Posts

Showing posts from November, 2013

Prezantim dinjitoz i kulturës shqiptare në Gjermani

Image
Me idenë e shkëmbimit të dy kulturave, e mbi të gjitha të prezantimit të kulturës shqiptare, në qytetin gjerman të Krefeldit u zhvillua një mbrëmje kulturor shqiptare. E ftuar edhe sopranoja e njohur, Alma Strazimiri. Në fundjavë qytetarët e Krefeldit dhe qyeteve të tjera përrreth, si Dyseldorfi, Këlni apo Eseni kishin fatin që në ambjentet e shkollës publike për të rriturit të përjetonin nga afë pjesë nga kultura shqiptare. Salla ishte mbushur plot, sa shumë mbetën edhe në këmbë. Mbrëmja nisi me dy valle shqiptare të interpretuara nga nxënësit e shkollës shqipe me mësuesin Adem Shala nga qyteti Viersener-it. Kryetarja e shoqatës gjermano - shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Arsim, IKB, Juna Kule-Mörsch në fjalën e saj vuri theksin në nevojën e një ure bashkëpunimi kulturor mes dy popujve. Nxënës- valltarë të shkollës shqipe të Viersen-it Procesi i integrimit, i kuptuar si proces integrimi mes kulturave, po ndryshon kahje me kalimin e kohes. Në qoftë se ai filloi si proces

Çështja Gurlitt - Fundi ende larg

Image
Fajësime reciproke, neglizhencë, mungesë transparence - trajtimi i veprave të artit të zbuluara në Mynih, në pronësi të Cornelius Gurlitt, janë kthyer në një çështje me karakter politik. Reinhard Nemetz-it i duhet të dëgjojë shumë kritika këto ditë: prokurori i përgjithshëm i Augsburgut është aktualisht në qendër të rastit Gurlitt. Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani kërkon një sqarim të hollësishëm të çështjes. Kongresi Ndërkombëtar Hebre (WJC) kërkon që çështja të trajtohet në nivelin më të lartë politik dhe jo nga një prokuror. "Kalorës në breg" nga Max Liebermann 310 piktura do t'i ofrohen së shpejti për rikthim Cornelius Gurlitt nga prokuroria e Augsburgut. Pikërisht ato të cilat pa asnjë dyshim i përkasin Gurlitt, tha për DW prokurori Reinhard Nemetz: "Vepra, të cilat p.sh. janë punuar dhe nënshkruar nga pjesëtarë të familjes." Retrospektivë: hetimet për veprat e artit "Çifti" nga Hans Christoph Në shtator 2010 Cornelius Gur

Raid Yousif - Një yll në harresë

Image
Pasi u largua nga vendi i tij i lindjes Iraku dhe u vendos në Gjermani, Raid Yousif iu përkushtua karrierës së tij muzikore. Pavarësisht pengesave, ai ka si synim të hyjë në një terren të ri. Nën regjimet represive artistët aktivë në politikë apo kritikët e artit kërcënohen dhe vihen shpesh nën mbikqyrje. Një shembull tipik është protesta feministe e grupit rus Pussy Riot, të cilat u dënuan me burgim për sjellje huliganiste pas një performance në një kishë. Por në disa pjesë të botës sjellje të tilla dënohen më ashpër se sa me një dënim me burgim. Në Lindjen e Mesme, për shembull, dënimi me vdekje mund të jepet për shkelje ndaj fesë, duke e lënë mërgimin si të vetmen mundësi për shumë kritikë arti si të qeverisë edhe të kishës. Raid Yousif, i cili bën muzik arabe pop, është vetëm një shembull. Kompozitori dhe producenti nga Iraku Al Azzawi, i cili jeton në Berlin vuri në dukje se, përgjithësisht, muzika pop në Irak është politikisht neutrale. Yousif nuk bënte përjashtim nga rr

Humaniteti në romanet Petro Markos

Image
Behar Gjoka Petro Marko, mjeshtër i poezisë, gazetar rebel, njeriu i burgosur dhe gjithmonë i lirë, që në radhë të parë është prozator i madh; me një kontribut të vyer në lavrimin e romanit. Portretizimi i figurës unike të Markos, vjen qartazi edhe në pohimin e Ali Aliut, kur shprehet: … janë të rrallë ata shkrimtarë që kanë mundur të ruajnë aq me konsekuencë dhe fanatizëm dinjitetin e krijuesit dhe të njeriut, të arrijë sintezën harmonike të njeriut dhe të artistit ashtu siç ka mundur të shquhet Petro Markoja në këtë plan. (1990: 158), në librin Kërkime. Paraqitja e shkrimtarit, me dy romanet e parë Hasta la vista dhe Qyteti i fundit në vitet '60 shënoi një kthesë të jashtëzakonshme në historikun e romanit shqiptar, madje në distancë kohore, mundet të thuhet, me bindje dhe argument, se librat e tij hodhën themelet këtij zhanri, sidomos në rrugën e shkrimit bashkëkohor të letrave shqipe. Në shkrimin e romaneve, megjithatë spikatet si pakkush tjetër, në trajtimi

Austria ndihmon qytetin e Shkodrës dhe veriun e Shqipërisë

Image
Austriakët do të vazhdojnë angazhimin e tyre me investime për zhvillimin e qytetit të Shkodrës dhe rajonit verior të Shqipërisë. Prej afro 20 vjetësh, shteti austriak ka investuar disa miliona euro për përmirësimin e imazhit dhe të ekonomisë së kësaj zone, si një nga më të prapambeturat në shkallë vendi. Ky investim vjen si rezultat i marëdhënieve bilaterale të Austrisë me Shqipërinë, shumëvjeçare, e cila po konkretizohet me një bashkëpunim afatgjatë në disa fusha të rëndësishme. Lista e projekteve të qeverisë austriake për të mbështetur financiarisht Shqipërinë gjatë këtyre viteve, konsiston dhe përbëhet nga shumë sektorë të domosdoshëm dhe jetikë për zonat veriore dhe banorët e tyre si energjitikë, infrastrukturë, miniera, ujësjellës-kanalizime etj. Investime të vazhdueshme ka patur edhe nga mjaft agjensi me emër dhe donatorë të ndryshëm austriakë edhe në shëndetësi, turizëm, arsim-kulturë, bujqësi, etj., duke përfshirë këtu edhe zonat rurale kryesisht ato malore, të cilat p

Apostulli i shkrimtarisë shqiptare

Image
100-vjetori/ Petro Marko kujtohet sot në Bibliotekën Kombëtare Petro Marko, një prej personazheve më të njohura të letërsisë shqipe, do të kujtohet sot përmes një aktiviteti, me rastin e 100-vjetorit të lindjes në Bibliotekën Kombëtare. Ai lindi më 25 nëntor 1913 në Dhërmi të Himarës dhe u nda nga jeta në vitin 1991. Jeta e tij duket interesante para vitit 1944, ku i riu Petro angazhohet të jetë pjesë aktive e jetës publicistike të kohës, më pas i bashkohet Luftës së Dytë Botërore. Pas një takimi me Migjenin më 1937-n, ai niset për në Athinë e më pas merr anijen për në Francë, Marsejë; anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë dhe gjen në Paris,  Llazar Fundon  e Ali Kelmendin. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe  Ernest Heminguej ,  Pablo Neruda etj. Pas kthimit në Shqipëri, ai

Vendlindja i rikthen borxhin Petro Markos

Image
Aleksandër Çipa Në qershor të vitit 2004, ndërsa Safo Marko më dhuronte librin e Petro Markos “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)”, me dedikimin: “Aleksandrit, birit të Bregut, dhe birit të Lefterit zemër-zjarr, bashkudhëtar në art me Arianitën dhe Madun, fëmijët e Petros, luftëtar i Lirisë dhe poet i Bregut”, më ishte bërë edhe më i rëndë pengu për “borxhin” që vendlindja jonë, Bregdeti i Himarës, i ka këtij burri me emër të përjetshëm. Shkrimtari dhe gazetari Petro Marko është unik në përvojën dhe historinë e gazetarisë së Mesdheut. Një reporter lufte dhe luftëtar, ndoshta ndër të parët në historinë e shtypit shqiptar. Kjo nuk është përmendur ndonjëherë në tekstet dhe memuaret tona për publicistikën. Ka edhe shumë gjëra të tjera të papërmendura për një kontribut dhe investim të ndershëm shqiptarësie në jetën e shkuar të Petro Markos. Por tashmë kur ai ka fituar përjetësinë dhe brezat dhe bashkëkohësit e tij jetojnë kohën e shkurtër të jetës së tyre, ndërgjegjj

Valentina Lisitsa: Yll klasik i brezit YouTube

Image
Valentina Lisitsa e futi videon e saj të parë në YouTube në vitin 2007. Sot ajo është e famshme. Ajo njhet si yll klasik i brezit YouTube. Pilharmonia e Këlnit sot është e mbushur për gjysmë. Ndonjë pianist tjetër do të tërhiqte më shumë spektatorë në sallën prestigjioze. Por po të shohësh me kujdes vëren se nga spektatorët e zakonshëm të filarmonisë me flokë të bardhë dhe në gjendje të mirë ekonomike pak ka në sallë. Në vend të tyre për koncertin interesohen më shumë të rinj të veshur me xhinsa ose me rroba motorri, e madje edhe njerëz veshur sipas stilit grufti apo gothic. Shumë prej tyre kanë ardhur me lule. Disi të pasigurt, ata shikojnë përreth. Një djalë i pashëm ulur në rreshtin e dytë filmon me smartphon gruan që del në skenë. E gjatë, bjonde me flokë të harlisur, veshur me një fustan ngjyrë çiklamini: Valentina Lisitsa. YouTube e ka bërë atë të famshme. YouTube dhe karriera Pianistja Valentina Lisitsa Pianistja 33-vjeçare e shkollës ruse - ka sot pasaportë ameri

Konfigurimi i atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe

Nga Alisa Velaj M.A Poezia bashkohore shqipe e arbëreshëve të Italisë formësohet në gjysmën e dytë të shekullit të XX me daljen në dritë të veprës "Burbuqe të egra" (1946) të poetit Dushko Vetmo. Nga ajo kohë e deri më sot, prej këtyre ngulmimeve që kanë hyrë në shekullin e gjashtë të ekzistencës së tyre në gadishullin Apenin, janë shfaqur emra poetësh me një potencial artistik të një niveli të lartë në letrat shqipe. Madje kjo periudhë shënon një rilindje të dytë të poezisë arbëreshe, pas rilindjes së saj të parë që nis nga mesi i shekullit XIX me korifenj të tillë të poezisë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe. Po ndërsa kjo poezi vjen me një nivel të lartë sasior dhe cilësor në ditët tona, tematika e saj nuk është e njëjtë me poezinë që shkruan poetët e Rilindjes Kombëtare, ngase edhe kushtet historike kur u zhvillua kjo e fundit ishin të ndryshme nga ato të gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Ashtu siç thekson edhe profesor Rexhep Ismajli:"Nga aspe

Tre ndalesa paradoksale në veprën e Migjenit

Image
Nga Valbona Avdullaj Në ndërgjegjen time ka dy Milloshë; Milloshi i gjallë i jetës së përditshme që vepron, gabon dhe Milloshi tjetër, që i vihet përballë atij, e vëren dhe dënon gabimet e Milloshit real. Te njeriu bahet vazhdimisht një luftë e mbrendshme për përsosjen shpirtnore”. Individualiteti krijues i një shkrimtari, ndonëse është fenomen i papërsëritshëm, nuk duhet të kuptohet si produkt i një izolimi të plotë. Ndaj, duke besuar edhe faktin që, “nuk mund të kuptojmë kurrë një vepër arti po nuk kuptuem ma parë vetë artistin.”  (Arshi Pipa) do të përpiqemi të futemi në universin e paqetë të Migjenit, me bindjen se lidhja midis jetës private të autorit dhe veprës së tij artistike nuk është ajo lidhja shkak-pasojë, ashtu si midis “sinqeritetit” dhe vlerës estetike nuk ka raporte të ndërsjella. Formimi teologjik i Migjenit është një fakt i mirënjohur, jo thjesht si fakt biografik, por edhe sepse marrëdhënia e tij me religjionin nuk ka qenë i rëndomtë, si ajo e një besim