Një fund i mitit të shpirtit të torturuar


Në ditët e ekspozitës së madhe në Londër, autori bën një portret të Van Gogh-ut nëpërmjet letrave të tij. The Real Van Gogh: The Artist and his Letters (Van Gogu i vërtetë: Artisti dhe Letrat e tij), një ekspozitë e cila është deri më 18 Prill në Londër, përmban 65 piktura dhe 30 vizatime dhe po ashtu edhe plot 40 letra origjinale - me skica, ku secila i referohet një pune të mbaruar në ekspozitë.

Vincent Van Gogh, edhe me një karrierë, e cila nuk zgjati më shumë se dhjetë vjet, prodhoi rreth 900 piktura dhe 1100 vizatime dhe skica. Ai shpesh pikturonte tejet shpejt dhe gati ethshëm dhe njëherë shkroi se: “emocionet janë aq shumë të forta saqë më duket e punoj pa e ditur fare se jam duke punuar".
Pikturat e tij më të mira, pa asnjë dyshim janë ato të 15 muajve të fundit të jetës së tij, të cilat ai i kaloi në Arles, në Jug të Francës. Ai shkoi për të jetuar më 1888 dhe erdhi pas plot një viti qëndrimi në azilin që ishte në afërsitë e St. Remy për të sëmurët mendorë, pjesërisht për të riaftësuar shëndetin e tij, pas një krize që kishte pësuar në Paris. Gjatë kësaj periudhe të madhe, që i përket këtij aktiviteti kaq pjellor dhe rritjes së tendosjes mentale, Van Gogh arriti të realizojë shumë nga kryeveprat e tij më të njohura. Në të vërtetë, në Arles, ai arriti të prodhojë shumë vepra, gati llogaritet shumë më tepër se 200 piktura. Është një numër që mund të llogaritet në rreth një të tretën e prodhimit total të Paul Gauguin, mikut të tij post-Impresionist.
Në mes të këtyre 200 pikturave janë lulediellët e tij gati ikonikë, një karrige e thjeshtë prej kashte në të cilën prehet pipa e tij dhe qesja e duhanit “Night Café” në Place Lamartine, në të cilën e gjithë dhoma duket sikur është shikuar në një si të gjelbër të turbullt e mjegulle të kuqe dhe muret duket se janë krejt të shkatërruar brenda. Portreti i realizuar prej tij i ekonomes, Madame Ginoux me kostumin e saj Arlesienne, rroba e tij gjallërisht blu kundrejt sfondit me të verdhën flakërruese dhe “Mbjellësi”, që është i inspiruar nga piktura me diellin e tij të madh prej limoni dhe pemën e tij të stilit japonez.
Shumë nga këto piktura mund të shikohen këto ditë në një ekspozitë në Akademinë Mbretërore në Londër dhe janë gjëra që përpiqen të ndajnë përfytyrimin e mitit të gjeniut të torturuar nga ai njeriu plot mendime dhe tejet i dedikuar ndaj artit të tij. Ai duket qartë në letra se e ka pasur të gjithë mundësinë të realizojë të tilla punë dhe në cilësinë e dukshme në të cilën ai i ka prodhuar realisht ato.

The Real Van Gogh: The Artist and his Letters (Van Gogu i vërtetë: Artisti dhe Letrat e tij, një ekspozitë e cila është deri më 18 Prill në Londër) përmban 65 piktura dhe 30 vizatime dhe po ashtu edhe plot 40 letra origjinale - me skica, ku secila i referohet një pune të mbaruar në ekspozitë. Në një nga letrat-skica, e cila është paraqitur dhe shkruar për Teon, vëllain e tij më të vogël - tregtarin e artit dhe njeriun e tij më të besuar, ne shikojmë një skicë të detajuar të Mbjellësit. Gjithmonë tejet i interesuar që të informonte të vëllanë për pikturat që ai kishte realizuar, Van Gogh shton në një nga letrat edhe një përshkrim të ngjyrave që ai ka përdorur: ”Këtu është një croquis [skicë] e kanavacës së fundit, ku jam duke punuar me një tjetër mbjellës. Një disk limoni i verdhë i pafundmë për diellin. Qiell verdhë-jeshil me re të kuqërreme. Fusha është violetë dhe mbjellësi e pema me blunë prusiane”.

Mbjellësi (1888) është një nga pikturat më të njohura të tij në këtë ekspozitë. E pikturuar sipas një modeli të Millet, është një punë që fisnikëron gjithsesi punën e rëndë dhe gati poshtëruese të fshatarit. Artisti i ri kërkon të identifikojë vetveten me punën e zakonshme të një njeriu për të cilin, ai beson krejtësisht në të ashtuquajturin “artin e popullit” dhe pikërisht në atë që ai ka bërë vetë. “Ka qenë gjithmonë dëshira ime e madhe që të pikturoj për ata që nuk e dinë punën artistike të pikturimit”, shkroi ai në një letër në 1889.

Mbjellësi , po ashtu,  është pikturuar i inspiruar nga gravurat japoneze të realizuara në blloqet e drurit, në të njëjtën mënyrë si shumë nga artistët bashkëkohorë parisienë. Në atë kohë, Van Gogh ka qenë shumë i influencuar nga arti i këtij vendi. Për më tepër, vendimi i tij për të udhëtuar në Arles nuk ishte thjesht dhe vetëm për arsye të shëndetit, por edhe sepse ai besonte në dritën dhe në peizazhin e Provences, që mund t’i jetë dukur e ngjashme me dritën dhe peizazhin e një Japonie fiktive, apo vetë ngjasimi me pamjen perëndimore të Japonisë për të cilën ai kishte lexuar aq dendur, megjithëse ai nuk kishte qenë asnjëherë atje. Dhe për një holandez kaq shumë depresiv, sa ishte ai, ideja e dritës dhe e ngrohtësisë së jugut të Francës mund të ketë qenë vërtetë shumë ekzotike.

Në një tjetër letër-skicë të dërguar Teos, e shkruar sërish ndërsa Van Gogh ishte duke u riaftësuar në azilin e St. Remi, ne shikojmë një referencë për një prej serive të tij shumë të gjalla, selvitë monumentale, format përdredhëse të tyre, të cilat të rrëfejnë erën e ftohtë të jugut frëng. “Selvia është e bukur për sa i përket linjës dhe proporcioneve të saj dhe duket sikur është një obelisk egjiptian. Dhe e gjelbërta vetë, si ngjyrë, ka një cilësi të tillë kaq të shquar”.

Ekspozita e Akademisë Mbretërore është vëzhgimi i parë i madh i punës së Van Gogh në Britaninë e Madhe, që nga viti 1968. Ajo vjen fill pas ripërkthimeve të letrave të botuara pak më parë të Muzeut Van Gogh në një edicion me gjashtë vëllime nga Thames & Hudson: shënime dhe përcaktime në fund të faqeve (megjithëse ka edhe më shumë në versionin online), fshirjet e mëparshme janë rirregulluar dhe kur një letër i referohet një vizatimi, skice apo litografie, imazhi më i përshtatshëm i saj është i ilustruar pas letrës.

Përgjatë ekspozitës na bëhet e qartë se fjalët janë po aq të rëndësishme për Van Gogh sa edhe imazhet. Ai kishte një talent të madh si shkrimtar dhe letrat duhet thënë se janë një rrugë e mirë e dobishme për të nxjerrë për publikun shumë nga idetë e tij artistike. Por letrat janë gjithmonë mundësia e vetme për të kuptuar atë në vend të një komunikimi të suksesshëm të munguar me njerëzit e tjerë, që mund të ishin ballë për ballë. Van Gogh ishte vërtetë një punëtor i madh por edhe tejet e i lodhshëm në shoqëri saqë edhe vëllai i tij aq besnik është i dëshpëruar shpesh nga tendosjet e bashkëbisedimit në kompaninë e tij tepër lodhëse. Kur ata jetonin bashkë në Paris, Teo ankohej se pasi vinin nga puna në shtëpi, Van Gogh i fliste vazhdimisht rreth Impresionizmit, duke mos arritur as që të marrë frymë normalisht. Ai do të mundohej paskëtaj t’i afrohej me një karrige pranë shtratit të vëllait, ku të dëgjonte monologun e tij përgjatë të gjithë natës.

Që letrat ishin produkt i një vetmie të madhe kjo nuk ka asnjë dyshim, për në momentin kur Van Gogh ishte duke jetuar aktualisht me Teon, kuptohet që letrat ndërpriten. Por menjëherë sapo ai do të gjendej thjesht me veten e tij, ato vazhdonin me një rend të paanë, shumë shpesh duke arritur dhe deri në gjashtë faqe dhe me një shkrim tepër të ngjeshur.

“Shtëpia e verdhë” (1888)
Në gjithë 819 letrat e shkruara nga ajo që ka mbetur prej Van Gogh, pjesa më e madhe i janë drejtuar të vëllait Teos, ndërsa pak të tjera motrës së tij më të re Wilemien (Wil) dhe të tjerat një grupi artistësh, përfshirë këtu dhe Gauguin, me të cilin jetoi në Arles për plot nëntë javë të tëra të stuhishme përpara se Gaugain përfundimisht të shpërthente jashtë rreshtit të tyre dhe Emile Bernard. Radha apo më mirë statusi i tyre vërtet precipitoi në një krizë: Van Gogh preu bulën e majtë të veshit dhe ia paraqiti atë një prostitute lokale në një nga bordellot që kishte afër, të cilën e frekuentonte shpesh edhe me Gauguin. E tmerruar me këtë dhuratë të pazakonshme, prostitutës, Rachel, i ra të fikët.

Ende edhe në çrregullimin e tij të ngadaltë dhe të tmerrshme, duket se fjalët vazhdojnë ta mbajnë gjatë. Asnjë artist tjetër nuk ka mundur të prodhojë një bashkësi të tillë kaq elokuente fjalësh, duke zbuluar shpesh e madje duke lëvizur me vështirësi në jetën e tij dhe në mendimet nëpërmjet artit. Ai “pikturon” gjallërisht përshkrimet e tij me syrin e një artisti përpara se ai të ketë vendosur qoftë dhe një furçë të vetme në kanavacë. Sapo arrin në Arles, ai i shkruan një letër Teos, duke përshkruar gjërat përreth në këtë mënyrë:

“Kam vërejtur disa ngastra të mrekullueshme në tokën e kuqe mbjellë me rrush me malet në sfond me shumicë jargavanësh, që duken tepër delikatë. Dhe peizazhet nën borë me majat e maleve të bardha përkundrejt qiellit po aq të ndritshme sa edhe vetë bora janë njësoj me atë peizazhin dimëror, të cilat japonezët i bëjnë në pikturat e tyre”.

Me këtë të fundit, publiku mëson nga koha ku ai punon dhe sërish fjalët dhe imazhet që e mbushin imagjinatën e Van Gogh do mbeten njësoj. “Librat, realiteti dhe arti janë e njëjta gjë për mua”. Dhe, bash atëherë jehon thellë ndjeshmëria e tij: “Dikush duhet të mësojë të lexojë, ashtu si dikush mëson të shikojë dhe mëson të jetojë”.

Van Gogh ishte një lexues i etur dhe lexonte në hollandisht, frëngjisht dhe anglisht. Ai kishte lexuar Dikensin në anglisht (Hard Times ishte më e preferuara e tij). Ai lëvizte veçanërisht në lexime përmes ndjekjes së historive të dramave të Shekspirit dhe ai donte veçanërisht Flaubert dhe Maupassant. Në të vërtetë, ai ishte tejet i njohur me të gjithë njohuritë rreth fikshënit francez të kohës së tij. Përveç kësaj, ai arrinte të lexonte shumë për Japoninë dhe këtë thuhet se e merrte përmes fikshënit të Pierre Loti, veçanërisht librit të tij më bestseller Madame Chrysanthème,  e cila u bë baza e Madame Butterfly të Puçinit. Van Gogh identifikohet në veçanti me shkrimtarët natyralistë frëngë dhe është i inspiruar shumë nga përshkrimi që Zola i bëri jetës së Parisit dhe thuhet madje se i kishte lexuar të 20 romanet e ciklit të Zolas, Rougon-Macquart. "[Ato] e pikturojnë jetën ashtu si ne e ndjejmë vetë dhe kështu dukshëm e kanë nevojën të cilën kemi edhe ne, që njerëzit të tregojnë të vërtetën”, i shkruan ai, të motrës ËIL më 1887.

Megjithëse Arles ishte njëherë e një kohë kryeqyteti i Gaul, në pjesën perëndimore të perandorisë romake, Van Gogh-ut duket se pak i interesonte historia. Në vend të kësaj, ai këtu ka shkruar diçka për gjendjen e misionit të tij për të pikturuar në kohën e punës dhe si arrin të veprojë përgjithmonë. Ndryshe nga Gauguin, që deklaronte se ai kërkonte vetëm të pikturonte vizionet dhe ëndrrat e tij, Van Gogh donte të pikturonte jetën ashtu si ndodhte përreth: ”The zouaves, bordellot, arlesianët e vegjël aq të dashur që shkonin në vëllazërinë e tyre... priftin në rason e tij që ngjan pak a shumë si një rinoceront tepër i rrezikshëm, pijetarët e ...”

Megjithatë arti i Van Gogh ishte saktësisht me rrënjët në realizëm (realizmi holandez që ishte pak sentimental, e lehtësisht moralizonte realizmin frëng të Millet; çuditërisht artin italian nuk e kapi në një vështrim të shpejtë) ai kishte një ndemje të pakalueshme romantike që e nënvizon edhe më thellë këtë realizëm: Van Gogh besonte tejet se pikturat duhet t’i përmbahen vetë realitetit të tij dhe kryesisht duke nxitur emocione të forta, në të cilën ngjyra, ekspresive në vetvete, do mund të shoqëronte emocione të tilla dhe ku puna e kujdesshme e vizatimit do mbetej thjesht e dyta. Metafora e tij vizuale ishte e thjeshtë dhe e fuqishme. Madje edhe rrënjët e pemës në rërë mund “të shprehnin diçka nga lufta e jetës”.

Megjithatë po aq sa letrat na rrëfejnë për procesin artistik të Van Gogh, po aq edhe mund të na tregojnë sesa irritues ka qenë ai në përgjithësi. Shumë prej tyre janë të hapura dhe konkludojnë me lypje për para drejt Teos. Teo s’ishte thjesht vëllai i respektueshëm që punonte si tregtar arti, apo ai ishte njeriu i vazhdueshëm ku ai prehej, por gjithashtu edhe personi që e mbante të vëllanë me ushqimin mujor që i lejonte atij mundësinë të ndiqte ambicien e tij të thjeshtë mendore. Në një pikë,Van Gogh kishte paturpësinë që t’i afrohej të vëllait që vuante aq shumë, njësoj si personazhi i një vepre të Zolait, ku flitet për një bizmesman, po kaq paimagjinatë dhe mendjeshkurtër. Madje, edhe me njerëzit që nuk ishin të lidhur me ta, ai të jepte përshtypjen se ishte tepër i ashpër në pikën e ashpërsisë. Në një letër të gjatë, ai kritikon Simbolistin Emile Bernard, sepse pikturat e tij mbështeten shumë në atë që s’është shumë për një sy që arrin të shikojë. Jo shumë çuditërisht, Bernardi e kujton Van Gogh si "I vrullshëm në diskutim, pafund i shpjegueshëm dhe në zhvillim të ideve të tij”.

Madje edhe Teo, duke shkruar për Wil në lidhjen me Van Gogh-in i shkruan se: “Duket sikur aty tek ai ka dy qenie të ndryshme, ku njëra ka talentin e mrekullueshëm, të bukur e delikat dhe tjetra që është egoiste dhe pazemër”.

Letrat zbulojnë se Van Gogh nuk ishte krejtësisht ai ëndërruesi i ndjeshëm i mitit popullor. Ka diçka, e cila kuptohet që e mbështjell atë dhe duket se është një shpirt i pafajshëm rreth tij, por ai është po ashtu qartësisht dhe aq gjaknxehtë, brusk dhe dukshëm njeri irritues. Kjo anë e Van Gogh, të cilën lexuesit e pasionuar të letrave e kanë njohur gjithmonë, natyrisht por me përkthimin e ri, vinë shumë afër tashmë zërit origjinal të Van Gogh dhe tonit e ngandonjëherë edhe në mendimet e tij, të cilat gjarpërojnë në prozë: përkthimet e reja nuk i mbarojnë krejt fjalitë e tij dhe ato përfshijnë edhe një material të mëparshëm të censuruar.

Por vetëm në një rast bëhet që ndërprerja e pastabilitetit të tij mendor të rrëfejë veten. Në letrën e fundit përpara krizës së veshit në fund të 1888, Van Gogh përshkruan një vizitë me Gaugain në një galeri në Montpellier: "Unë me Gaugain folëm shumë për Delacroix, Rembrandt & c. Diskutimi ishte tej mase elektrik. Ne disa herë u dukëm krejt me mendje të lodhura ashtu si një bateri elektrike pasi ka rënë”. Dy rreshta më poshtë ai do të vazhdojë: ”Rembrandt është mbi të gjitha magjik dhe Delacroix një njeri i Zotit, i gjëmimit të zërit të Zotit dhe që zhduket tej në emër të Zotit".

Ky përshkrim jo i ndjeshëm për Delacroix është rivendosur në përkthimin e ri. Por këto shikime të befta nga mendja që duken se s’janë aq normale mbeten të rralla. Letrat në të gjithën zbulojnë një shkëlqim dhe një racionalitet që na përshfaq neve vërtetë një artist të zellshëm dhe produktiv për atë që mbeti në pjesën më të madhe të jetës.
Kjo është dhe premisa e ekspozitës së fundit në Akademinë Mbretërore dhe shkon tutje shërimit të mitit të çmendurisë së njohur të gjeniut, që për shumë njerëz lidhet thjesht me prerjen e bulës së veshit të tij dhe vazos plot me luledielli. Mbi të tilla gjëra, gjithsesi të mos harrojmë: Është një reputacion i gjithë i ndërtuar mirë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk