbi-katër vjet, e ajo fomi kurraj nuk jet pa m’paq po si Hana luen: e këtyre vjete u thonë kerthinjenia.
 2. Kater vjeç e ndjerë mbi 14, e ka ndenë pushtet Merkuri, e banjenë posi Merkuri: e atyne vjete u thonë fëminjenia.
 3. Kater mbi dhjetë vjeç e ndjerë mbi 22, e ka ndenë pushtet Veneri e atëherë hin me dijtunë shekullin e deshero me xanë e me u bam i urtë: e atyne vjete u thonë djelmënia.
 4. Njizet e dy vjeç e ndjerë 41, e ka ndenë pushtet dielli, e u ep gjithë fuqin’ e tyne: e ata vjetë janë ma të mirët e u thonë trimënia.
 5. Katër dhjetë e nji vjet ndjerë mbi 56, janë ndenë Marcinë, e prashitu aso koheje nieri ashtë më i idhunë se as kurraj, e i thonë burrënia.
 6. Pesë dhjetë e gjashtë vjeç ndjerë 68, i ka ndenë pushtet Gjovi (Jupiteri), e nieri ka kujdesni shpiritit e ka urti të mirë e apenë këshille të mira e atyne vjete u thonë pleqënia. 
 7. Gashtë dhjetë e tetesh ndjerë 98, i ka ndenë pushtet Saturni, e nieri ashtë plot me kelbazë e kujdes, e ashtë gjithë i merziçim e i padurueshm: atyne vjete u thonë pleqënia e mbetunë; e gjithë qish jet teperë gjall, ashtë posi thonë profeta, mund’ e të dhimtunë.


4. Të marrët’ e Diellit e të marrët e Hanesë
Të zanetë, të zënët e Diellit e shpjegon me faktin se Hëna qëndron ndër ne e ndër Diellin, e zihet gjithë ajo pjesë që mbulon Hëna me trup të saj, se simbas Bogdanit Hean sillet rreth Diellit. Ndërsa të zënët e Hënës është atëherëkur ndër Hënën huyn e qëndron dheu, e nuk e lë Hënën të marrë dritën e diellit. Me këtë rast e hedh bindjen se Hënën e përbin dragoi, e kështu nuk bën dritë. Ose kur zihet dielli thonë se ka fjetur ndë gurrë (në ujë). Këtë e shpjegon me faktin se Toka, simbas sistemit gjeocentrik është larg yjeve të tjerë dhe nuk mund të bëjë zënien e tyre. Eshtë me rënësi se kjo pikëpamje e Bogdanit mbi zënien e diellit e të hënës, në fakt është gjeocentrike, po afër konceptit heliocentrik, që pranon edhe lëvizjen e tokës dhe sjelljen e hënës rreth tokës e të tokës rreth diellit.

5. Toka (Dheu)
Toka sambas Bogdanit është planeti më me shumë ujë, I mbështjellë me ujë, zjarr dhe ajër, kushtet për jetë. Tokën e dna në katër rrathë: rrethi i parë ëstë zemra e dheut (tokës) ku gjendet ferri, Limbi është i dyti, i treti Burgatori (Purgatori) dhe i katëri Gjiu i Abrahamit, që ndryshe i thonë edhe Fusha e Elizit (Fushat e Eliseut), ku rrinin patriarkët dhe profetët e aty. Pas vdekjes, simbas teologjisë ka zbritur Krishti. Në Purgator apo në limb qëndrojnë shpirtrat që ndahen, pra bëhet spastrimi i tyre simbas mëkateve, e caktohen për në ferr apo për në Parajsë. Ferri që është në rrethin e parë, në zemër të tokës është vendi më i shëmtuar ku shkojnë mëkatarët e ndryshëm simbas llojeve të mëkateve, prandaj edhe Bogdani e ndan në „12 rreshta“, rrathë si Dante (Harapi na nfoton se Bogdani e kishte bërë këtë sistem të dnarjes në rrathë simbas Komedisë Hyjnore edhe kur flet për Qiellin (Kozmosin), Cuneus, 1940). Aty qëndron Luciferri që kishte dashur t’i mbivihet Zotit, prandan ai e dënoi të qënmdrojë atje përgjithmonë.

a)Elementë dhe fenomene të natyrës.
Duke folur për disa besëtytni se tokën e mban mëzati, Bogdani pohon se kjo nuk është e vërtetë dhe se toka qëndron vetë  si një ‚gogël’, si sferë pra, meqë nuk e pranon lëvizjen e saj. Prandaj për t’i menjanuar këso dhe bindje të ngajshme thotë se nukë më duketë keq bam me prekunë disa kafshë të Filozofisë, me të cilin temr kuptonte filozofinë e natyrës ashtu si kuptohet në kohën e tij. Duke folur për ujin ai jep të dhënën se për nga sasia ujërat janë ndarë e bashkuar në lumenj, liqene, detra e oqeane. Apstaj duke folur për ngjyrën e ujërave të lumenjve thotë se atae marrin ngjyrën nga përbërja e tokës dhe nga xehet (mineralet) si në rastin e ujërave të Janjevës e të Novo Bërdës. Si lumenj për ilsutrim përmend Danubin, Drinin, Vardarin.
Kurse fenomenet e tjera natyrore i shpjegon përmes kundërshtiove të katër virtyteteve (cilësive) të katër elementëve: të nxetitë, të ftofetit, të thatitë e të njometë prej të cilave përmedn atsmosfera apo mbretria e ajrit simbas tij, ku bëhen shienatë, breshnatë.
Ai flet për këto feomene atmosferike: retë niegulla, Voesa, Bora, akulli, bresheni, pastaj për fenomenet: vetëtima, era dhe llojet e saj si dredhja. Flet edhe për tërmetin apo termekun, si thotë ai, që e merr si avull që del nga toka po nuk mund të shpërthejë, prandaj shkakton dridhje. Në shpjegimin e këtyre fenomeneve natyrore qëndron në baza shkecore ashtu si shpjegohen edhe sot në meteorologji e në gjeografi pos në disa raste ku del më i reduktuar. Duke e shpjeguar vetëtimën e bubullimën Bogdani e lufton paraygjikimin se po shtie Shën-Iliu e po bëhej kështu. Pra edhe në këët fushë kishte njohuri të mira, çfarë shihet nga argumentimet që sjell duke bërë falë për këto fenomene....

*Marrë nga monografia me të njëjtin emër të tij

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk