Mesazhi i sekretares amerikane Hillari Klinton në Parlamentin shqiptar
“SHBA ka qëndruar me
ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera” ka qenë ky
mesazhi i sekretares amerikane Hillari Klinton drejtuar shqiptarëve nga
foltorja e parlamentit shqiptar.
“Jam këtu në këtë takim të rëndësishëm me historinë tuaj,
për t’u thënë se SHBA do qëndrojmë me ju edhe për 100 vjet të tjera bashkë”- ka
qenë ky mesazhi i sekretares amerikane Hillari Klinton drejtuar shqiptarëve nga
foltorja e parlamentit shqiptar.
Duke shprehur mirënjohjen që iu bashkua festimeve të
jubileut të 100 të pavarësisë së Shqipërisë, Klinton vlerësoi lidhjet dhe
miqësinë mes dy vendeve dhe popujve. Ajo citoi të gjitha arritjet e Shqipërisë
në këto 100 vite dhe tha se sot shqiptarët kanë shumë për të festuar.
“Teksa isha ulur në karrige dhe duke parë po mendoja për
vëshirësitë tuaja, pushtimet, diktaturën, është e pabesueshme që Shqipëria jo
shumë kohë më parë Shqipëria ishte vendi më i ilozuar. Nuk kishin liritë dhe
shumë shqiptarë ikën për të kërkuar liritë. Sot keni shumë për të festuar. Ky
vit nuk është vetëm për të festuar, por edhe synim për të ardhmen tuaj. Sot
deputetët angazhohen në debate dhe diskutojnë hapur. Atëherë ekonomia shqiptare
ishte e mbyllur, ju keni krijuar hapësira për investime. Atëherë ishte vendi i
bunkerëve. Tani ju jeni anëtar i vlefshëm i NATO, pjesëtare e vlefshme në
forcat ndërkombëtare në Afganistan, ju shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës
së ushtarit tuaj”- deklaroi Klinton.
“Popujt amerikanë e shqiptarë kanë të njëjtën aftësi për të
treguar vendosmëri ju keni qenë të vendosur për të qenë të lirë, për të
ndërtuar demokraci, ekonomi të gjallë e lulëzuar dhe ju keni dëshirë që të lini
mbrapa konfliktet dhe të ndërtoni një jetë paqeje. Jam e lumtur për këtë partnership
dhe marrëdhëniet historike”- vijoi ajo.
Si senatore e Nju Jorkut, Klinton vlerësoi kulturën
shqiptare si një komponent të pasur të jetës amerikane. “Ju e dini që
amerikanët më origjinë shqiptare janë pjesëtarë të administratës sonë. Kultura
shqiptare është komponent i pasur i jetës amerikane, e di këtë si senatore nga
Nju Jorku”- u shpreh Klinton.
Ajo vlerësoi gjithashtu edhe marrjen e “Urdhrit të flamurit”
si një simbol tjetër të miqësisë së madhe.
“100 vjet më parë presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e
Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendi. Amerikanët kanë përkrahur me
vendosmëri të drejtat dhe liritë tuaja. Në dekadat më pas, udhëheqësit
amerikanë kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat tuaja, në gjithë rajonit”-
shtoi Klinton, e cila vlerësoi edhe fondacionin e sipërmarrjes të krijuar nga
ish-presidenti Klinton për të sjellë investime në Shqipëri.
Integrimi
Sekretarja amerikane ka konfirmuar mbështetjen që SHBA i jep
dhe do t’i japë Shqipërisë në aspiratat evropiane. Ajo shprehu besimin se vendi
ynë i ka të gjitha potencialet për t’u bërë një vend model, jo vetëm për
rajonin por edhe për botën.
“Ju po punoni për integrimin në BE. Por të gjithë e dimë, se
shqiptarët dhe amerikanët asnjëherë nuk janë të kënaqur. Sa më shumë të
përmirësojmë jetën. Ju keni potenciale për të bërë një jetë model, jo vetëm për
ju, por për rajonin dhe për gjithë botën. Mbështesim aspiratën e Shqipërisë për
në BE. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë vendin e tyre në familjen
evropiane, jo vetëm për ju, por edhe për transformimin e Evropës”- tha
diplomatja amerikane
Duke i cilësuar muajt e ardhshëm kritikë, sekretarja Klinton
u bëri apel ligjvënësve shqiptarë që të punojnë për interesin kombëtar dhe të
lënë mënjanë interesin partiak dhe politik. Ajo u bëri apel që të punojnë për 3
pikat e rekomanduara nga KE si zgjedhjet e lira, bashkëpunimi politik dhe lufta
kundër korrupsionit, ndërsa u bëri thirrje palëve që të bashkëpunojnë në
funksion të zgjedhjeve të suksesshme.
“Muajt që vijnë janë shumë kritikë. Si mike dhe admiruese,
besoj se do ketë objektiva. Së pari punoni që zgjedhjet të jenë të hapura dhe
të balancuara. Kjo që populli të ketë besim tek ju si udhëheqës. Do jetë mesazh
se politika funksionon.
E di se po punoni për zgjedhje të lira dhe ju përgëzoj. E di
se sa të vështira janë zgjedhjet, politika. E di se vëmendja e botës
përqendrohet kur ka zgjedhje. Kjo është e mirë për demokracinë, por është
përgjegjësi e madhe për udhëheqësit”
Duke marrë shembullin amerikan demokrat për zgjedhjet
Klinton i ftoi palët që të bahsëkpunojnë në funksion të interesit kombëtar.
“Si senatore demokrate kam punuar me senatorë republikanë.
Tani jam sekretare shteti, teksa isha kundërshtare me Obamën. Unë bëra gjithçka
për të fituar zgjedhjet e 2008, por ai fitoi se më kërkoi që të isha Sekretare.
Përgjigja është shumë e thjeshtë: Ne e duam vendin tonë. E di që nuk ka askush
këtu që nuk e do shqipërinë. Pra shpresoj që edhe ju do gjeni rrugën për
bashkëpunim të sinqertë. Interesat partiake duhet të jenë nën ato kombëtare”-
tha sekretarja amerikane e cila i konsideroi zgjedhjet që vijnë thelbësore për
konsolidimin e demokracisë dhe tha se vetëm shqipatrët mund t’i bëjnë ato.
“A do vazhdojë Shqiëpria të ndërtojë qeverisje të mirë, a do
mbështesni reformat për zgjidhje të ekonomisë, a do luftoni korrupsionin, a do
punoni për të hyrë në BE, a do vazhdoni të jeni model për rajonin?- vijoi
Klinton.
Lufta kundër korrupsionit
Sipas Klinton konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm
zgjedhje, por edhe forcim i institucioneve të paanshme. Këto atribute sipas saj
krijojnë rezultate konkrete për popullin, ndërkohë që u bëri thirrje për të
punuar në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu besimin se shqiptarët do e
arrijnë këtë.
“Në çdo vend ekziston ky problem që është një kancer dhe
mbron udhëheqësit pa vlera morale. Nuk ka përgjigje të thjeshtë, pasi do ishte
zgjidhur ky problem. Eliminimi kërkon bashkëpunim përtej dallimeve partiake. Të
gjithë duhet të punojnë së bashku. Udhëheqësit shqiptarë duhet të krijojnë kulturë
bashkëpunimi. Ky është një synim që disa vende nuk e arrijnë dot, por jam
besimplotë se shqiptarë do e arrijnë”.
Sekretarja amerikane vlerësoi tolerancën fetare në vendin
tonë si një model i cili duhet të përdoret në favor të karakterit të veçantë
dhe unik të këtij vendi.
Në fund të fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë Klinton
ripërsërit qëndrimin se” SHBA do ju mbështesin ju për vendimet e vështira që do
merrni. Ne e dime se ca bote duam për fëmijët tanë. Si liderë të demokracive në
shek XXI duhet të japim këto rezultate. Ju shikoj ju dhe shoh të ardhmen. Besoj
se do kapërceni vështirësitë”- përfundoi fjalën sekretarja amerikane.
Comments
Post a Comment