Mëtim i gërmëzuar në frymë
Albert Vataj Në çdo moment ti ndrydhësh nën peshën e rand dhe hijen e një “mali që s’bzan”, e grushti jot i mëshirshëm tuj u shtërngu mëdyshjesh, hezitimesh..., shpërbahet. Zani jot ndryshët nën qiellin e zotave, si nën thundrën e nënshtrimit, e ti mblidhesh në Zotin tand sublim, e Ai në ty struket tuj mru tharmin e nji kushtrimi që kërkon qiell me fluturu. Njeriu nuk rritet nga poshtë nalt, por nga brenda-jashtë. Ky asht kushti themelor i tana lirive në jetë. Shkëndia që përban jetën tonë të vetvetishme duhet me bashku dy anët e hendekut të mosdakordësive dhe të hidhet nga njëni skaj në tjetrin. Kështu, për një moment kundrojmë botën se si na shfaqet nën një vetëtimë. Kësisoj, ”Njerëzit bëhen të këqinj dhe fajtor sepse flasin dhe veprojnë pa parashikuar pasojat. Ata janë somnambul jo keqbërës”. Ëndrra për të shkatërruar të keqen është vetëm pasqyrim i ndjenjës së dëshpërimit që vjen nga humbja e besimit. Të zhytesh brenda vetes nuk don me than të kridhesh në pavetëdije, t