Emil Cioran, historia kur bie kёmbora dhe mёrzen Mёrzia
Ciorani i shtriu palat e qilimit fluturues tё tij, nё rёnie tё lirё, mbi hartёn e Francёs. Lartёsinё e saj tё epёrme ai e caktoi pikёn e rrokullisjes sё ortekut gjithёpёrfshirёs, pёr ta shungulluar sa mё fort nё tokё dhe theksuar atё rёnie qё pllakos gjithё veprёn e tij – Dekadenca. Ashtu siç ka rrahur tё pёrputhё topikёn e vet nёn ndjesinё e rёnies me atё tё vetё qenies, ashtu dhe nё elegjinё pёr Francёn ai do ta qaste atё me vendndodhjen e tij, si pёr t’i pёrputhur veten, nёmos pёr t’ia pёrshtatur ndjesinё pёr vendin qё s’ishte ai i origjinёs pikёrisht vetes, dhe konceptimit tё njeriut e jetёs rezultat i filozofisё sё tij. Si e tillё, mёsymja e Cioranit mbi kuptimin e Francёs tenton antroposin si vendndodhje e Francezit nё vorbullёn e historisё qё i bie pёr hise, dhe atё qё vetё Cioranit i shkon pёr shtat. Ai i sheh kombet dhe fatet e historive tё tyre ashtu si individin ndёr fatin dhe historinё qё mbart. Ndaj leximi pёr Francёn nuk shkon i shkëputur nga leximi i veçantё i Cioranit mbi Kohën, Njeriun, Destinin: “Spektakli i dekadencës ngrehet mbi atё tё vdekjes, gjithё krijesat vdesin, vetëm njeriu ёshtё thirrur pёr t’u rrёnuar... Tё tjerёt bien nё kohё, kurse unё jam i rёnё nga koha, tё besosh nё historinë domethёnё tё ngresh postulatin e tё mundshmes dhe jo eternitetit”. Stratagema mbi tё cilёn ai vendos njeriun dhe Koha qё i rri si Cerber mbi krye, bёhet pёr tё eskursus i rrugëtimit tё kombeve dhe historisё.
Ciorani ёshtё ngultas i
njёanshёm, dhe kёtu rri edhe ndershmёria e tij, inkursioni sa rrёnues aq i
pёrndertё drejt asaj tё vёrtete koherente qё rrjedh prej ndjesisё sё botёs sё
tij. Pёr vizionin elegjiak mbi Francёn ai vendoset nё po atё skaj prej nga sheh
edhe vetё qenien, njeriun dhe rrokopujёn mjerane tё kёtij. A thua, sikur ka
grisur njё portret a foto tё vetes duke u gremisur dhe po e mbivendos nё copa,
si nё njё puzzle, mbi gjelin e emblemёs franceze teksa ngrefet e bёn tё zgjojё
mёhallёn! Ai pikturoi pёr Francёn njё portret njeriu, ndёrkohё qё tablosё sё
njeriut i vuri emrin e saj. I bashkoi nё njё epos dhe i bёri palё e shpalosёs
tё njëra – tjetrës. Mё vonё do tё trajtonte gjatё se si “vepër e njё falimenti
virtuoz njeriu ёshtё pa dyshim njё fiasko, ama njё fiasko magjistrale”.
Ka njё kontradiktё pёrputhjesh a
puqje kontradiktash midis Francёs dhe Cioranit: iluminimi i tij mendimtar zbret
nga nata; iluminizmi i Francёs s’mund tё ishte veçse nga drita e idealit dhe
diturisё; Ciorani do e shihte padyshim nga ana e natёs, pse “pjesёt natёsore tё
gjёrave janё mё thelbёsore se ato tё ndrituara”. Buja, madhёshtia - grandeur e
Francёs, mban brenda edhe tё huajt e saj, edhe Cioranin e heshtjes sё pabujё;
zulmi francez ka nё tё edhe shpёrfilljen cioraniane ndaj lavdisё; emri i
Francёs dhe pёrkujdesja pёr emёrtime virtyti ka po aty edhe anonimatin e tij;
shpallja franceze me vulёn e sё cilёs kemi aq shumё nga vёshtrimi i botёs, rri
tok me kёmbёnguljen e Cioranit pёr intimen e tё pashpallurit, tё pa botuarit.
Por “ ne jemi realisht ne veçse kur duke u vёnё ballё vetes nuk koincidojmё,
s’përpuqemi me asgjë, as edhe me singularitetin, njёjёsinё tonё”
Ciorani pat rёnё nё Francё nga majat e Karpateve tё
Rumanisё, prej gërxheve ku ngiste shtigjeve dhitё nё vitet qё vepra e tij i
shpalos sikur tё ishin bota e tёrё. Nё Paris ai mbase kish ardhur prej shtysёs
pёr kontradiktё interiore, nё kryesitin urban tё kulturës nёn njё dritё përkryerje iluminizmi, gjёra tё pёrkundёrta
pёr njё zog vetmitar nate si ai, qё e ngjizi themelisht jetёn me idenё e
vrasjes sё saj kurdo qё t’i lypsej, pra kurdo qё jeta nuk do t’i lypsej mё. Ai
mbarti tёrё jetёn lirinё e kёsaj ideje, pёr tё shpёtimtare, dhe qё e shoqëroi,
nёn kёtё unitet tё thekshёm e vital tё kundërtash, gjer nё pleqёri tё skajshme,
nё thellёsi tё sё cilёs tha se, ndonёse mendonte tёrё kohёn pёr tё mos
mbёrritur kaq gjatё, s’paskish qenё e shkruar. Nё fakt ishte kjo teori e tij qё
mbeti e shkruar, e prej sё cilёs jo pak njerёz nё kontakt me tё patёn shpёtuar
vёrtet, dhe ia dolёn mbanё tё pёrballonin degdisjen e vetes pёr matanё. Ciorani
sillej sikur nuk kishte tё bёnte. Kuptimi dhe pёrmbajtja e jetёs duheshin
mbajtur larg, qoftё si vrastare tё saj dhe qashtёrsisё sё gjёrave. Ai qe i
shlirё. Brenda asaj çka Franca e ka tiparin shenjues tё kartёs sё identitetit-
liberte’, ajo qё Cioranin e dallon ёshtё shliria. C’ka pёr njeriun ёshtё mё
shumё se liria. Ai mbet i shlirё tek rreh ujё nё hava, i vendosur pёrkundёr
ekzistencёs sё tij, qё s’mbaroka kurrё.
Ciorani qe njё formё. Njё formё
si format e kryera qё e krijojnё pёrmbajtjen nga kuptimёsia formale. Pёrmbajtja
e jetёs dhe aforizmit tё thekshёm qё rrjedh prej saj ёshtё pikim prej formёs sё
tё jetuarit, tё ndjerit prej tij. Dhe kryen elegjinё mbi njё nga kulmet e
qytetёrimit- Francёn, nёn tё vetin gjykim edhe ndёrsa shprehet mbi Spanjёn,
Italinё, Anglinё, Gjermaninё, Kohёn e Historinё, me njё pёrkorje sikur tё ish
duke rrahur shtigjet e fshatit tё tij symbyllazi.
Ai gjeti nё Francё atё qё i lypsej - cafardin, mёrzinё e thellё. Pa tё cilёn vёshtirё se hapet ai sypari
qё pёrkthimi i Orgest Azizit ia dorёzanoi gjuhёs me fjalёn e posaçme – çelnaja.
Mёrzia dhe dёshpёrimi jo prej pёrvojave, por pёrvoja e mёrzisё qё ngjiz çeljen
kah pёrvojtjes. Mёrzia qё, e thёnё prej ndjesisё sё Beniaminit, ёshtё zogu i
ёndrrёs qё çel vezёn e pёrvojёs, ndёrsa shushurima e gjetheve nё pyll e tremb
atё. Ndaj ciorani po dehej larg barrierave romantike tё bukurisё sё natyrёs, jo
aty ku mёrzen cjapi me zile, por aty ku mёrzen zilepsja e mёrzia, ku bien zile
e kёmborё katedrash e katedralesh. Pas poezisё, Bodlerit nёn Spleen Parisi (sindromё e njё dёshpёrimi
si pa shkak, rimarrё prej ndjesisё qё kaplonte mes qielli e deti marinarёt e
lundrimeve tё gjata, pёrkthyer krejt gabim nё shqip si brengё), ai e kish
ndjerё ndoshta mё pёrpara edhe dasein-in
e Heideggerit - pahja nё mejdan ku hapja njerёzore nё jetё dhe ajo e kafshёs
puqen te Mёrzia, aq mё mirё me tepri. Ku tё qenit nё honin e zbrazёt tё mёrzisё
bёhet jehona e tronditjes thelbёsore qё pёson kafsha (apo njё kafshe siç ёshtё
poeti, prej mërzie bodleriane si kusht kreacioni poetik). Dhe se qenia shprehet
nё “ natёn e kthjellёt tё hiçit” vetёm kur gjatё mёrzisё sё thellё njeriu
pezullon raportin e gjallesёs me mjedisin e vet.
Jeta e tij pёrkrah idesё vetёshkatёrruese,
bashkёshoqёrimi me idenё e vrasjes sё vetes sikur me njё aleat siamez, edhe
pengues edhe shoqёrues, e çojnё te thelbi i jetёs pёrmes aktit shkatёrrues, pa
iu shkёputur, pra nёn praninё konstante fiziologjike tё problemit mё themelor
tё filozofisë – vetëvrasjes. Ciorani thonte se nuk ishte filozof, ndjehej nё
periferi tё letёrsisё. Kokёfortёsisht i vёrtetё si fakt. Pse ai e mbartte
filozofinё me vete, vdekjen ndёr vete, lirinё e mbrame pёr ta qёruar veten po
ashtu. Ai e shkoi jetёn duke e mbajtur atё lidhur me ide mortale… dhe prej asaj
lirie pёr ta thirrur mortjen nё emёr e pёr ta ftuar nё prag e konak kurdoqoftё,
edhe nё vendin ku vdekja e pat shpikur gijotinёn nga jetёt nёn zulmin e
thirrjes liberte’. Mënyra më e mirë për t’u familjarizuar me vdekjen është ta
bashkangjisësh atë me ndonjë ide libertine. Kështu e shprehu kohёn mërzia
qё buron nga monotonia e veprave të markezit de Sade. Ndërsa dishepulli i tij
Bataille: “Mendoj se s’ka rrugëdalje tjetër pёr njeriun nёse do tё hedhё ca
dritё mbi veten, pёrveçse tё rrisё e tё sundojё atё çka e tmerron. Mund ta
kapёrcejё atё, ta mbledhё veten dhe ta shohё nё sy. Historia ёshtё prodhim i
çastit mё tё parёndёsishёm, krijuar me gabime dhe heroizëm, çdo njeri duhet ta
lindё vazhdimisht tё vёrtetёn nga thelbi i vet, ndryshe do tё vdesё”.
Ciorani, sidoqё i shkruar, i mbeti mrekullisht
oralitetit. Pra, ai nuk qenkej as shkrimtar pёrsaqё mё sё shumti ia hidhnin tё
tjerёt shkronjat nё kartё, pёrsaqё nuk donte as tё botonte. Ciorani nuk donte
tё kishte tё bёnte. Donte tё mos kishte tё bёnte, synonte ujdinё me vegjetalen,
kafshёn, ndajhapjen, qashtёrsinё brenda vetes. Por kёsisoj edhe donte,
dёshironte , e kёshtu synonte paktin me njerinё brenda kafshёs nё vete. Ai
prehet mes asaj filozofie pёr tё cilёn shpunёsimi i mundёsive konkrete bёn tё
dukshёm e tё mundur mundёsinё e kulluar, ku kulmi sovran i fuqisё ёshtё fuqia
pёr t’u pёrmbajtur, pra pёr paveprim - burim i çdo krijimi. Dhe letёrsisё qё
thotё tё njёjtёn gjё por sipas xhinsit tё vet: pёr shembull, Kafka: sovrane
ёshtё vetёm çka mbetet nёn njё kusht - tё mos
ketё forcёn e pushtetit, qё ёshtё veprimtari, epёrsi e tё ardhmes mbi tё
tashmen, epёrsi e tokёs sё premtuar.
Emil Cioran mbetet njё nga marrazet qё ka prirё botimet
Zenit qysh nё parathёnien mbi absurdin beketian, drama e tё cilit do tё na
shpallej pёrmes paradhomёs sё Cioranit, nёn konstatimin prej pёrvojave ndjesore
se “jeta ёshtё e bukur e tёrheqёse pikёrisht pse nuk ka pikё kuptimi”. Ai nuk
ishte mendimtar, ishte njё mendues receptor ndjesish; nuk ishte shkrimtar por
njё shkrues kondensator ndjenjash, as filozof por filozofues ndjesor sofish
ndёr aporitё mes tyre; nuk ishte njё teoricien mundёsish por njё teorizues
telegrafik i aforizmave tё veta si lajmёtar terrorizues i pamundёsive. Ai
çapitej nё natёn e Mistikёs nё orën e Nirvanёs. Nirvana e tij perceptonte
anomalinё e fatit tё keq tё tё ekzistuarit dhe habinё qё e ndjejmë rrallё e
instinktivisht kur kalamendemi tek provojmë t’i shkëputemi vetvetes, pёr t’u
identifikuar me gjumthin e lumё tё sendeve. Dhe kur ngrihej nё lartёsinё e
fluturimit, nuk fluturonte por kacavirrej nё pemё a çati, herё si njё lakuriq
nate orientimi ndjesor, herё si njeri nёn vetёdijen e tё qenit i lёshuar mbi
truall nudus in nuda terra, e herё si çdo tjetër kukuvajkё.
Temat qё mё vonё do prekё, ose mё saktё qё e prekin atё,
janë ato tё hershmet, qysh prej vajit pёr Francёn, e qё rimerren sa herё e
ngёrthejnё: Historia dhe utopia, tundimi pёr tё ekzistuar, demiurgu mortje,
padobia e tё qenit lindur apo silogjizma tё hidhërimit. Inkursioni tij nuk
ёshtё as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi
shënjues. Shtigjet nёpёr tё cilat shkon janë vektorё qё nuk u mbeten shenjat e
trajektoreve qё pёrshkojnё. I tij ёshtё udhakimi kalamendës gjurmёfshirё, si
pirueta ajrore rrokapjekthi e njё aeroplani, vija e spërdredhur e tymit tё tё
cilit fashitet pas tij: koha, pema e jetёs, civilizimi, historia, skepticizmi, tjetёria,
barbarizmi, tёhuajёzimi, pastaj sёmundja, dituria, lavdia... dhe qari e zarari
prej tyre; tё gjitha nёn njё kadencё si nёpёr sekuenca seancash tё njё
kongregacioni mistik.
Ciorani lexohet bash nёn atё marramendje qerthullore nё
tё cilёn ai vetё trulloset dhe me atё kёrshёri qё ndalojmë pёr tё dëgjuar njё
tё dehur kur shfaqet para nesh dhe thotë: o njeri, po sikur tё ta them me
hamendje se ku po shkon ti? Njё dikush pёrballё nesh pa pedantizëm, i zhveshur
nga pёrkatёsia, kredencat afatgjata, kauza, nga specia, dhe gjer nga vetja, nёn
njё timbër lumturie tё sёmurё e tё pezmatuar, por qё mund dijё tё godasё nё
shenjё qoftё pse njeriu rreket tё pёrthithё e pёrvetёsojё lavdet e botёs, qoftё
nё do t’i thuhej e kundërta qё nё kёtё rast nuk sjell zarar, si para njё
fallxhori tё dehur qё di tё dallojё fantazma e zota.
Krenar Zejno
METAMORFOZË
Është luftë.
Ciorani është në Paris.
Me shkronja të mëdha dore shkruan 1941, njëlloj siç dhe do të shkruante FUND
mbi dorëshkrim, bash këtë tekst që e ka titulluar Për Francën, duke menduar moralistët e shekullit XVIII, dhe, duke e
parandier, ndoshta, se ajo me të cilën do të bashkohet me ta një ditë nuk do të
jetë veçse stili, stili që në çdo rrethanë është përmbajtje. Vallë, a nuk po
vizaton me kalem portretin e tij paralajmërues, teksa i krahason me krijuesit e
mëdhenj të huaj?
Ç'libër i
çuditshëm që është. Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas
gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie. Nëse
fjala dekadencë përsëritet dora-dorës për të shpjeguar që Franca s'ka më të
ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë
shumë, më tepër se çdo vend tjetër i botës (disfata ka bërë vaki aty dhe
Ciorani ka parë, – “çast shumë dramatik¹” – gjermanët tek po i ngjiteshin
bulevardit Saint-Michel), lëvdatat janë më të shumta, më të larushitshme, më të
rregullta: Franca është “provinca ideale e Europës”, ku jeton një popull “i
mbushur me shanse”, “një popull që gjatë shekujve qe gjaku i një kontinenti dhe
lavdia e universit”; “Kur Europa do të jetë mbuluar nga hijet, Franca do të
mbetet varri i saj më i gjallë”. Dhe, së fundmi: “Sa e madhe qe Franca!”
Libër befasues. Disa vite më herët, në Berlin, Ciorani do të admironte pa
rezerva disiplinën dhe fuqinë naziste. Dhe ja, pa e thënë qartazi, ai merr
gjithmonë pa rezerva anën e kundërt: atë të të mundurit ndaj fituesit. “Sepse
Franca parathotë kësmetin e vendeve të tjerë”, sepse “Europa, pas kaq
fanatizmash, ka nevojë për një valë dyshimesh...”. E kush mund t'ia japë më
mirë sesa skepticizmi francez? Por edhe sepse, këtej e tutje, Ciorani
identifikon me Francën, diçka nga vetja, e cila është dhe më e fortë se ai, frëngjishtizimin; ka gjasa që e do, por
e do në mënyrë të pandërgjegjshme. “E
shquaj mirë Francën përmes asaj që e kam të kalbur te vetja”, shkruan ai.
Kafkian, ky libër. Ciorani, ka ndryshuar nga antisemiti i djeshëm. Çifuti
bëhet vëllai i tij i vuajtjes. “Vetëm
popujt që nuk kanë jetuar nuk rrëzohen – dhe çifutët”, nënvizon ai. “Ne të tjerët, prangosur brenda fatesh të ngjashëm
[...], durojmë mbi kurriz përvojat dhe çmenduritë – mu si çifutët e varfër
shpëtuar për tundimet mesianike. Të gjithë popujt bëjnë pjesë tek ekuivoku i
kësmetit çifut: brehen nga papërkryerja e pazëvendësueshme.“
Libri menteshë i
Cioranit. Ai shkruan ende në rumanisht, por duke qenë në Francë, një odë për
Francën, duke e dashur gjer edhe në dekadencën e saj, fundin, rrëzimin, të
cilat s’mund të jenë pa madhështi, kaq e madhe qe Franca. Mos vallë Anglia,
Gjermania, dhe vetë Rusia janë më të forta? Pa dyshim. Por zemra e tij rreh për
Francën. Larva e djeshme është kristalidë sot, nesër imago do të marrë fluturim
në letrat franceze dhe Dekadenca do
të bëhet Dekompozim, me një Saktësi magjistrale. Ciorani i ri ka
mbërritur, shumë shpejt, shumë befasisht, që të shohë çfarë misteri mund të
fshihet mbrapa kësaj date: 1941.
Alain Paruit
Comments
Post a Comment