Raid Yousif - Një yll në harresë

Pasi u largua nga vendi i tij i lindjes Iraku dhe u vendos në Gjermani, Raid Yousif iu përkushtua karrierës së tij muzikore. Pavarësisht pengesave, ai ka si synim të hyjë në një terren të ri.

Këngëtari Raid Yousif
Nën regjimet represive artistët aktivë në politikë apo kritikët e artit kërcënohen dhe vihen shpesh nën mbikqyrje. Një shembull tipik është protesta feministe e grupit rus Pussy Riot, të cilat u dënuan me burgim për sjellje huliganiste pas një performance në një kishë. Por në disa pjesë të botës sjellje të tilla dënohen më ashpër se sa me një dënim me burgim. Në Lindjen e Mesme, për shembull, dënimi me vdekje mund të jepet për shkelje ndaj fesë, duke e lënë mërgimin si të vetmen mundësi për shumë kritikë arti si të qeverisë edhe të kishës.
Raid Yousif, i cili bën muzik arabe pop, është vetëm një shembull. Kompozitori dhe producenti nga Iraku Al Azzawi, i cili jeton në Berlin vuri në dukje se, përgjithësisht, muzika pop në Irak është politikisht neutrale. Yousif nuk bënte përjashtim nga rregulli: "Të gjitha këngët e mia janë për dashurinë", thotë 28-vjeçari. Megjithatë, në vitin 2010, ai u detyrua të largohej nga Iraku dhe të kërkonte strehim në Gjermani.
Këngëtari nuk ishte vetëm pjesë e minoritetit të krishterë në një vend, ku mbizotëron myslimanizmi, por gjithashtu edhe një figurë e njohur. Në vitin 2004, ai fitoi një shfaqje rajonale në qytetin e tij të lindjes në Mosul përpara se të njihej në mbarë vendin me një shfaqje tjetër në vitin 2010, modeluar sipas formatit ndërkombëtar “Pop Idol”
"Rreth 2.000 deri në 3.000 veë morën pjesë në këtë program," tha ai për DW. "Çdo njëri prej tyre mund të kishte fituar. Ata kishin të gjithë zëra të shkëlqyer. Por dikush duhej të fitonte. Falë Zotit isha unë!"
Statusi i një ylli në Irak dhe më gjerë
Këngëtari Raid Yousif
Për shkak të situatës së pasigurtë politike në Irak, atje nuk mund të zhvilloheshin shfaqje. Kështu, finalja e madhe u zhvillua në Bejrut, në kryeqytetin e vendit fqinj Libanit. "Natyrisht, programi u transmetua në të gjitha vendet arabe," tha Yousif, duke nënvizuar rëndësinë e programit jashtë vendlidjes së tij.
Pas fitores së tij në televizion,Yousif u zhvendos në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. "Baza ime ishte Dubai. Atje kam jetën dhe shtëpinë time. Por kam udhëtuar shumë. Kam marrë pjesë në koncerte në SHBA, Kanada, Francë, dhe në shumë vende arabe."
Kompozitori dhe producenti Al Azzawi thotë, se shumë muzikantë irakianë zgjedhin për të jetuar dhe punuar në një shtet tjetër arab – dhe e sigurojnë jetesën duke dhënë koncerte. Shumë pak zgjedhin qëndrimin në Irakun e shkatërruar nga lufta. Megjithatë, pasi leja e qëndrimit për në Dubai skadoi në fund të vitit 2009, Yousif iu desh të kthehej përsëri në Irak. Ai u përball atje me situata shumë kufizuese. "Unë nuk mund të zhvilloja koncerte atje," thotë ai "nuk mund të bëja muzikë kur të dëshiroja. Ishte luftë dhe kam pasur gjithmonë frikë se diçka do të ndodhte." Pas një viti e gjysmë atje ai kuptoi se nuk mund ta përballonte më gjatë këtë situatë.
Siguria triumfon mbi famën
Në vitin 2010, Yousif u zhvendos në Gjermani dhe ndalesa e tij e parë ishte Karlsruhe. Nga atje, një gjyqtar e dërgoi atë në Bad Mergentheim, një qytet i vogël pranë Würzburg-ut. "Gjykatësi më dërgoi atje, sepse ai i më pëlqente mua," thotë Yousif. "Ai kishte qenë atje me pushime me gruan e tij dhe tha se atje ishte qetësi dhe një vend i sigurtë."
Yousif thotë, se ishte e vështirë jetesa në ditët e para në një vend të huaj dhe me njerëz të panjohur. Karriera e tij në mënyrë të pashmangshme pësoi një rënie të ndjeshme. Ai i është bashkuar korit të qytetit, por si këngëtar pop ai ka bërë vetëm dy paraqitje në Gjermani. "Për të kënduar live kam nevojë për një grup", shpjegon ai, "dhe se nuk është aq e lehtë për ta gjetur grupin këtu."
Megjithatë, ai vazhdon të regjistrojë. Ai i ka ofruar tashmë katër këngë të reja një studioje arabe regjistrimi, ata kanë treguar interes për dy prej tyre, por do t'i realizojnë ato vetëm nëse i mbulon vetë shpenzimet e videos. "Ata e dinë se unë nuk kam mundësinë për ta bërë këtë dhe mendoj se ata mund të bëjnë çfarë të duan me mua", ankohet ai.
Muzikë arabe me ndikime perëndimore
Këngëtari Raid Yousif
Ai ka praninë e muzikantëve të Web (Facebook, SoundCloud) dhe përzgjedhjen e disa fansave të rinj, por kjo është e gjitha, më shumë se kaq Yousif-i s'ka mundur të arijë këto vitet e fundit. Megjithatë ai nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për një karrierë në industrinë e muzikës. "Muzika është ajo që unë dua të bëj, 100 për qind." Qëndrimi në Gjermani ka ndikuar tashmë në muzikën e tij. "Më parë, doja të bëja vetëm muzikë arabe pop, tani dua të këndoj në anglisht për fansat e mi", thotë ai.
Yousif gjithashtu dëshiron të orientohet në diçka krejtësisht të re. "Unë kam shumë ide tani. Do të doja të regjistroja muzikë të re të stilit amerikan pop, por duke e përzier atë me tekstin në gjuhën arabe. Askush nuk e ka bërë këtë më parë."
Muzikanti dhe muzikologu iranian Saad Thamir që jeton në Këln, shohin një mundësi që Yousif t'i realizojë idetë e tij. Ai thotë se muzika arabe pop ngjan shumë me atë të kolegut të tij amerikan, por ka mbetur në vend në aspektin e krijimtarisë gjatë 30 viteve të fundit. Ai kujton një proverb tradicional irakian, që thotë se 'në qoftë se ju bëni diçka të re, të gjithë do të flasim për këtë'.
Yousif mbetet optimist. "Sigurisht që do të ketë një treg për atë që unë jam duke bërë," thotë ai. "Nëse punoj shumë, nuk ka asnjë arsye pse të mos jem i suksesshëm."

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk