Mëtim i gërmëzuar në frymë
Albert Vataj
Në çdo moment ti ndrydhësh nën peshën e rand dhe hijen e një
“mali që s’bzan”, e grushti jot i mëshirshëm tuj u shtërngu mëdyshjesh,
hezitimesh..., shpërbahet. Zani jot ndryshët nën qiellin e zotave, si nën
thundrën e nënshtrimit, e ti mblidhesh në Zotin tand sublim, e Ai në ty struket
tuj mru tharmin e nji kushtrimi që kërkon qiell me fluturu. Njeriu nuk rritet
nga poshtë nalt, por nga brenda-jashtë. Ky asht kushti themelor i tana lirive në
jetë. Shkëndia që përban jetën tonë të vetvetishme duhet me bashku dy anët e
hendekut të mosdakordësive dhe të hidhet nga njëni skaj në tjetrin. Kështu, për
një moment kundrojmë botën se si na shfaqet nën një vetëtimë. Kësisoj, ”Njerëzit
bëhen të këqinj dhe fajtor sepse flasin dhe veprojnë pa parashikuar pasojat.
Ata janë somnambul jo keqbërës”.
Ëndrra për të shkatërruar të keqen është
vetëm pasqyrim i ndjenjës së dëshpërimit që vjen nga humbja e besimit. Të
zhytesh brenda vetes nuk don me than të kridhesh në pavetëdije, të hidhesh në
prehnin e një ninulle melankolike që të zatet pas kujtimeve, por të hovesh nalt
me krahët e një vullnese lirie, atë çka shfaqet e vagullt mbi sipërfaqen e
shndritshme të ndërgjegjes tane.
Comments
Post a Comment