“Three Gorges Dam”, hidrocentrali i fuqishëm sa 15 reaktore bërthamor
Gjigande dhe padiskutim projekti më madhështor në botë,
Three Gorges Dam, në Kinë, filloi dje nga puna me të njëjtën fuqi sa
pesëmblëdhjetë reaktorë bërthamorë. Të 32 gjeneratorët u vënë në veprim këtë
javë duke e bërë atë projektin më të madh të hidrocentraleve në botë, ndërtuar
mbi lumin Yangtze në provincën Hubei. Ai është projektuar për të ulur rrezikun
e përmbytjeve gjatë kohës së reshjeve për të ruajtuar rezervat e ujit dhe për
ti përdorur rezervat në periudhat më të thata. Nga pjesa e sipërme e lumit
Yangtze kanë kaluar dje në rezervuarin e digës 70 000 metra kub për sekondë.
Comments
Post a Comment