Jozefina Topalli: Vizita e zonjës Hillary Clinton është ngjarje historike
Padyshim, është moment i shënuar, vizita në Shqipëri e
sekretares amerikane te shtetit, por
vizita e zonjës Hillary Clinton është ngjarje historike, e përveçse e bukur
shumë emocionuese. Sot, në këtë dite, në këtë vit, e nderuar zonjë, në këtë
jubile, vizita juaj është edhe lumturi, është edhe privilegj për ne Shqiptarët.
Përvjetorët janë gjithmonë te rëndësishëm, ky është edhe me i veçanti, dhe si i tillë ai festohet me
mikun, me atë që të gjendet ne dite të mirë e të vështirë, festohet me miqtë e
mëdhenj, me miqtë e jetës. Vendi juaj është miku i madh i shqiptarëve, ju
personalisht zonjë, jeni për ne shqiptarët mike shumë e çmuar dhe e veçantë e
jona. Celebrojmë 100-vjetorin e shtetit, i cili ndoshta nuk do ishte sot, apo
nuk do kishte këtë moshë, nëse Presidenti Wilson nuk do kishte ngritur zërin në
një moment vendimtar për ekzistencën tonë. Sot të gjithë shqiptarët, kudo ku
jetojnë, janë të lirë, e festojnë 100-vjetorin,
çka mbase nuk do kishte qenë e mundur nëse Presidenti Clinton në 1999, të mos
kishte vendosur të çlironte gjysmën e kombit.
Kombi ka disa data të rëndësishme.
• Historia e krijimit të shtetit shqiptar është e lidhur me
SHBA-në.
• Historia e rrëzimit te sistemit represiv në 1990 është e
lidhur me SHBA-në.
• Historia e çlirimit të Kosovës është e lidhur me SHBA-në.
• Anëtarësimi në NATO është i lidhur me SHBA-në.
Sot festojmë jubileun, si qytetarë të lirë, në një Shqipërie
demokratike, anëtar e të NATO-s. Kjo nuk do kishte qenë e mundur në qofte se
Presidenti Bush nuk do kishte mbështetur Shqipërinë për të marrë ftesën në
NATO, ne vitin 2008. Sot, ky komb i lirë, krenar në vendin e tij, jep
kontributin e vet në çdo pikë të globit, ku SHBA janë të angazhuar për paqen
globale, e vlerat universale të demokracisë. hillary clinton 1Kjo do kishte
qenë e pamundur, pa ndihmën e bashkëpunimin e paçmuar, e të përditshëm mes
administratës të Presidentit Obama, Juve
personalisht zonja Clinton, me shtetin Shqiptar. Për mua personalisht është një
arsye më shumë, që në këtë ditë të shënuar me kaq shumë simbolika brenda tij,
kam nderin që si grua parlamentare, në krye të Kuvendit të Shqipërisë t’i uroj
mirëseardhjen me gjithë zemër një gruaje të madhe, të admiruar në vendin e saj
e kudo ne bote, modelit të çdo gruaje, të çdo vajze në botë; lideres, që është
kthyer në fuqi emancipimi,
inspirueses të miliona grave kudo në botë, por jo vetëm të
grave, ajo frymëzon burra dhe popuj të shumtë që luftojnë për liri e dinjitet. Ju,
ju keni ndryshuar botën, për mua, zonja Clinton
Dhe kjo është mahnitëse.
Mirëserdhe në Shqipëri zonja Clinton.
Me këtë rast, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja
Jozefina Topalli i dhuroi Sekretares Klinton botimin special të Kuvendit të
Shqipërisë me Aktet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.
“Më lejoni që në emrin tuaj të falenderoj nga zemra, zonjën
Klinton, Sekretaren Amerikane të Shtetit, për fjalën e saj, për lidershipin e
saj, për mbështetjen e saj, për inkurajimin e saj, për përgëzimet që i bëri
vendit tonë dhe kombit tonë në këtë përvejtor të jashtëzakonshëm të jubileut të
pavarësisë.
Ky Parlament ka pritur dhe ka patur fjalën e shumë liderëve
të ndryshëm në botë, por kjo e sotmja, në këtë ditë, në këtë vit, e Sekretares
amerikane të Shtetit, zonjës Hilari Klinton ishte xhevahiri me kurorën e
historisë sonë kombëtare. Duke i’u marrë leje, do të më lejoni që në emrin tuaj
në shenjë mirënjohjeje, me modesti, t’i dhurojmë Botimin e Kuvendit të
Shqipërisë, Dokumentetet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.
Comments
Post a Comment