Shkrimtarët, më të rrezikuarit nga vetëvrasja
Në bazë të ekspertëve që kishin studiuar më shumë se një
milion persona, kreativiteti shpeshherë ndërlidhet me sëmundje mendore, e
personat më të ekspozuar janë shkrimtarët. Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë
nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga
ankthet dhe çrregullimet bipolore, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i
narkotikëve. Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të
mëdha në krahasim me njerëzit e rëndomtë. Valltarët dhe fotografët kanë më
shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar. Shkencëtarët thonë se rezultatet
e tyre hedhin dritë në çrregullimet mendore, që nga tani duhet të shikohen më
ndryshe. “Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet
mendore hapin rrugë për shërimin e tyre. Me këtë rast, mjeku dhe pacienti mund
të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë
dr. Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit në këtë hulumtim.
Comments
Post a Comment