Nëpër magjitë e Shkodrës
Nga Sokol Pepushaj
Për ty që nuk e ke vizituar prej të paktën 5 vitesh
Shkodrën, duhet të vihesh në kërkim të imagjinatës, në kërkim të rikthimit të
kujtesës që të duket se të ka tretur larg, fort larg, në tis të mjegullt
vegimesh. Ai qyteti i vakët që flinte sa binte akshami e çohej i përgjumur në
mëngjes për tu çapitur deri në akshamin tjeter e per të vazhduar ritualin,
tashmë nuk ekziston.
Është rilindur Shkodra, është rritur e stolisur, ose,
artistikisht, instumentalizuar, siç mund të shprehej me gjuhën e artit
muzikanti i famshëm Kujtim Alija, puna e të cilit i ka kaluar prej vitesh jo
vetëm kufijtë e Shkodrës, por edhe të Shqipërisë.
Dy “VESHKAT” e qytetit, Kisha Françeskane e Gjuhadolit dhe
Xhamia e Fushë-Çelës (sot Ebu Bekër) me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë, pra
më 28 nëntor 1913, patën një event, unik në botë.
Kambanorja u lidh me Minarenë me një konop në të cilin u
varën dritat me rreshtin e gjatë të kandilave kuqezi e ku u valëvit Flamuri ynë
Kombëtar.Shpresojmë që këtë 28 Nëntor, në 100 vjetor të Pavarësisë, Bashkia të
mëndoi një event, pasi Shkodra ka mundësi të jetë unike, si 99 vjet më parë.
Mbase mirë do ishte të vihej në skenë një shfaqje e përbashkët mes dy
komuniteteve fetare, katolikë e myslimanë, pse jo në përgjigje të filmit të
debatueshëm me titull…
“Pafajësia e Myslimanëve”... që u shfaq ditët e fundit në
Amerikë dhe ndezi demonstrimet në tërë botën islame, ku po humbin shumë jetë të
pafajshme njerëzish si rezultat i kundërshtive të talljes me Profetin Muhamed.
Kisha e Xhamia që dikur qenë lidhur bashkë me drita nga
frati e hoxha, tashmë janë plotësuar me nota identiteti, pasi aty pari,
simethënë në mes, grupe vizitorësh të huaj pëditë shkrepin blicet para
Shtatores së Nanë Terezës, nënës më të famshme e më humane që njeh Bota deri
sot.
Mbi identitetin bazë, damarët e Shkodrës me rrugë të gjëra e
të pastra, me infrastrukturë klasike e moderne, i ngjajnë një trupi të
shëndetshëm të shkrirë një me njeriun, me nevojat e tij. Në këtë linjë,
shpeshherë arkitekti i njohur Zef Çuni që pat kundështuar fort Projektin e
Ndërtimit në qëndër të qytetit të Shkodrës dikur, e sheh me butësi e elegancë,
madje si një format krijimtarie dhe ëndërr ideali të njeriut, këtë
infrastrukturë ku janë shtrirë rrugët, ku rrethrrotullimet e shumta e lulishtet
janë kudo nëpër udhët e gjëra të qytetit që po merr imazh perëndimor. Në biseda
të lira, jo vetëm Çuni, por edhe arkitektë të tjerë janë për pak lopata më pak
beton e për pak më shumë vëmendje nga Bashkia për mëndimet e projektet e tyre,
domethënë të gjithsecilit.
Në thelb, politika e egër, rrënat e broçkullat thjesht si
instrument përdorimi, klanet mafioze me tenderimet, kanë vdekur në Shkodër prej
atij që edhe autori i këtyre radhëve nuk mund ta besonte asokohe kur Shkodra
lëngonte, 5 vjet më parë.
Me punën e dukshme që flet, kryebashkiaku Lorenc Luka dhe
stafi i bashkisë kanë arritur që e vërteta ta eklipsojë maminë e dukjes
sipërfaqësore apo laroshitë e mediumeve që rëndom sorollateshin nga shumë asish
që dinë shumë të kritikojnë e përfitojnë e pak të ndertojnë.
Mes ndjenjës së mrekullisë e magjisë, mes befasisë e
bukurive si këtu, gjen mjaft njerëz ku diskuton me ta, jo si para pesë vitesh
për gjeneratorë, për gropa e baltë…
kallashnikovë e banda...
por për gjithçka lidhet me identitetin e kulturën e këtij
qyteti. Që nga Tempulli i Rozafës, meshari i Gjon Buzukut, Marin Barleti,
Pashallaku i Shkodrës, Karl Gega, Kel e Pjeter Marubi, Lahuta e Fishtës, nga
poezitë e Ernest Koliqit, Arshi Pipës, Martin Camajt, Frederik Reshpes, Ridvan
Dibrës, nga librat e Jup Kastratit, Skender Drinit, Pjeter Arbnorit, Shpetim
Kelmendit, Dashamir Cacës, Zenepe Dibrës, Lazer Stanit, Nikolla Spatharit,
Xhaneta Lazri, Fatime Kullit, Skënder Temalit, nga librat e pavdekshme të Babës
së Dramës Shqiptare Fadil Kraja, nga rolet e aktorëve të mëdhenj të skenës si
Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Serafin Fanko, Viktor Bruçeti, Zyliha Miloti, Zef
Deda, nga humori i Tano Banushit, Paulin Selimit, Kolec Pepës e deri tek këngët
e Bik Ndojës e Shyqyri Alushit apo vokali i ish tenorit ndër më të famshmit në
Europë Lukë Kaçaj, mund të diskutosh edhe para një tave me krap liqeni që
gatuhet më mirë se kudo.
E, qyteti plot e përplot histori, plot e përplot legjenda e
mite, plot e përplot kapacitete intelektuale, sot nuk ka një rrugë ku nuk është
punuar a po punohet. Shumë sheshe tashmë janë me kalldrëm të gjërë duke ruajtur
strukturën, veçmas atë austriake ku më 1914 pat marrë format europian, duke
ruajtur traditën e një bahçeje me lule, ku porta e Shkodrës, e hapur në jetë të
jetëve për miqte dhe e mbyllur për pushtuesit, Bahçalleku, ka emer bahçeje,
emër të një lëndine lulesh. Këtu në portë të Shkodrës, pasi thua…
“A ke bukë me na dhanë”…
e përgjigja vjen “Sa ka deti ujë e ranë”, është pra Bahçja e
lashtë sa Toka, sa Drini, sa Buna, Bahçalleku. Kalaja me moshë rreth 30 vjet më
të re se Nusja Shkodrane Rozafë, Nana Shkodrane Rozafë që u muros këtu për të
mbajtur muri që ditën ndërtohej e natën rrëzohej e u flijua për tu ndërtuar
Shkodra mbi shtatin e saj, i takon të jetë nja 400 vjet më e lashtë se Jezu
Krishti.
Qyteti i Shkodrës tashmë është krejtësisht i ndriçuar.
Shumë rrugë janë vërtet të magjishme, janë pedonale. Ja
rruga nga Kafja e Madhe (objekt i cili veçse është privat ka mbetur si një
shëmti mes parajsës dhe mendojmë se bashkia duhet ta gjejë një zgjidhje pasi ka
statusin e Monumentit të Kulturës) e deri tek Univesrsiteti “Luigj Gurakuqi”,
kjo tjetra tek Ura e Bunës, kjo nga rrapi 400 vjeçar afer Radio Shkodrës e deri
tek Tregu i Zdralajve, apo nga ish Dugajt e Reja në Gjuhadol. Ja edhe rruga
tjeter pedonale që është në ndërtim dhe perurohet diku pas një muaji që nis në
Parrucë e bashkohet me pedonalen tjeter bash në kryq të kryqëzimit të qëndrës
së Shkodrës, këtu ku jo shumë larg në kohë, bënte demonstrim force Monumenti i
Stalinit. E parkuam pëndën edhe tek diktatori Stalin, për të hequr paralele mes
persekutimit komunist në Shkodër e atij në Rusi.
Vitet e hetuesisë, burgut dhe vuejtjes së klerit katolik në
kampet e shfarosjes komuniste janë ke 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ. Prej 200
klerikëve shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatuar dhe mbytur ndër burgje 66
klerikë, arrestue dhe vuejtë shumë vite burg janë 65. Gjithsejt 131 klerikë
katolikë
Vetëm këta kanë kryer studimet e larta në 24 Universitete të
ndryshme të Evropës ndër 450 vjet studime. Të gjithë janë përfshi në GENOCIDIN
KOMUNIST NË SHQIPËRI. Gati tërë ky persekutim është kryer në Shkodër. Një
tragjedi e pashoqe është edhe në klerin mysliman, ortodoks dhe bektashinj.
Mbi 70 për qind e popullit të Shkodrës ka qënë i
persekutuar, i deklasuar, ose siç e quante Partia, “Armik i Partisë së Punës”.
Hej, pash Dreqin…
pasi në Zot nuk beson se u pushkatuan kaq shumë priftërinj e
hoxhallarë, don ti thotë një grua që lutet të mos ia përmënd emrin, Gramoz
Ruçit, njërit ndër ish Sekretarët e Parë të Partisë së Punës, a është kështu
apo jo?!
E megjithëkëtë, sytë e Shkodrës sot nuk janë të mbushur me
mllef, me urrejtje. Njerëzit e kanë lënë pas të shkuarën, paçka se kur ndonjë
pjellë ish Sekretari të Parë të Partisë së Punës u kërkon votë, besim, dashuri,
u ngjethet mishi, u gufon shpirti, u kujtohet diktatura, mungesa e bukës dhe
qyteti që i hante, i përpinte në varr nëse Partia a spiuni thoshte se filani
nuk është skllav i ideologjisë së majtë.
Sot njerëzit janë ndryshe, ekonomia ndryshe, liria ndryshe,
qyteti ndryshe.
Sot Shkodra është një parajsë. Njerëzit dhe ambienti kanë
lidhje harmonike. Ngjyra gri në të bardhë që dominon sot në Shetitoren Kryesore
të Shkodrës dhe do shtrihet gjithandej siç thotë nënkryetari i Bashkisë Ritvan
Trashani, është ngjyrë pastertie, paqeje, ngjyrë velloje nuseje, saqë kur e
shikon me sytë e mëndjes, ndoshta edhe duke kërkuar diku aty ndonjë kujtim të
fshehur të rinisë, mëndon:
-Aty tek Katër Yjëshi i Valter Fushës ishte byrektorja ku…
dikur qerasje me një byrek
- Tek Rektorari i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ishte
Komiteti i Partisë së Punës, ku rrinin hijerëndë në Olimp burrokratët që
prisnin koka njerëzish me një fjalë goje e hanin djersën e popullit deri në
fund të kurrizit.
- Tek ky gjimnazi këtu ishte burgu Politik i Shkodrës, ku u
pushkatuan qindra heronj të lirisë e demokracisë, ndër ta edhe Prekë Cali që
njihet si personi që insistoi në vëndosjen e kufirit mes Shqipërisë e ish
Jugosllavisë dhe arriti që zonën e Kelmendit ta lërë tokë shqiptare.
Tek...
- Po këto ndërtime a prishën gjë?, - thua ti që nuk ke qënë
kurrë në Shkodër.
Unë të them, dhe hajde shiko e shijo, lulishtet janë ngado,
edhe përmes ndarjes së rrugëve, pemët, blirët gati njëshekullor që në pranverë
shpërndajnë aromë lulesh, janë këtu, aty ku ishin U bëhet shërbim vazhdimisht,
njëlloj si tërë lulishteve në Shkoder. Sheshi mes Kishes së Fretërve, Xhamisë
Ebu Bakër dhe Hotel Rozafës është disa herë në muaj skenë arti, ku qyteti mbushet
plot njerëz që ndjekin të gëzuar këngë, valle, humor, instrumentistë.
Shumë piktorë punojnë aty mbrëmjeve të qeta mbi telajo,
shumë të rinjë …
gjuajnë me “guralec”…
me një zile të lehtë telefoni njëri-tjetrin, duke shkruar
kështu njohjet e para në këtë sokak që ngjan edhe me këngë dashurie, edhe me
ujvarë, edhe me dritë, edhe me siguri shpirti.
Në panairet e shpeshta sheh punimet e artizanevë shkodranë,
shpirtin e tyre krijues. Është ky një profesion i trashëguar prej mijëra
vitesh, njëlloj si mikpritja, besa, burrëria, saqë ti mund të thuash me bindje
se në Shkodër është investuar këto pesë vite mbi tradita e bukuri, por edhe
tradita e bukuria ka “konakun” e vet këtu. Qyteti ka tashmë një funksion
tregtar e strukturë të veçantë për zhvillimin e një karakteristike funksionale
në sherbim të njeriut, të jetës së njeriut, në shërbim të natyrës,të jetës së
natyres dhe është shëndërruar në një qëndër të rëndësishme industriale.
Shkodra është e bukur, e pastër, e freskët, e lashtë dhe e
re, si Rozafa që edhe sot pas 2400 vitesh në Kala, pikon “qumësht” nga gjiri...
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
ReplyDelete1) Magjitë e dashurisë
2) Kthehu i dashuri
3) Ribashkoni burrin ose gruan
4) Nëse keni pela të natës
5) Kurë për HIV dhe kancer
6) Unaza e fuqishme magjike
7) Magji për fat të mirë
8) Thyerja e obsesionit
9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619