FILIP SHIROKA, poeti i shijeve të holla dhe mjeshtër i gjuhës



Filip Shiroka ka lindur në qytetin e Shkodrës ne vitin 1859 dhe u rrit në një mjedis të kulturuar. Që i vogël ndoqi mësimet në shkollën e françeskanëve, ku ka pasur mësues poetin arbëresh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurinë për artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njëjti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte për të ndjekur studimet e larta ne Itali. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur Fuqitë e Mëdha, pasi dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t'ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan në italisht vjershën kushtrim "Shqiptarë, tek armët, tek armët" botuar në 1878 ne Milano, në të cilën bën thirrje për mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do të emigronte ne Egjipt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithë jetën e tij e ku punoi si inxhinier për ndërtimin e rrugëve hekurudhore. Pseudonimi i tij letrar do të ishte Geg Postriba, preferuar kjo përkundër përzgjedhjes që kishte bërë Luigj Gurakuqi, i cili në poezitë e tij nënshkruante Lekë Gruda. Poezitë e tij Filip Shiroka i botoi në organet e shtypit shqiptar, në mërgim e kryesisht në revistën e njohur "Albania" të Faik Konicës.
Ne vitin 1933, kur shkoi për herë te fundit ne Atdhe, nën kujdesin e botuesit e historianit të njohur Dom Ndoc Nikaj, Filip Shiroka boton në Tiranë librin me poezi "Zani zemres", i pritur aq mirë nga lexuesit shqiptare dhe intelektualet e kohës. Ndryshe prej poeteve te Rilindjes, Filip Shiroka shfaqet si një poet lirik, romantik e here here sentimental, me ndjenja te fuqishme malli te zjarrte për Atdheun e vendlindjen e tij Shkodrën, qe nuk e hoqi nga mendja e zemra prej mërgimtari. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë krijimet me te bukura e me te njohura te letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Tema të poetit Filip Shiroka kane qenë edhe ato të atdhedashurisë, krenarisë për të kaluarën dhe shpirtin liridashës të shqiptarëve. Poezi te tilla si "Burri", "Gjergj Kastrioti", "Shypnia" bënin thirrje të hapur për t'u ngritur kundër skllavërisë pushtuese otomane dhe çlirimin e Atdheut. Vdiq ne Liban në vitin 1935 me mall e dashuri për atdheun, me dëshirën që të varroset në Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babës e nënës së dashtun.
Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjeshter i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollën nga Libani në Atdhe dhe u rivarrosën në qytetin e Shkodrës rreth një çerek shekulli pas vdekjes së poetit në një ceremoni ku morën pjesë mijëra e mijëra qytetarë shkodranë admirues të poetit zë-ëmbël të "Dallëndyshes".


Shko Dallëndyshe

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk