Edith Durhamin Mbretëresha e Malësorëve
Miss Edith Durham lindi në Hanover Square të Londrës (Angli) më 15 nëntor të vitit 1863. Ishte vajza më e madhe ndër tetë fëmijët. Bijë e kirurgut të mirënjohur Arthur Edward Durham dhe mbesa e pedagogut të shquar William Ellis. Kështuqë, Edithi lind në një familje intelektualësh në zë. Ajo shkruante në kujtimet e saj si dhe pse e kishin quajtur Edith, emër që kishte marr nga heroina e një romani romantik, mjaft të suksesshëm në ato vite. I ati, Arthur Durham, kishte paguar për edukimin mjekësor të vetin dhe njëkohësisht edhe për të vëllanë, duke shkruar natën artikujt për revistën e përjavshme të Charls Diskenit. Edith Durham shkruante gjithashtu në ditarin e saj "ndërsa ai rridhte nga një familje tepër konservatore, kurse në familjen e nënës sime ishin reformatorë dhe rebelë". Gjyshi i Edithit, ishte pedagog përparimtar dhe mësues i fëmijëve "Viktoria". Ndikoi fuqimisht në intelektin dhe aspiratat e mbesës së tij. Ai ishte reformator social i vendosur. Kur Edithi ishte akoma vajzë e re, ai e merrte rregullisht për shëtitje në parkun e bukur, që ndodhej pranë shtëpisë dhe me të ndante filozofinë e tij për jetën. Edithi lindi në një kohë kur ishte akoma e pamundur të gëzoje avantazhet e studimeve universitare për gra, mundësi që patën rastin të gëzojnë motrat e sat më të reja në moshë. Ajo vetë u arsimuar në shkollat e Akademisë Mbretërore. Pra, me 1870, siç thamë ndjek studimet në Londër. Më 1880-1883, Edithin e gjejmë studente në Bedford College. Paraqet punimet e saj në ekspozitat verore të Akademisë Mbretërore në Londër. Më 1896, Edithit i vdes i ati. Tani asaj i duhet të marrë mbi shpatulla kujdesin për nënën e saj të sëmurë (invalide) "Mater". Por asaj mbas vdekjes së të atit iu desh të merrte përsipër gjithë kujdesin për familjen e saj. Veprat e saj artistike të hershme përfshijnë disa ilustrime tërheqëse të disa specieve, që u përdoren mbi zvarranikët të historisë së natyrës së Kembrixhit më 1901. Ajo atëherë ishte rreth njëzetë vjeçe, kur i ra edhe barra e rëndë e kujdestarisë së familjes. Miss Edith Durham, në moshën tridhjeteshtatë vjeçare dhe ende e pamartuar, shkroi "e ardhmja shtrihej para meje si vite të pafund monotonie ngjyrë gri". Mjeku i saj duke e parë depresionin që e kishte pllakosur, nguli këmbë për një "ndryshim të plotë", dy muaj për çdo vit. E armatosur me fletoren e saj të skicave, Miss Edith Durham mori një udhëtim me avulloren Austrian Lloyd përgjatë bregdetit Dalmat, "duke përshkruar labirinthet ujore midis ishujve të vegjël të atij deti pakrahasueshmërisht të kaltër dhe vezullues, fillova të ndjeja se në fund të fundit, jeta mund t ia vlente ta jetoj...". E magjepsur prej bukurive të peizazhit, ajo ndërmori disa ekskursione të guximshme në Mal të Zi, së bashku me motrën e saj Nellie. Meqenëse kishte parë disa shqiptarë "të veshur mahnitshëm", ajo mori pastaj rrugën drejt Shkodrës, qytetit të tyre. "Në doganën e Hanit të Hotit, më thanë se nuk kisha nevojë për pasaportë, se ishte gëzim i madh për Shkodrën, që unë ndieja se mund të shkoja atje vetëm". Miss Edith Durham endej e pashoqëruar në pazarin e vjetër të Shkodrës, përballë liqenit të bukur, të kristaltë, i cili për të mbeti gjithmonë një burim mahnitjeje. Ajo vizitoi disa herë edhe Kalanë e lashtë të Rozafës dhe u njoh me historikun e saj...! Ajo zbuloi gjithashtu se tregtarët shkodranë ishin "njerëz të mirë, njerëz të ndershëm dhe të sjellshëm, megjithëse paratë e tua mund të zhdukshin pas qoshes, kusuri të vjen tamam në fund". Ndonëse përpirë nga çuditë dhe bukuritë e këtij vendi, ajo tashmë kishte kuptuar se përpjekja e Shqipërisë për pavarësi "ishte më e vështira e lindjes" dhe se nuk kishte zgjidhje të lehtë. Edithi del dhe përsëri del për të vizituar Kalanë e Rozafës, nga ku vrojtonte gjithë Shkodrën me rrethinat, liqenin e bukur dhe piktoresk. Këto pamje madhështore, shtojnë jetë, por edhe të bëjnë të mendosh, se si ky popull ndër shekuj ka punuar e luftuar për pavarësi të plotë. Shqiptarët, "kurrë nuk i kanë rënë kujt në qafë, por kanë qenë të tjerët, që u kanë rrëmbyer lirinë dhe pavarësinë e tyre", shtonte Edith Durham, disi e shqetësuar. Ajo nuk largohej dot nga Kalaja e Shkodrës (Rozafat) dhe soditjet përreth, por mbas pak filloi të binte shi, siç e ka gjithmonë zakon në Shkodër. Ajo dëshironte të qëndronte aty përsëri. Nuk largohej dot! Ishte ditë e shtunë, 30 maj 1903. Duke zbritur nga kalaja, ajo tha: "Këtu do të vij përsëri e përsëri, në këtë vend të mahnitshëm të shqiponjave.....!"
*Shfrytëzuar via
Internet
Shqiptarët
-“Rreth vitit 600 para
erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu.
Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhjen shqiptari modern. Kështu, ai është
banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar
pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e
turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme
kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”.
-“Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale.
Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është
vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e
rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë
shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis
Durhami - shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë
ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia
dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon
duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë
të tjerë.
-“Kishat dhe xhamitë
së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar
Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë
nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në
shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në
trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe
të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi. As që
është myslimani shqiptar fanatik”.
....“Meqë shqiptarët e
krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje
njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e
padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër,
turku e dënonte me pesëmbëdhjetë vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte apo
botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.
-Por shqiptari i
patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi
me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte
mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në
Robert College nga amerikanët”.
....“Pasardhës të
arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve
klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta
ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të
Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via
Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë
dy pjesët kryesore të popullatës.
Por, përkundër
dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët
gjithmonë kanë mbajtur një racë - si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas
janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.
Një dite udhe me
Shqiptarët
Nga Edith Durham*
"U larguam nga Berati për në Elbasan në orën 6 të mëngjesit,
unë me kalin tim më të dobët që kam parë ndonjëherë, sepse ai as vraponte, as
mundte të ecte, por lëvizte gjithnjë duke u hedhur. Nuk mërzitem nga hedhjet e
një mëzi për një farë kohe, por kur kjo zgjat për 12 orë rresht është vërtetë e
lodhshme. U gëzova që rruga ishte shumë e keqe që kali të ecte ngadalë, përndryshe
udhëtimi qe i këndshëm. Shpejt arritëm në lumin Devoll dhe vazhduam gjatë
bregut të tij.
Suvaria (xhandar kalores), një djalë i qeshur i zhdërvjellët, i cili e quante udhëtimin tim çështje sporti, për qejf, gjë për të cilën ai e aprovonte plotësisht. Tha se përveç një pengese të vogël të tij private, rruga ishte plotësisht e sigurt. Prindi i tij plak e i mjerë, i cili në atë kohë nuk mund të zgjidhte vetë atë çështje nderi i qe dashur të largohej nga ai rreth. Gjendjen e tij djali nuk e quante aq të keqe përderisa ishte futur në xhandarmëri. Kjo ishte një mbështetje mbrojtëse për të sepse ishte i armatosur mirë. Për hatrin tim, ai tha që shpresonte që të mos hasnin atë ditë me ndonjë nga armiqtë e tij dhe derisa fliste kështu, ai shikonte nga të gjitha anët me sytë e tij boje hiri prej shqiponje. Për fat të mirë, ai nuk banonte përgjatë rrugës që do të kalonim ne, por po ta shihte njeri mund ti zinte pritë kur të kthehej. Sigurish ai s'ishte i marrë që të kthehej prapë nga kjo rrugë. Numrin e varreve të humbur, që gjendeshin rrugës ishin dëshmitë e atyre fjalëve që na thoshte ky djalë.
Të gjithë burrat, që lëronin tokën mbanin gjeverdare (pushkë). Barinjtë e kodrave kishin martina dhe gjerdanët plot me fishekë. Disa prej tyre ishin shumë të rinj, çunakë të errët, fort të pashëm, të hedhur dhe sqimatare me paraqitje krenarie sikur donin të thoshin "vëri gishtin kokës, jam unë këtu". Jeta në këtë krahinë është shumë e rëndë, prandaj ata më të fortët mund të mbijetojnë. Gati një çereku i tokës ishte i punuar, por brenda disa pyjeve shihej se po hapnin toka të reja, të cilat ishin të shëndosha. Dolëm në një shesh të gjerë në mes të cilit gjendeshin dy drunj arrash të mëdhenj. Këtu suvaria ndali për t'u kënaqur me kujtimin e shenjave të plumbave në qitje me pushkë që kishin pasur bërë në këtë vend njerëz të ndryshëm. Një vit më parë, dy katundarë, atë e bir qenë qëlluar nga të zotët e asaj shtëpie në kodër derisa u vranë të dy. Tani s'kishte mbetur gjë veç qivuri i tyre, një grumbull i madh me gurë. Pse i vranë? Suvaria nuk e dinte por ndoshta kishin armiqësi gjaku. Po të kenë qenë ashtu ata duhet të kenë qenë të marrë që s'kanë qenë të armatosur. Që të dalësh jashtë pa qenë i armatosur në këto rrethana është aq budallallëk sa si të dalësh jashtë pa pasur ombrellë në Angli dhe pastaj të ankohesh pse u lage. Gjykatësit i kishin çuar në ferr. Ky një vend pagan, që quhet Myslim, por as kishte as xhami, prift a hoxhë. Nuk gjendet në katundet e shumta të shpërndara nga të gjitha anët.
Në çdo kryqëzim degësh të pemëve gjatë rrugës ka të vendosur nga një gur si shenjë për të përforcuar besimin e njerëzve. Ata vendosen mbi degët që të mos shkelin për çlodhje njerëzit e tyre të vdekur kur kalojnë fluturimthi. Ndër të gjitha rrugët ka shumë nga këta gurë, me duket se edhe qiraxhiu im vendosi një mbi degët e një lisi. Kur thirren ushtarë, njerëzit e kësaj krahine shpesh e deklarojnë veten të krishterë për t'u përjashtuar dhe pastaj kur vijnë tagrambledhësit për të kërkuar taksa ata i përzënë me duar thatë e me kërcënimin e armëve, duke thënë se nuk i paguajmë taksat se jemi myslimanë. Më në fund zbritëm në luginë dhe hasëm në ca hunj dhe një qemer të cilat tregonin se këtu kishte qenë urë. Ju drejtuam bregut të lumit dhe suvaria, duke bërtitur e llomotitur me disa katundarë në anën e përtejme pyeti se ku ishte lumi i kalueshëm dhe pastaj preu dhe hyri i pari në lum. Kurajo që më dha ky, më detyroi ta ndjek nga pas e pa asnjë dyshim. Uji na arriti deri aty sa nuk na u desh të notojmë, porse të tjerët u zhytën duke nguruar. Prej këtej vazhduam drejt një rruge të mirë dhe pamë Elbasanin që shtrihej në një fushë të gjerë me minare të bardha, një xixëllim në mes të qiparisave qe na dukej se nuk do të mundeshim ti aviteshim kurrë...".

Comments
Post a Comment