Çelet “Porta drejt ferrit” në Turkmenistan


Me një shikim të shpejtë, kjo mund të duket si një skenë nga ndonjë film fantashkencor. Por kjo vrimë gjigande në zemër të shkretëtirës Karakum nuk është pasojë e ndonjë sulmi alien në Tokë. Është një krater i krijuar nga gjeologët dyzet vjet më parë dhe flakët vazhdojnë të digjen që prej atëherë. Mirësevini në Derwzee, në Turkmenistan, ose aty ku vendasit thonë se është “Porta drejt ferrit”. Gjeologët sovjetikë po gërmonin në këtë vend në vitin 1971, kur hasën në një shpellë të nëndheshme të mbushur me gaz natyror. Toka ku ata po bënin shpimin u shemb, duke krijuar një gropë me diametër 70 metra. Duke pasur frikë se kjo gropë do nxirrte gaz helmues, ekipi sovjetik vendosi ta digjte gropën. Ata shpresuan se zjarri do zgjaste disa ditë, por gazi vazhdon të digjet edhe sot. Në prill presidenti i këtij vendi premtoi se do e mbyllë gropën, që lëshon një dritë të artë që shihet për kilometra të tërë. Ende nuk është vepruar. Kjo zonë ka depozita të shumta gazi dhe nafte.










Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk