Mo Yan merr Nobelin për letërsinë, Kadare rënditet e katërti
Akademia suedeze shpalli çmimin e katërt Nobel të këtij
viti: atë e merr autori kinez Mo Yan.
Komiteti përgjegjës për çmimin e argumentoi vendimin, se
autori ndërthur me "realizëm aluçinant" përrallat popullore,
historinë dhe të tashmen. Mo Yan është "një përzierje mes Faulkner,
Charles Dickens dhe Rabelais".
Ai përshkruan një botë fshati në një pjesë pjesë të Kinës,
që për pjesën më të madhe të të tjerëve është e huaj.
Mo Yan konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm dhe
të sukesshëm të Kinës, si në Perëndim ashtu edhe në vendlindje, ku deri tani
për nëntë romanet dhe mbi 70 tregimet e botuara ka fituar thuajse çdo çmim për
letërsinë.
Në veprat e tij ai u referohet shpesh përjetimeve nga
fëmijëria dhe rinia. Në gjermanisht nga Mo Yan janë botuar ndër të tjera
"Fusha e kuqe e grurit", "Revolta e hudhrës" etj.
Libri "Fusha e kuqe e grurit" në vitin 1986 i
siguroi njohje mbarëbotërore, pasi filmi bazuar mbi romanin, një sagë familjare
në sfondin e luftës kinezo-japoneze (1937-1945) nga regjisori kinez Zhang
Yiomou, fitoi Ariun e Artë në festivalin e filmit në Berlin 1988.
Shkrimtari lindi më 5 mars 1955 në një familje fshatare, në
provincën Shangdong në lindje të Kinës dhe emri i tij atëherë ishte Guan Moye.
Në vitin 1976 hyri në Ushtrinë çlirimtare të popullit ku
filloi të shkruajë dhe mori emrin artistik Mo Yan (që do të thotë "mos
fol"). Ky ishte urdhri që i kishte dhënë e ëma gjatë revolucionit kulturor
në Kinë. /DW/
Comments
Post a Comment