Mrekullia e frikshme e acarit, një realitet triller në Finlandën e -40 gradë
Këto foto spektakolare duket sikur janë pjesë e një filmi
fantastiko- shkencor. Por në fakt janë pamje të marra këtu në Tokë, në Rrethin
Arktik, ku temperaturat bien nën -40 gradë celsius. Këto janë pemë të mbuluara
me dëborë, e cila ka ngrirë. Fotot janë realizuar në Finlandë nga 21 vjeçari
italian, Niccolo Bonfadini. Ai kaloi nëntë ditë duke bërë kamping në këtë botë
të ngrirë dhe mbeti i befasuar nga pamjet.
Comments
Post a Comment