In Memoriam...Samuel Beketit, babait të Godosë
Ai nuk e
la të vetmuar… krimbin
Kjo ese
i kushtohet vetë Samuel Beketit, dramaturgut dhe shkrimtarit të madh irlandez,
që ka bërë epokën e re të teatrit bashkëkohor...
E hapi
derën e atij vendi, që dukej qartë si një dhomë e murrëtyer dhe na ftoi të
futeshim brenda. Ngadalë… sytë tanë u mësuan me errësirën, dhe mundëm pak nga
pak që t’i shikonim gjërat shumë më qartë.
Kjo
ishte arritja kryesore e autorit Samuel Beket, i lindur 100 vjet më parë po në
këto ditë prilli. Ka qenë 13 prilli i vitit 1906. Vendi që e lindi ishte
Cooldrinagh në Foxrock, pjesë e Kauntesë së Dublinit dhe, ndoshta dikur në
ndonjë ditë, kur e ka ledhatuar humori i keq (që kuptohet se ai p ta dinte do
ta vlerësonte), kjo datë duhet të ketë përkuar në një farë mënyre me të dyja…
me të Premten e Mirë dhe të Premten e Thjeshtë, sepse edhe kjo ditë në vetvete
ishte në 13-tën ditën e muajit kur edhe lindi.
Shumë
vite më pas, në kryeveprën e tij, “Duke pritur Godonë”, ka treguar përmes
figurës tiranike të Pozos një rrëfim ziliqar për ardhjen në botë.
“…një
ditë lindemi dhe një ditë do të vdesim, të njëjtën ditë mbase… ose tashmë në
një tjetër të dytë… Nuk është e mjaftë kjo për Ju? Të japin lindjen që shalohet
gjithë kohën mbi një varr dhe ku drita mezi arrin që të feksë, bëhet gati një
tjetër natë… por herën tjetër”.
Beket
është etiketuar vazhdimisht si minimalist, absurdist, ekzistencialist,
nihilist, pesimist, anarkist dhe ateist, por ai mundi t’i mbledhë të gjitha
këto epitete, duke këmbëngulur që në vend të “fjalë, fjalë, fjalë… Ata të
flisnin… për vete”. Njëherë në këto kohë, ka qenë ngasur thjesht në
kategorizimin e vetes. Ky ishte momenti kur dikush i kërkoi t’i përgjigjej nëse
mund ta krahasonte me James Joyce, mentorin, shokun dhe mikun e tij letrar
irlandez.
“James Joyce ka qenë një organo,
që mundohej të sillte në jetë sa më shumë që të mundej”, i është përgjigjur shkrimtari.
“Ndërsa unë jam një organo, që përpiqem të harroj sa më shumë që mundem”.
Në të
vërtetë, ajo që linte përjashta Beket, ishte ndodhia se si teatri do të
tentonte të lulëzonte në mes të shekullit të 20-të: Vendosje elegante, kostume
madhështore, intriga të spërdredhura dhe kuptohet …funde të lumtura.
Në vend
të gjithë këtyre, ai na dha ne gjëra krejt të tjera, të ngjashme me gjendjen e
zhveshur të një peme të vetme, pushtuar nga dy endacakë të rreckosur, që
prisnin për dikë që nuk do të vinte kurrë.
Në këtë
kohë boshe dhe me këto shpirtra zhelane, shkrimtari na ofroi ne shëndetin e
brutalitetit, dhembshurisë, shpresës dhe dëshpërimit, të gjitha në të njëjtën
kohë.
Më tej
akoma, ai mund të denigronte edhe në mënyrë konstante vlerat e punës së tij për
dikë që do të denjonte që ta dëgjonte. ”Çfarë do të doja që të dija për
destinin njerëzor”, duket sikur zgërdhihet ai. “Për të thënë të vërtetën, jam
më i zoti t’ju flas për rreckat”.
Nga
erdhi ky njeri, që duket se mbart në një të vetme aromën e kungimit dhe atë të
Pashkës? Ky njeri, i cili ishte aq i përqendruar në atë… më të keqen tonë dhe
që nuk mund të na ndihmonte ne... për të zbuluar më të mirën.
“Unë kam shpirt irlandez dhe një
tru francez”, ka
shpjeguar ai dikur lakonikisht. ”Kjo e
shpjegon të gjithë këtë”.
I lindur
nga një familje protestante e klasës së mesme irlandeze, ai u rrit në fshat,
larg ekzistencës së ”ngatërresave”, që e kishin çjerrë vendin e tij veçmas.
Në
mënyrë ironike, nuk mundi që të ishte pjesë e politikave të Irlandës, por më
vonë ishte ai që i është bashkuar Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë
Botërore.
E,
megjithëse ka qenë një atlet i mirë dhe i provuar në të gjitha shkollat, ai do
arrinte të krijonte atë figurë, që është kujtuar vazhdimisht nga ata që e
njihnin… thjesht si një “djalë i heshtur”, njëkohësisht “një njeri i Zotit për
të krijuar vetminë e shoqërisë së tij”.
Në
moshën 17-vjeçare, Beket do të regjistrohej në kolegjin “Trinity” në Dublin.
Ishte një vend, që më vonë do ta etiketonte si një hapësirë që “përmbante ajkën
e vërtetë të Irlandës… ashtu të trashë dhe të pasur si ajo”, kohë kur edhe ai
lulëzoi plotësisht në këtë vend.
Kishte
filluar që të mësonte këtu frëngjisht dhe italisht, duke u bërë patron edhe i
skenës së përparuar të kohës. Në këtë interval filloi edhe të ndiqte filmat pa
zë amerikanë. Pranonte se kishte një tërheqje të hershme për stilin tragji-komik
të Charlie Chaplinit dhe Buster Keaton, elementë, të cilët do të tregohen më
vonë qartë në punët e tij.
(Keaton,
në fakt, do të shfaqet në punën e Beketit që në vitin 1965, në pjesën që është
quajtur “Film”).
Pasi
është laureuar më në fund në vitin 1927, Beket shkoi në Paris, ku ka takuar për
të parën herë Joyce-n. Nga këtu, të dy burrat përligjën një lidhje të gjatë dhe
tepër kurioze. Dhe, ndërsa do të mbeteshin shumë miq të ngushtë, Beket filloi
që të punonte për Joyce-n si një asistent i vërtetë letërsie për punën e tij të
stërmadhe, e cila përfundimisht do të sillte “Finnegan Wake”.
Beket
është rikthyer menjëherë drejt Trinitetit si një lektor dhe ka filluar të
shkruajë histori, poema dhe romane, që të gjitha bashkë patën një influencë
shumë të madhe në stilin e Joyce-t. Puna e tij e parë në vitin 1930, Whoroscope,
ka qenë një monolog me vargje, i menduar sikur e kishte dorëzuar vetë...
filozofi francez Rene Descartes.
Beket u
kthye pas kësaj në Paris. Në vitin 1937 vazhdonte të shkruante, paçka se kuptohet
librat e tij shiteshin shumë pak dhe puna e tij më e madhe në këtë kohë
“Murphy”, mori vite të tëra, derisa të gjente një botues.
Gjithsesi,
Beket filloi pak nga pak që të formonte një zë të qartë të vetvetes,
pavarësisht se kishte qenë deri atëherë gjithmonë i heshtur, derisa një
sëmundje e ka goditur rëndë në
mushkëri... rrugëve të Parisit.
Joyce
ishte në krahun e tij, ashtu si bëri edhe një grua e re që quhej Suzanne
Deschevaux-Dumesnil. Që paskëtaj, shpejt do të ishte shoqja e vazhdueshme e Beketit,
derisa lidhja në fund do të përfundonte
në martesë me të në vitin 1961.
Mbërritja
e Luftës së Dytë Botërore ka sjellë një nga kapitujt më të fortë në jetën e
deriatëhershme apolitike të Beketit. Ndërsa nazistët do t’i afroheshin pandalur
Parisit të tij të dashur, ai kurrë nuk e çonte ndërmend që të rikthej në
Irlandën e tij. Në vend të saj, ai u politizua në mënyrë radikale dhe, madje, i
është bashkuar Rezistencës, ku filloi që të njihej me pseudonimin “Irlandezi”.
Kuptohet
që më vonë edhe mund të braktiste aktivitetin e tij, ashtu si ”ato plaçkat e
një boy scout”, por qeveria franceze e ka dekoruar në vitin 1945 me “Croix de
Guerre” dhe me një motivacion të këndshëm… “Për trimëri të pashoqe”.
Vetëm
pas lufte, Beket do të kthehej në Irlandë. Ishte pikërisht koha kur ai pati atë
që do e pretendonte në jetën e tij të mbetur... si një moment fondamental të
ekzistencës së tij. Ndërsa ishte duke vizituar nënën, duke u rehatuar heshtazi
në dhomën e saj, ka parë se i erdhi papritur një “Zbulesë e madhe artistike”.
Në një
moment të vetëm… sa një fluks drite, por jo të ngjarë me “epifanitë” famoze të
tij, Beket ka pohuar se, “Unë u bëra i vetëdijshëm për marrëzinë e jetës time.
Që në atë moment fillova të shkruaj gjërat që ndjeja”.
Për hir
të vërtetës, ka manifestuar disa ndryshime. Beket ka filluar që të shkruajë më
shumë në frëngjisht (“sepse nuk kishte stil”) dhe puna e tij është derdhur
ndërkohë gjerësisht, dhe këtë herë me një shkallë më të lartë.
Në pak
vitet e ardhshme, ai do të kompletohej më tej në frëngjisht me romanin e tij të
mbivlerësuar, si triologjia (Molloy, Malone Vdes dhe I paemri).
Këto
punë janë në mënyrë virtuale monologje të gjata; dikush mund të shikojë Beketin
se si zhvishet nga grackat konvencionale të Trillimit Artistik, duke u
përpjekur tashmë që të zbresë deri te thelbësitë.
Në këtë
mënyrë fondamentale ka bërë hapin në këtë stad, duke vendosur që dialogu i
pazbukuruar i teatrit do ta lejonte të bartte botëpamjen e zhveshur të madhe në
rritje dhe me më shumë fokus. Në vitin 1947 ka filluar që të shkruajë dramën e
tij të parë, “Eleutheria”, e cila nuk u botua apo publikua sa ishte gjallë vetë
autori.
Derisa
kështu, në vitin 1949, ai krijoi “Duke pritur Godonë”.
Beket i
ka shkruar dikur një miku se sa çuditshëm e kishte përqafuar këtë lloj të ri
arti. “Unë nuk kisha ndonjë njohuri për teatrin. Nuk dija asgjë për të. Nuk
shkoja kurrë”.
Shumë
cinikë ndaj veprës së tij pretendojnë se ishte perpetulumi, i cili theu
pikëpamjen e Beketit që të shkonte më mirë në biletarinë e teatrit, ku të
paktën merrte një apel se sa bota e romanit, ku një njeri mund të priste për
vite të tërë për të pasur disa kompensime financiare.
Çfarëdo
që të ketë qenë arsyeja, duhet thënë se pjesa e dytë e Beketit ka qenë një
kryevepër e vërtetë.
Ajo i
mori plot katër vjet aktorit-regjisor (drejtor) Roger Blin, për të bërë paratë
e nevojshme që “En Atttendant Godot” ta fuste në linjën e shfaqjeve në Paris në
një rajon të rrëgjuar në Montparnas, që në atë kohë thërritej thjesht “Theatre
de Babylone”.
Kur u
interpretua në janarin e vitit 1953, kritikët ishin dyshues dhe audienca e parë
ka mbetur shumë konfuze. Por duhet thënë se njerëzit e ndjenin teatrin. Kishte
diçka që i tërhiqte ata në këtë punë të thjeshtë: ku flitej për pritjen e dy endacakëve, një shantazhi, një memecërie
dhe një djali të vogël, ku të gjithë prisnin dikë, i cili nuk do të vinte më
kurrë.
Drejtori
Peter Hall e solli këtë pjesë në Angli, por Ralph Richardson e ktheu edhe
njëherë drejtimin e saj, por me këshillën e John Gielgug, që e kishte quajtur
këtë dramë si “Dokërr”. Më vonë, Richardson do të prononcohej për të me fjalët:
“Gabimi më i madh në karrierën time, sepse arrita të ktheja pjesën më të madhe
të brezit tim”.
Ai e
shfaqi atë qetësisht edhe njëherë në verën e vitit 1955, për të konfuzuar edhe
më tej, pikëpamjet dhe audiencat e hutuara, të cilat nuk mund të mbaheshin më
kaq larg kësaj kryevepre.
Por
shumë nga kritikët filluan që të rroknin mesazhin dhe i përnderuari Harold
Hobson në “Sunday Times”, e quajti atë si “Diçka që do të sigurojë një si
kasolle në cepin e mendjes suaj për të gjithë jetën e tërë, sa të jeni gjallë”.
Kur
pjesa u shfaq një vit më vonë në Broadëay me interpretimin e komedianit të madh
Bert Lahr, kritiku i Neë York Times, Brroks Atkinson, ndërsa do e pranonte që
drama e kishte mahnitur, do të theksonte edhe se ”fuqia e çuditshme e kësaj
drame dihet që do të ndiqte shprehjen e të vërtetës melankonike rreth destinit
të pashpresë të racës njerëzore”.
Për
dekada të tëra, “Duke pritur Godinë” ka provuar se ka qenë një nga pjesët që i
kanë duruar më shumë kohës. Ajo ka pasur një çast, i përbërë i gjithi me të
bardhë, ose edhe e gjitha me të zezë, ku shquhej vetëm një sfond i thjeshtë
prej nuancës së ylberit. Mike Nichols e mori atë në një ecje të çmendur komike
me Steve Martin dhe Robin Ëilliams, ndërsa tani Morris Panych është duke e
interpretuar në Vancouver si një studim të frankofonisë kundër anglofonisë të
Kanadasë.
Edhe pse
është margaritari i zhveshur dhe i errët i punës së Beket, kjo dramë duhet
thënë se nuk ndrin e vetme. Me një sukses të menjëhershëm, autori i saj prodhoi
“Endgame”, “Krapp’s Last Tape” dhe “Happy days”- pak përpara se të fillonte që
të rritej tek ai minimalisti me dorëshkrime të tilla si “Not I, Act without Words
and Play”, dhe përfundimisht duke shkuar te deklamimi i fundit në “35 - sekonda
Breath”.
Këtu
është një skicë e një skenari të tij komplet:
Perde
1-Një
dritë e dobët në skenë ndriçon në pështjellat e plehrave. E mban këtë gjendje
rreth pesë sekonda.
2-Një
vajtim i dobët nga larg dhe paskëtaj një inspirim i menjëhershëm, teksa kemi
një rritje të dalëngadaltë të dritës së bashku me arritjen e maksimumit… të
gjitha së bashku në 10 sekonda. Qetësi dhe kjo do të vazhdojë përgjatë pesë
sekondave.
3.Një
frymënxjerrje dhe një rritje e pakët e dritës së bashku shuhen drejt minimumit
(me një shkallë krahasimi deri në një) brenda 10 sekondave dhe menjëherë kemi
momentin e vajtimit, ashtu si më parë. Qetësia mbahet kështu deri në pesë
sekonda.
Perde.
Shumë
vëzhgues dhe kritikë e qesëndisin këtë punë të posedimit, por ata që e kanë
dëgjuar Beket nga afër gjatë të gjithë punës së tij, e dinë se ky mesazh ishte
i vërtetë. Ndaj, megjithëse ai besonte, që e shkruara ishte “e vetmja gjë që ia
vlente”, akoma dhe në mënyrë ultimative ndjente se e gjitha kjo... ishte “një si
njollë mbi heshtjen e tij”.
Të
gjitha nderimet që mund t’i jepte bota do të vinin vetëm në këtë rrugë, duke
përfshirë edhe Çmimin e madh të Nobelit në letërsi në vitin 1969. Por shëndeti
i tij filloi që të binte dalëngadalë dhe për pjesën më të madhe të dekadave në
fund të jetës, shkrimtari i kaloi, nënshtruar nga sëmundja e tij.
Ndërsa
dergjej, një mik e pyeti për një amanet: “Sam, çfarë ngjyre do të pëlqente guri
i varrit?”. Ai iu kthye, “Ndonjë lloj ngjyre… sepse tek e fundit… sido që të
bëhet do përfundojë në gri”.
Njeriu
që kishte shkruar, ”Nuk mund të shkoj. Do të shkoj”, përfundimisht e mbaroi
udhëtimin e tij në 22 dhjetor të vitit 1989. Kishte vëzhguar njëherë se “Lindja
ishte vdekja e tij”, por në fund të gjitha shakatë, që kishte bërë, mbaruan me gjumin
e madh.
Harold
Pinter ishte ai që mblodhi fuqinë e çuditshme dhe bukurinë e shëmtuar, që
posedonte puna e Beketit për ne dhe shkroi:
“Ishte
shkrimtari më kurajoz dhe i pamëshirshëm që shkonte atje ku nuk mundej
kurrkush. Dhe, më shumë akoma që ma plasi mua hundën në m… Ishte njeriu më i
madh, për të cilin unë do të jem mirënjohës.
Vërtet
ai nuk tallej me mua; kurrë nuk më drejtoi në rrugën e ndonjë kopshti; vërtetë
nuk më dha ndonjë mbështetje të veçantë; apo të më drejtonte drejt Zbulesës; të
më tregonte sesi ishte kafshata e bukës; nuk më shiti asgjë që nuk do të doja
vetë që të blija; nuk më dha një fjalë të keqe që unë ta gjykoja për keq apo
jo; ai nuk e vuri kurrë dorën në zemër. Ja pse them mirë: Ndaj, unë do të blej
të gjithë gjërat e tij, grepin, plumçen, latën, sepse ai nuk la ndonjë gur të
pakthyer dhe madje… edhe qoftë një krimb të vetëm të vetmuar. Ai na solli
përtej vetë… trupin e bukurisë.
Po,
Beket i bëri të gjitha këto dhe ai na la gjithashtu dhe një shënim shprese në
mesin e simfonisë së tij të dëshpërimit të orkestruar me aq kujdes.
“Ne nuk
jemi shenjtë”, shkruante ai, “por ne kemi mbajtur prekjet tona. Sa shumë njerëz
do të mund të lavdëroheshin kaq shumë?”.
*Kritik teatri në Toronto Star .
Ai ka marrë B.A. për Letërsinë Angleze nga Universiteti i Fordham (1970) dhe ka
bërë studimet e tij M.A. me temën Teatri dhe Shkrimet Krijuese në British
Columbia (1972).
Përktheu nga anglishtja Ben
Andoni
Comments
Post a Comment