Paul Kurtz , udhëheqësi më i madh i mendimit të lirë në Amerikë



Filozofi Paul Kurtz është mbiquajtur me shumë emra të pakëndshëm gjatë karrierës së tij të gjatë, përfshirë edhe “Mendimtar i lirë satanik” dhe “prishës i rrezikshëm i mendjeve të reja”. Por emri që disa nga kritikët e tij e konsideronin si më të rrezikshmin, ishte më i vlerësuari prej tij. Ata e quanin humanist laik. “Ju mund të më quani skeptik, jotiest, ateist, agnostik, agnostik ateist, por emri më i mirë është humanist laik. Unë kam një filozofi, një pikëpamje, dhe e shpreh atë”, – tha Kurtz, kampioni i shkencës dhe përbuzës i fesë dhe të mbinatyrshmes, për “Associated Press” rreth një vit më parë. Kurtz, lider i fuqishëm i lëvizjes së humanizmit laik që konsideron si vlerat më të larta lirinë njerëzore dhe krijimtarinë, vdiq më 20 tetor në shtëpinë e tij në Amherst, N.Y, në moshën 86- vjeçare.
Kurtz dha mësime filozofie në State University of Ney York nëBuffalopër 26 vjet, por nuk e mbante filozofinë në një kullë fildishi. Si admirues i pragmatistit John Dewey, ai “donte që ta nxirrte filozofinë nga kulla e fildishtë dhe t’ia çonte popullit”, – siç thoshte ai. Ky qëndrim e bëri Kurtz të themelojë revistën e tij Skeptical Inquirer dhe Free Inquiry, gazetën Human Prospect dhe shtëpinë botuese Prometheus Books.
Ai themeloi edhe disa organizata, ku më e njohura ishte Center for Inquiry (Qendra për Kërkimin e së Vërtetës), e cila funksionoi për 21 vjet, ndodhej në New York dhe iu përkushtua ngritjes së një shoqërie të bazuar tek shkenca, arsyeja, te liria për të kërkuar të vërtetën, dhe tek vlerat njerëzore.
Kurtz, i cili kishte origjina hebreje, e kritikoi fenë por ishte më shumë se një ateist. Ai e shihte humanizmin shekullar (laik) si një filozofi pozitive që nxit popullin të gjejë urtësi, lumturi dhe ndërgjegjësim moral pa Zotin, duke përmirësuar jetën për veten e tij dhe të të tjerëve, tani dhe përgjithmonë. Ai propozoi termin Eupraxsophy për të përshkruar qasjen jofetare ndaj jetës.  “Nuk ka Zot të na shpëtojë”, deklaroi ai si autor kryesor i Manifestit Humanist II, i hartuar në vitin 1973 me kontributin e mendimtarëve të shquar si filozofi Sidney Hook, shkrimtari Isaac Asimov dhe shkencëtari Francis Crick, “ne duhet të shpëtojmë veten tonë”.
Kurtz nuk besonte as parapsikologjinë, jashtëtokësorët, efektin e praktikave astrologjike, ose fenomene të tjera që duan të sfidojnë shpjegimin shkencor.
Ai organizoi takime ekspertësh me qëllim që pretendimet më mistifikuese t’i nënshtroheshin shqyrtimit kritik, nëpërmjet Komitetit për Hetim Shkencor të pretendimeve paranormale, të cilin e themeloi në vitin 1976, me magjistarin James Randi dhe të tjerë. Përfundimet e hetimeve të tij u botuan në revistën Skeptical Inquirer.
“Ai ishte udhëheqësi më i madh i mendimit të lirë në Amerikë që nga vdekja e John Dewey”, – tha Stuart Jordan, ish-shkencëtar i NASA-s dhe president i Institutit për Shkencën dhe Vlerat Njerëzore, të cilin Kurtz e themeloi në vitin 2010, pasi hoqi dorë nga pozicioni i tij tek Center for Inquiry për shkak të mospajtimit me drejtuesit e tij.
Në vitin 2008, kur ishte rreth 82 vjeç, ai mbështeti vendimin e bordit të Center for Inquiry për të emëruar avokatin nga Washington D.C, Ronald A. Lindsay, si drejtor ekzekutiv. Kurtz pati mosmarrëveshje me drejtorin e ri në lidhje me pikëpamjet personale dhe atë që ai e konsideroi si transformim të humanizmit në “ateizëm të inatosur”.
“Paul ishte shumë tolerant dhe mendjehapur”, – tha Jordan, që gjithashtu shërbeu si këshilltar shkencor në qendër, “por ngaqë ai gjeti paratë, ai u soll pak si feldmarshall, kur nuk kishte më dialog…Sipërmarrësit të tillë janë – njerëz të pasionuar, plot ide të mira dhe kanë prirjen e kuptueshme për të thënë “Dua të bëhet siç them unë”.
Kurtz u lind nëNewark, N.J më 31 dhjetor 1925, ishte djali i një biznesmeni me shpirt të lirë dhe i një gruaje shtëpiake. Ai nuk u rrit si hebre dhe për një kohë të gjatë frekuentoi Kishën e Bashkimit. U largua kur e kuptoi “se mund të kishe një jetë të mirë pa qenë anëtar i ndonjë kishe”, sipas intervistës që i dha Chicago Tribune në vitin 1987.
U angazhua në ushtri në moshën 17-vjeçare dhe luftoi në Betejën e Bulge-s gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pak më vonë, ai takoi të mbijetuarit e kampeve famëkeqe të përqendrimit, Buchenwald dheDachau, një përvojë që i la gjurmë të thella. Gjatë luftës ai mbante me vete një kopje të “Republikës” së Platonit, dialogu klasik mbi kuptimin e drejtësisë.
Mbas lufte, ai studioi filozofi në Universitetin eNew York, me Hook, një student i Dewey, i cili u bë filozof i shquar i shkollës pragmatike. Përfundoi studimet Bachelor në vitin 1948, ndërsa diplomën master dhe doktoraturën në filozofi, i përfundoi nëColumbia, përkatësisht në vitin 1949 dhe 1952. Ai dha mësim nëTrinityCollegenëConnecticut, më pas nëVassarCollegedheUnionCollegenëNew York. U bë pjesë e SUNY Buffalo në vitin 1965 dhe doli në pension në vitin 1991. Ai shkroi ose botoi më shumë se 45 libra, i fundit ndër të cilët ishte një punim mbi etikën planetare, e programuar për t’u botuar vitin e kaluar nga Prometheus Books.
I biri, Jonathan, tha se babai i tij nuk kishte frikë nga vdekja dhe e kishte kaluar “gëzueshëm” ditën e fundit duke treguar histori për të qeshur dhe duke folur për skuadrën e tij të preferuar të futbollit. “Feja e tij e vërtetë ishte NFL dhe Buffalo Bills”, – tha djali i tij.
Nuk është për t’u çuditur qasja e tij filozofike ndaj vdekjes. “Nëse shkoj në parajsë ose në ferr, – thoshte ai, – do të përpiqem të bëj revolucion. Do të shkruaj një pamflet ku t’i kërkoj Zotit të ndryshojë orenditë e universit dhe ta riorganizojë atë në një mënyrë më të drejtë. Por kjo është, sigurisht,hipotetike”.
Mapo

Comments

  1. Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk