Mimoza Ahmeti, njësia matëse e femrës shqiptare


Mimoza Ahmeti, padyshim që përbën një rast të veçantë në realitetin shqiptar, të tashmin e të përgjithmonshmin. Ajo ma s'shumti u promovua si një poete, një përfaqësuese e spikatur e letërsisë bashkëkohore. Qëmtesat poetike të saj dallojnë për lirshmëri dhe shprehi që buron nga brendia e një individi që ka sfiduar kohën dhe ngulmon ngadhnjyeshëm drejt kreut të përfaqësimit. E thellë dhe origjinale, e sinqertë dhe jetësore, e brishtë dhe femërore, ajo diti dhe mundi të dëshmonte në sferën e artit dhe jo vetëm vitalitetin dhe energjinë krijuese jo vetëm të gruas si trashëgimtare e qenies, por edhe si ngulm sipëror i mëtimit dhe përfaqësimit. Mimoza Ahmeti është padyshim nga ato gra të veçme në Shqipëri. Të jesh një grua e lirë, dhe të dish ta dëshmosh këtë, është një qëllim që ajo domosdo që ia ka arritur. Pjesëmarrja e saj në të gjithë sferat, ka diktuar sakaq një format, një imazh, një model, një njësi matjeje të femrës shqiptare, të gruas së sakrificës që jeton në liri dhe i jep gjithçka nga vetja lirisë.
Mimoza Ahmeti, si dimesion artistik ngërthen përmasa të sipërme. Kjo dëshmon jo vetëm në vlerësime dhe triumfe të promovimit artistik, por edhe në vetë kumtin e saj që depërton tek sekush që e percepton atë, si vlerë dhe qëmtesë.
Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizës, coordinatif absurde Italy.L ', tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela. Ajo ka ventured në fushën muzikore, pjesëmarrëse në disa festivale të muzikës shqiptare, si "Kenga Magjike", "Maratona Popullore". Ajo kishte si pikturuar si një seri e çorape të holla. Më 1994 ajo kishte një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Ahmeti ishte një kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale 2001 Tiranë

ISHTE NJE RRUGE

Ishte një rrugë ku vazhdimisht kaloje,
ti, e dashur,
ti, e bukur,
ti, ekstravagantja ime,
e të tjerëve,ekstravagante,
e sharë, e poshtëruar,e komplimentuar,
si historia e një pikture të çmuar.

Dhe s'dije as vetë përse
të iknin flokët në liri,
ndërsa këmbët të shkelnin në morg
të dashurive kufomoide,
që gjithsesi patën mani
t'i ekzaminonin gojët e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecën më në rrugën që nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakënaqësie.

Aty është rruga, aty,
dhe morgu yt i shpërbërë...
Kufomat e të dashurave të flakura
nëpër bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesën e madhe të orbitës sate ndjej,
dhe jap përshëndetje skematikisht
me ftohtësinë e një kartoni
të cilin e respektojnë për ty.

Për ty, e dashur,
për ty,e sharë,
për ty, e poshtëruar,
si historia e pikturës
më të çmuar.

Çmendina me portë hapur

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Përgjithmonë",
Nga ky dhe që ishte juaji, joni,
që është çmendina jonë.
Çmendina jonë e dashur, mallëngjyese
me kafkat shqyese.

O të çmendurit e mi të shtrenjtë,
sa ju dua,
megjithëse kurrë s'ju flas,
megjithëse kurrë s'më flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'më duroni.
Por ky është rit:
ne nuk e shohim në sy njëri-tjetrin
për pa urryer,
dhe ky është shkak
për t'u dashur gjer në çmendim,
duke buzëqeshur ekzaltisht,
ndërsa në faqe
lotët na rrjedhin,
lotët.

Bashkëvuajtës të mi
që ikni mërgueshëm,
të çmendinës sonë unikale,
me sy të fiksuar
pas një ideje të vetme,
oh, vetëm pas një ideje të vetme,
që askurrë s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjëherë në ka për t'u gjetur.

Shpërndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet më shtet...
Oh, çfarë piskame pisket
nga çmendina jonë
në orën e vonë të perëndimit,
kur malli e merr për bijtë në Perëndim...

Ç'trishtim!
Mure të rrjepur..Mure që gjithmonë
kufizojnë horizontin
për të lënë një qiell pa fund përsipër.

Aty pas mesnate dënesjet mbarojnë,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftë shqiptarit,
kudo që të ndodhet,
i mjafton marrëzia e vet...

*Botohen me lejen e autores

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk