Mërzi, frikë e adrenalinë në rrugët e New York
Antonio Bolfo, oficer policie në New York, nisi të
interesohej për të hyrë në trupën policore pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Por
sa më shumë binte në dashuri me punën e tij në polici, aq më shumë e
fotografonte atë, për të sjellë imazhet e punës së përditshme. Fotot e tij janë
pjesë e një ekspozite, ku çdo qytetar ftohet për të hedhur një vështrim më afër
punës së policisë dhe kostove emocionale të kësaj pune. Këto fotografi janë
dëshmi e gjallë e veprimtarisë së përditshme të policisë, njëkohësisht dhe
profesionalizmin e Antonio Bolfo si fotograf.
Comments
Post a Comment