Posts

Showing posts from December, 2013

Kurthet pas mesnate

Image
Mark SIMONI Në mëngjes bënë dashuri pranë oxhakut  të madh, ku drurët, duke u djegur, fishkëllenin herë si fyej e herë si era që ikën pyllit. Të shtruar rrafsh, mbi një batanije me kaproj. U ngritën e pinë deri sa po deheshin, i bënë fotografi nudo njëri tjetrit, u futën në dush e bënë prap dashuri.  Treguan përrallat më të bukura që dinin për të rriturit dhe u puthën fort, duke vallëzuar krejt lakuriq në hollin e madh, në oxhakun e të cilit fishkëllenin drurët Sapo erdhi mbrëmja u zunë me njëri tjetin. U zunë keq. Ai i tha ik, ik për fare, ik…. megjithëse ik nesër në mëngjes, pasi tani sapo ka ardhur nata dhe jashtë bie shi, madje ti trembesh dhe nga hijet e vetëtimave. Por për të ikur ke për të ikur. -Do të iki menjëherë sapo të dalë drita. Do të zhdukem për fare. Mezi po pres që të dal prej teje. -Porta e shtëpisë sime është e çuditëshme – tha djali- Sikur ti, duke dalë bën zhurmën më të vogël, ajo mbyllet e ti mbetesh brënda njëherë e përgjithmonë. Prandaj kujdes kur

Kartolinë tim biri për Krishtlinje!

Image
“Edhe pse une tashmë jam rritur, besoj tek Babagjushi i Krishtlindjeve” kësisoj mu shpreh im bir këtë të diel, ndërsa shtërngonte fort në gji dhuratën që i kisha blerë, dhe me sytë që i shkëlqenin më mbërthente pajada si me një vezullim brerore. Ishte një çast, sublimitetin e të cilit e shenjtëroi ligjërimi i tij i sinqertë dhe kënaqësia e strukur përmes gjestesh dhe feqeve të flakëruara. Fatmirësisht atij si kanë munguar shumëçka, për më tepër dhuratat. Vetëm me kohën, kushtuar atij, i jam borxhli. Borxh, të cilin nuk ka nguruar të ma ndërmendë hera-herash, duke më akuzuar se: Ti kalon më shumë kohë me dashurinë tënde, librin, se me birin tënd”. Çdo herë e më tepër ndjehem në faj, edhe pse shfajësimi me flakjen tej të gjithçkaje dhe afrisë me të, nuk zë vend. Nuk është koha, me gjas, është një lloj xhelozie, të cilën ai e shfaq kësisoj. Edhe pse në kohën e lirë, kohë të cilën më duhet ta ndajë në shumë pjesë, lë pak shteg të më “akuzojë”, ai gjithsesi më qëllon me të vetme

“Shan Pici-Fotografi i Malesive”, deshmon mrekullite bjeshkatore nepermjet fotografise

Image
Nga Fototeka Kombetare “Marubi” në datën 23 Dhjetor 2013, ora 18:00 në Muzeun Historik Kombëtar (salla me hyrje nga Hotel Tirana International) organizohet ekspozita fotografike “Shan Pici-Fotografi I Malesive” si dhe promovimi i albumit fotografik “Shan Pici”, një event i përvitshem qe zhvillohet jo vetëm ne Tiranë por edhe në qytetin e Shkodres. Shan Pici radhitet në Shkodër krahas emrave të mëdhenj e të njohur të fotografisë si: Marubët, Jakovët e Raboshët. Përveç punës së përditshme si fotograf profesionist i qytetit të tij, që fiksonte e dokumentonte kryesisht në studion e tij portrete të qytetarëve të moshave të ndryshme, malësorëve, nuseve dhe dasmorëve; Shan Pici me pasion e për natyrën, ka lënë një koleksion interesant të fotografisë së peizazhit verior shqiptar. Ai udhëton shumë dhe fikson pamje të natyrës piktoreske malore të zonës së Malësisë së Madhe, të Tropojës, Kukësit, Pukës, Mirditës etj. Ai sigurisht ka vlerën e artistit – fotograf që ka fiksuar

Adam Elsheimer, gjeniu që u burgos për borxhe dhe vdiq në mjerim

Image
Adam Elsheimer (18 Mars 1578 – 11 Dhjetor 1610) Ai jetoi vetëm 35 vjet dhe ishin te mjafta krejajo përpjekje ngadhnjyese për të mbetur në mmemorien e artit si gurthemeli i asaj pikture, vazhduesit e së cilës u kthyn në korifej të penelit. Ai ishte jashtëzakonisht ndikues në artin e shekullit 17. Pikturat e pakta që la pas ishin të vogla, pothuajse të gjitha realizuar në pllaka bakri, të llojit të njohur zakonisht si “piktura studiosh” (ekspozohen e mbahen në dhoma ose studio të vogla private). Përfshijnë shumëllojshmëri efektesh drite dhe një risi në trajtimin e peizazhit. Elsheimer ndikoi shumë artistë, përfshirë Rembrandt dhe Peter Paul Rubens. Kaloi shumë kohë nëpër kisha, duke studiuar punët e mjeshtrave, kishte kujtesë pamore të jashtëzakonshme, ishte melankolik e shumë zemërmirë. “Nuk ishte të dytë në figurat e vogla, peizazhet e subjektet e tjera…mund të prisje nga Adami gjëra që askush nuk i kishte parë më parë e as do t’i shihte më pas!” – u shpreh Rubens pas vdekjes së

KOLOSËT E RREMË BRENDA VETES

Image
Mark SIMONI 1. Nëpër rrugicat me kalldrëm të qytetit tim të lindjes, gjithë fëmijërisë sime mbaj mend të sillej një njeri i ç uditshëm që s’do ta harroj kurrë. Me mjekër të gjatë deri në brez, me një palë rroba allosoj që s’dihej se nga ç’ kohë vinin, ngarkuar me trasta të rënda plot gurë, me shpatë të ndryshkur ngjeshur, vetmitar, i brengosur, gjithë trishtim, ndrysh nga gjithë njerëzit e kësaj bote. Por ajo që vazhdon të më ç udisë dhe sot e kësaj dite nga ai njeri nuk janë as petkat e tij, as mjekra e gjatë dhe shpata e vjetër. Mbaj mend se, kur kalimtarët e fyenin apo e merrnin nëpër këmbë, ai krejt i bindur bërtiste me zë të lartë se qe “Mbreti i Arabisë”. Nuk e di se ç’ mund të ketë qenë ajo dallgë, ajo krisje, ai rreng, ajo dalldi, që ka prishur zemrekët në kokën e tij, që ia ka mbrapshtuar dhe bërë rrokopujë gjithë inventarin e memories. Ç ’imazh influent i është sjellë përfytyrimeve të tija të sëmura për t’i mbushur mendjen se ai s’qe gjë tjetër ve ç se “Mbreti i Ara

Edvard Munsch, gjithëkohja e “Klithmës” ngjethëse

Image
Nga Albert Vataj Plot 150 vjet më parë lindi Edvard Munsch, fillimtari i simbolizmit dhe ekspresionizmit norvegjez, tragjiku dhe gjëmimtari i potershëm i ndërkohjes dhe brendisë ndëshkuese. Ai ishte nistari ndjellës i trajtimit të temave psikologjike në art, të cilat i sendërtoi mbi disa nga parimet kryesore të fund shekullit të XIX me simbolikën e tij të spikatur dhe në vijimësi në lëvrimin krijues nën ndikimin ekspresionizmit gjerman të shekullit XX. Me “Klithmën” (1893), ai çau mohimin dhe depërtoi dhunshëm në zemër të kohës dhe nuk pushoi piskamën e tij përpirëse at mot e tash. "Babai im ishte temperament nervoz dhe obsesiv. Prej tij kam trashëguar farën e çmendurisë. Engjëjt e frikës, pikëllimit dhe vdekja qëndronte afër meje që nga dita që kam lindur", - kumton kësisoj Munsch, ndërsa këqyr vetveten përmes të çarave të mureve, ku shpirti i tij i trazuar e kishte burgosur. Ai erdhi nga “ferri” për të mbajtur të ndezur pishtarët e gulçeve dhe gufeve. Brofi si shta

Shtëpi e ëmbla shtëpi, folezë dhe altar

Image
Albert Vataj © Ajo është, si çdo folezë, si çdo tjetër pritani e zellshme, e ngrohtë dhe e dashur, si krejt tjetërçka që zë fill me gjakimin tënd të qenësishëm. Asnjëherë përmasat nuk më janë orvatur si kriter përcaktues i vlerës dhe dakordësisë për t’i hedhur në krahët e ndonjë idili. Për më tepër luksi dhe salltaneti, ojnat dhe gajlet, kanë patur durim për të qëndruar gjithnjë lag meje dhe unë gjithashtu nuk jam ngasin prej tyne, ndryshe nga dallditë e tjera, në krahët e të cilave jam përflakun me mish e me shpirt; mund të ndërmend, dashurinë për rolin e bashkëshortit dhe prindit, të çmendurin për disiplinën dhe dijen, ngadhënjimtarin për njeriun tokësor dhe shpirtin shugurues. Kjo folezë, e rëndësishme është të jetë funksionale, të jetë gjithnjë brenda meje si një përjetim, anipse ajo asht e përbame prej materialesh, të cilat edhe pse janë pa jetë, gjithqysh munden me u ba pjesë e përjetimeve dhe emocioneve. “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, nuk asht dhe aq një sentencë, se sa nj

Shpallen çmimet letrare “Penda e argjendtë”

Image
Shkrimtari Ylljet Aliçka është vlerësuar me Çmimin Kombëtar Letrar ne Shqiperi “Penda e Argjendë ”, për veprën e tij “Valsi i lumturisë”, në gjininë e romanit. Ndërkohë, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm nuk do të ndahen çmime në shumë gjini por të jepet vetëm një çmim për veprën letare më të mirë shqipe të vitit, që do të përzgjidhet nga një juri kritike profesioniste, e pavarur nga zyrtarët e Ministrisë. Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare letrare 2012. Veprat fituese të Çmimeve Letrare “Penda e argjendtë” për vitin 2012 janë ndarë në tetë kategori. Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për romanin në vitin 2012 është shpallur autori Ylljet Aliçka për botimin “Valsi i lumturisë” . Ylljet Aliçka duke pranuar çmimin  Ky çmim i është dhënë me arsyetimin për ironinë e spikatur dhe përsosjen e saj deri në grotesk dhe imazhet e gja

Dashuria që nuk vdes / Të mëdhenjtë e shekullit XX, Drita, 2013

Image
Ndue Ukaj “Nga të gjitha gjërat e vlefshme, që njeriu s’i ka marrë dhuratë nga natyra, por e ka shpikur vetë, librat janë shpikja më e vlefshme”, shkruante nobelisti i letërsisë, shkrimtari Herman Hesse. Nëse ndalemi dhe analizojmë historinë e zhvillimit të bashkësisë njerëzore, qoftë atë të largëtën, qoftë edhe ma të afërmen, s’ka se si të mos pajtohemi me këtë mendim. Libri është zgjatim i kujtesës, thoshte një shkrimtar tjetër i madh, argjentinasi Huse Luis Borges. E pikërisht në këtë këndvështrim, e vlerësoj librin e Don Lush Gjergjit, “Dashuria që nuk vdes - Të mëdhenjtë e shekullit XX“, një libër që ndihmon në zgjatimin dhe ripërtëritjen e kujtesës dhe për ma tepër, një libër që ndihmon në luftimin e harresës. Libri përfshin personalitete të shquara të shekullit XX dhe vjen si jehonë e zërave të përvuajtur që ngadhënjyen përballë kohëve plotë mynxyra e tmerre. Nën trysninë e katrahurës së luftërave, diktaturës, shtypjes, varfërisë dhe padr